Lu e Klosi mbjellin pemë për të
treguar dashurinë ndaj vajzave

Lu e Klosi mbjellin pemë për të<br />treguar dashurinë ndaj vajzave
Për të treguar mbështetjen dhe dashurinë ndaj vajzave, baballarët kanë zgjedhur që të mbjellin pemë në Parkun e Liqenit Artificial. Mes tyre ka qenë edhe Ambasadori Amerikan Donald LU, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku dhe shumë diplomatë, të shoqëruar edhe nga vajzat e tyre.

Baballarët kanë mbjellë pemë bashkë me vajzat e tyre. Në fjalën e tij Ambasadori LU vlerësoi rolin e vajzave.

"Vitin e kaluar presidenti Obama tha: mënyra se si një komb trajton gruan  është tregues i vetëm më i mirë  dhe ai do të eci përpara. Kur ka kujdes shëndetësor për gratë dhe kur gratë arsimohen, familjet janë më të forta, popujt janë më të begatë  dhe fëmijët  mësojnë më shumë në shkollë  dhe kombet udhëzojnë. Nëse e dashuroni që vendi juaj të rritet dhe të përparojë  ju duhet ta fuqizoni gruan", u shpreh Lu. 

Ndërsa Ministri Blendi Klosi, i shoqëruar edhe nga vajzat e tij, shprehu vlerësimin për vajzat dhe mbështetja që u duhet dhënë. Edhe Vajzat kanë treguar dashurinë që kanë për baballarët e tyre.

"Në fakt ne në Shqipëri gjithmonë kemi thënë djali, djali por kur e provon  e kupton se sa të lumtur jemi ne që kemi vajza.  Më kishin thënë miq të mi por ëmbla është avokatja ime më e mirë. Asnjëherë ajo nuk  më bën të jem në faj. I vetmi njeri në botë është vajza që ti pranon të gjitha gabimet", u shpreh Blendi Klosi. 

"Unë sot jam shumë ë lumtur që do të mbjell pemë me babin tim. Unë me atë shëtis kudo, tek kopshti zoologjik, në shkollë. Me babin tim  unë shkoj kudo. Ska baba më të mirë se ai", u shpreh një nga vajzat. 

Që prej vitit 2011, 20 tetori është shpallur dita ndërkombëtare për mbështetjen e vajzave.

[gallery]19208[/gallery]

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor