‘Zâ Fest’ atmosferë elektrizuese
mes alpeve në Theth/ FOTO+VIDEO

‘Zâ Fest’ atmosferë elektrizuese<br />mes alpeve në Theth/ FOTO+VIDEO
Në bjeshkët e Thethit janë rikthyer jehonat e bukura të traditave kulturore. Një festival i veçantë është organizuar këto ditë në Theth nga muzikantët më të njohur Vlashent Sata, Shpat Deda e Elina Duni.

Festivali Za Fest i konceptuar me muzikë e rrëfenja nën hijen e malit u mbajt në Theth më 26 gusht. Pjesëmarrës ishte dhe artisti shqiptar me famë botërore Arben Bajraktaraj.

Vlashent Sata kryeorganizator i festivalit, është surprizuar nga interesi që ka zgjuar koncerti në zemër të maleve.
 
“Thethi ka nevojë për vëmendje, veriu ka nevojë për vëmendje sepse e dua shumë këtë vend, dua këto male çfarë bëjnë njerëzit këtu.Jam shumë i lumtur që Za fest u organizua për herë të parë këtu”, shprehet Vlashenti

 Një rëndësi të veçantë i ka dhënë festivalit edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
 
"Jam shumë e kënaqur që në bukurinë e alpeve të Shqipërisë përmes artistëve tanë në Za festival promovojmë kulturën dhe traditën" thotë Ademi

 Shpat Deda e Elina Duni kanë përcjellë perlat më të bukura të melosit të veriut, këngë plot melodi e romantizëm. Këto këngë edhe pse interpretohen në variante të ndryshme të muzikës moderne ruajnë në thelb freskinë e këtyre bjeshkëve, shprehet Shpat Deda
 
"Ndjenjë e veçantë të performoj në Theth. Më ka bërë përshtypje kauza që kam ardhur këtu, kauza për ta mbrojtur dhe promovuar këtë vend", shton Deda.

Duke përjetuar muzikën në zemrën e Alpeve dhe rrëfenjat e paraardhësve tanë, pjesëmarrësit e këtij festivali shijuan mirëpritjen dhe natyrën e bukur të Thethit që ka nisur të bëhet i famshëm edhe në botë 


[gallery]23651[/gallery]
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari