Lu-kryebashkiakëve: Jo në
punë me makina të shtrenjta 

Lu-kryebashkiakëve: Jo në<br />punë me makina të shtrenjta 
Ambasadori Amerikan Donald Lu kritikoi krerët e bashkive për mënyrën se si i përdorin taksat e qytetarëve. Gjatë konferencës për qeverisjen vendore, diplomati I Shteteve të Bashkuara u shpreh se fondet duhet të përdoren për të mirën e banorëve dhe jo për makina luksoze.
 
"Nëse keni ardhur me mercedez, BMZ apo të zeza duhet të mendoni, nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo e postës, në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni: A do të shpenzoheshin më mirë këto para për mbledhjen e plehrave, apo përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve-
u shpreh Lu
 
Sipas tij, fondet rajonale të zhvillimit ndeshen me rrezikun e financimit të bashkive PS e LSI.
 
"I kemi kërkuar qeverisë qëndrore të investojë drejtëpërdrejtë tek qeveritë vendore në vend të fondeve rajonale të zhvillimit të cilat ndeshen me rrezikun e përdorimit për financimin e kryetarëve të bashkive të PS-së dhe LSI-së dhe mohimin e fondeve për kryetarët e bashkive të opozitës"- tha Lu

lu
 
Lu vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës Veliaj, i cili refuzoi të lëvizte me makinë e bashkisë për të lëvizur me makine me qira. 

 Ambasadori theksoi gjithashtu se Ambasada Amerikane ka vënë në dispozion të tij 12.8 milionë dollarë në ndihmë të Bashkive për shërbimet e tyre ndaj qytetarëve.

"Qeveria e SHBA përmes USAID ka bërë angazhimin e vet financiar për këtë detyrë të rëndësishme të reformës së qeverisjes vendore dhe decentralizimit. Kemi caktuar 12.8 milionë dollarë për të ndihmuar shkitë të ndërmarrin plane të efektshme të zhvillimit urban, të bëjnë qeverisjen vendore më transparente dhe më përgjegjëse ndaj nevojave si dhe të përmirësojnë shërbimet e përditshme që u afrohen banorëve vendorë. Ne besojmë në fuqinë e qeverisjes së mirë vendore për të prekur jetët e njerëve. Ky është themel I demokracisë dhe kjo është diçka që populli shqiptar kërkon."-theksoi Lu

Rama:Duhet bashkëpunim për të përfituar nga fondet 
Të gjithë të zgjedhurit vendor do të marrin më tepër kompetenca në sajë të reformës së re territorial të decentralizimit të ndërmarrë nga qeveria. Në fjalën e tij në Konferencën kombëtare të qeverisjes vendore Rama I kërkoi kryetarëve të djathtë bashkëpunim me qeverinë në mënyrë që të përfitojnë nga fondet në të mirë të qytetarëve. Rama theksoi gjithashtu angazhimin e qeverisë për të lehtësuar përfitimin e shërbimeve publike nga ana e qytetarëve. Shefi i qeverisë tha se shërbimi publik do të futet shumë shpejt në celularin e çdo qytetari. 
 
“Nëse dalim të ndarë si koka e shqiponjës dykrenare një palë që sheh nga bulevardi dhe një palë që sheh nga Shqupi spërfitojmë asgjë.Bashkohuni që t’u marrim lekët ,ndjej keqardhje që sjanë të gjithë se aq sa janë ata numërohen me gishtat e dorës prandaj mos krijojnë shoqata më vetë port ë përfitojnë nga bashkëpunimi me ne se pastaj presin nga qeveria fonde”- tha Rama

Duke shpjeguar hapat e mëtejshëm të reformës së decentralizimit Rama tha se do të ketë një transformim të nivelit të qeverisjes vendore.

“20 vjet ajo që është quajtur decentralizim ka qënë kalimi i halleve të qeverisë qëndrore te qeveria vendore, pai nuk ka kaluar as mjekët as ilaçet, vetëm sëmundjet. Një nga pikat është transformimi i gjithë nivelit të poshtëm të qeverisë në territor në dy drejtime. Një pjesë do të bashkohet me agjencinë e zhvillimit bujqësor dhe rural për të forcuar bashkëpunimin me fermerët për të ndikuar në rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe për të shkruar dh efinancuar projekte, pa të cialt as BE as qeveria nuk mund të financojnë fermerët, as dhe bankat. Eksperiencën e portalit të mësuseve për Shqipërinë do e përcjellim që të gjithë ata që janë në ktë sektor të marrin pikët nga Ministria e Shëndetësisë e pastaj të jenë bazë e hapur të dhënash për bashkitë e kryetarët e bashkive që nga ajo bazë të dhënash të marri infermierë në bazë të krediteve. Duhet ta thjeshtojmë maksimalisht shtetin dhe punën e të dy niveleve. Qeveria qëndrore duhet të vazhdojë të tërhiqet nga punët komunale, duhet të vazhdojë të tërhiqet nga ekzekutimet. Qeveria qëndrore duhet të marrë rolin e politkbërësit, monitoruesit dhe garant të standardeve. Kemi qeverinë qëndrore që bën më shumë tendera në të gjithë Europën, atëherë duhet të lëshojmë shumë në këtë drejtim”, tha kryeministri.

rama

Në fjalën e tij Rama shtoi edhe një fakt tjetër lidhur me reformën e decentralizimit.Ai tha se është reforma më e suksesshme dhe jokonsensuale në aspektin politik sepse konsensusi është bazuar në vlera dhe principet e të mirave që sjell reforma dhe konsesnusi politik nuk ëhstë gjithmonë I nevojshëm. Gjatë 20 viteve sipas tij është imponuar një sistem skandaloz administrimi që ka shkatërruar të gjitha burimet.

“Është reforma më e thellë dhe më e suksesshme dhe jokonsensuale, që do të thotë që kërkimi i konsensusit me çdo kusht dhe duke shkelur çdo vlerë cilësore të produktit nuk është domosdoshmërisht rruga më e mirë. Për herë të parë ne siguruam jo vetëm aksesin e grave dhe vajza ne procesin e vendimmarrjes, por shënuam një arritje historike për Shqipërinë, kemi 50% gra. Në të gjithë territorin falë instrumentit të anketimit nga donatorët, tregoi se kudo shqiptarët në jnë shumicë dërrmuese kërkonin këtë transformim, të çliroheshin nga ligejt feudale të feudeve t vogla. Nëse ka një shkatërrim të inventarizuar më së miri zë për zë në të gjithë këtë tranzicion të vështirë është shkatërrimi që i ka sjellë vendit keqorganzimi territorial dhe administrativ”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama theksoi gjithashtu angazhimin e qeverisë për të lehtësuar përfitimin e shërbimeve publike nga ana e qytetarëve. Shefi i qeverisë tha se shërbimi publik do të futet shumë shpejt në celularin e çdo qytetari. “U fol për kaosin që do të ndodhte, fundin e botës që do vinte pasi reforma administrativo­territoriale të hynte në fuqi, asnjë komunë nuk e ka humbur asnjë ditë aftësinë për të dhënë shërbime. Por nuk duhet të mbetemi këtu. Shërbimet që japin njësitë tona administrative janë mizerabël. Do ta japim pushtetin vendor si shërbime në celularin e çdo qytetari. Nuk është diçka e pamundur, sepse të tjerët e kanë bërë para nesh. Do ta fusim në celularin e çdo qytetari shërbimin publik, kur vjen puna për certifikata, letra.”­ - deklaroi Rama.

 
Veliaj ftesë krerëve të Bashkive të djthta për bashkëpunim 
Në pjesën e dytë të konferencës Kombëtare të pushtetit vendor kryebashkiaku  Erion Veliaj ftoi krerët e bashkive të djathta për të lënë pas bindjet politike dhe të kenë një zë për problemet që i bashkojnë.

Kjo ftesë u mirëprit nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e cila tha se të gjithë kemi nevojë për një dialog shkëmbim dhe komunikim

"Sigurisht që edhe pushteti vendor nuk i ka shpëtuar politizimit dhe ndarjes në dy kampe, një shoqatë për disa dhe një shoqatë për disa të tjerë. Është momenti për të parë nëse kemi mundësi të artë për të propozuar një bashkim dhe punuar në një front.Ka ardhur momenti të konsiderojmë seriozisht bashkimin e shoqatave. Jam I pari që dua të shtrij dorën e bashkëpunimit tu them dhe 15 kolegëve në shoqatën e saporikonstituar para dy javësh se ka ardhur momenti që në nivel vendor ku njerëzit presin shërbime të mos përcojmë frymë përçarjeje e dasi politike"- tha Veliaj

Veliaj tha se po pregatitet të kalojë buxhetin e parë të Bashkisë.Në3 fjalën e tij Veliaj theksoi edhe se koha do të tregojë suksesin e reformës  pasi qeveria tha ai ka një strukturë efiçente vendore.
 
“Reforma territoriale është hapi I duhur. Kemi ulur shpenzimet në administratë madje Jemi përgatitur për të kaluar buxetin tonë të parë”-tha Veliaj

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit