‘Vipat’ s’ishin në homazhet për Lalon
këngëtari:Rendin në dasma 'Vip'

‘Vipat’ s’ishin në homazhet për Lalon<br />këngëtari:Rendin në dasma 'Vip'<br>
Ndarja nga jeta e kompozitorit të mirënjohur shqiptarë, Aleksandër lalo, ishte një humbje  madhe për artin. Ai ndërroi jetë tre ditë më parë, ndërsa homazhet në nderë të tij, u mbajtën ditën e djeshme në hollin e RTSH-së.

Të pranishëm në homazhe ishin personalitete të shumtë, miq e familjarë të kompozitorit, si dhe pa dyshim artistë.

Në homazhe mori pjesë edhe këngëtari i njohur Sidrit Bejleri, të cilit me sa duket, i ka bërë përshtypje mungesa e tyre që ai i quajti “yje të shoëbizit”.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Sidriti shkruan se “Vipat” rendin të shkojnë sa më shpejt në dasmat “Vip”, pretendojnë se bëjnë muzikë e art, por, sipas këngëtarit, s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.

Postimi i plotë i Sidrit Bejlerit:
Sot në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “shoëbizit” shqiptar. Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin. E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar...

E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”. 

E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.

Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan. E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë.

E kam sërish me “çapaçulët”

Kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo. Si të hash “plehra” po “plehra” do prodhosh.

Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë.

Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.

...dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë...
TURP!!!
Kujt t’i djegë le ta mbajë!

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool