KORÇË - Ambasadori amerikan në vendin tonë Doland Lu ka apeluar nga juglindja që qytetarët me vullnetin e tyre të mbajnë larg kandidatët e inkriminuar në zgjedhjet e 21 qershorit.

Teksa ka qenë prezent në një takim me studentë të universitetit të Korçës, Lu ka theksuar se shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen e atyre që do t’i drejtojnë dhe t’i qëndrojnë larg retorikës së inatosur politike.

Kjo është vizita ime e parë në Korçë. Shqipëria është një prej vendeve me moshën mesatare më të re në Europe. Ju keni fuqi të refuzoni politikanë kriminelë por vetëm nëse votoni. Shpresoj që të rinjtë shqiptarë të jenë të interesuar të votojnë. Përvoja tregon se kur kandidatëve iu jepet mundësia ata kanë gjëra për të thënë për punën që do të bëjnë. Ju keni fuqinë të zgjidhni, mos e shisni votën, mos dëgjoni retoriken e inatosur politike dhe mos harroni të votoni”, u shpreh kryediplomati amerikan në vendin tonë.
 
Lu ka bërë thirrje që jo vetëm studentët por të gjithë të rinjtë të mos neglizhojnë ditën e votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë lirë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)