TIRANË - Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu në takimin e parë konsultativ për reformën në drejtësi ka folur hapur për “penguesit” e kësaj reforme. Lu tha se kësaj reforme i tremben ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët e korruptuar.
"Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi? Unë e di kush, ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë, dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk e ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar", tha ambasadori amerikan.
Lu nënvizoi se duhet të zhvillohet një dialog i hapur për propozimet e ekspertëve ndërkombëtarë për reformën në drejtësi “nëse këto propozime kushtetuese nga ekspertët tanë janë reformat e duhura për të trajtuar problemet serioze të Shqipërisë”.
Ambasadori i kërkoi partive politike që të lënë mënjëanë sulmet politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë reformë. Në këtë prizëm, ai përshëndeti caktimin e 7 ekspertëve nga opozita për të punuar për hartimin e ligjeve të reja.
Ai tha se SHBA mbështet plotësisht propozimet aktuale duke shtuar se kanë mbarë pjesë në propozimet për ndryshimet kushtetuese.
Lu u shpreh gjatë fjalës së tij se, reforma në drejtësi do të largojë gjykatësit dhe prokurorët e paaftë dhe të korruptuar nga sistemi i drejtësisë.
“Jo i pavarur nga kërkesa për ryshfet, jo i pavarur prej telefonimit të drejtësisë, ku persona të rëndësishëm telefonojnë drejtpërdrejtë gjyqtarët për udhëzime si dhe jo i pavarur nga kërcënime kriminale të krimit të organizuar. Kjo reformë do t’i japë Shqipërisë shansi e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë të pavarur për herë të parë”, tha Lu.

Fjala e plotë e Donald Lu:
Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?
Unë e di kush, ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë, dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk e ndjekin penalisht dikë.
Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar.
Mendoni për ta, sa herë të dëgjoni që këta njerëz e kritikojnë reformën në drejtësi.
Për shkak se Shqipëria është një demokraci e mirëfilltë duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë nëse këto propozime kushtetuese nga ekspertët tanë janë reformat e duhura për të trajtuar problemet serioze të Shqipërisë.
Të gjitha partitë politike të Shqipërisë duhet të angazhohen në mënyrë konstrutive dhe ti japin fund sulmeve politike.
Jam inkurajuar që javën e shkuar, 7 ekspertë të zgjedhur nga opozita u caktuan të punojnë për hartimin e ligjeve të reja.
Nxis që ne të gjithë si shqiptarët ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë të dëgjojnë më vëmendje diskutimet dhe sugjerimet konstruktive për këtë reformë.
Unë dua t’iu siguroj se SHBA mbështesin plotësisht propozimet aktuale.
Ne kemi marrë pjesë në shkrimin dhe diskutimet me ekspertët secilin propozim për ndryshimet kushtetuese.
Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të do të marrë hapa për largimin e gjykatësve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar nga sistemi i drejtësisë së Shqipëeisë.
SË fundi, një gjykatës tha se vinte në dyshim se ndryshimet kushtetuese do të kompromentonin pavarësinë e gjyqësorit. Këtij i them se asnjë edhe një shqiptari vetëm nuk beson se sistemi i drejtësisë është i pavarur.
Jo i pavarur nga kërkesa për ryshfet, jo i pavarur prej telefonimit të drejtësisë, ku persona të rëndësishëm telefonojnë drejtpërdrejtë gjyqtarët për udhëzime si dhe jo i pavarur nga kërcënime kriminale të krimit të organizuar.
Kjo reformë do t’i japë Shqipërisë shansi e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë të pavarur për herë të parë.

(Ambasadori amerikan Donald Lu)
Vlahutin: BE nuk do heqe dore nga reforma ne drejtesi
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin tha se është e ndërgjegjshme për frikën e shqiptare se reforma në drejtësi mund të dështojë, por ajo shprehu me forcë bindjen se Bashkimi Evropian nuk do të tërhiqet pas për të vijuar me këtë proces kyç për integrimin e vendit ton. Ajo thotë se ka grupe të cilave u intereson një sistem i korruptuar gjyqësor, por theksoi edhe një herë se "të heqësh dorë nuk është pjesë e politikave të BE"
"Dëgjoj shpesh që na thonë "Mos hiqni dorë"! Është e qartë për ne se ka frikë që kjo reformë mund të dështojë, mos të jetë e thellë, për arsye të grupeve të interesave që kanë interes të vazhdojë ky sistem i dështuar. Të heqësh dorë nuk është pjesë e politikave tona, qytetarët e Shqipërisë kanë thënë me zë të lartë se duan një demokraci me shtet të së drejtës me të drejta si në BE. Është e drejta juaj t'ja bëni atyre të qartë që ju zgjidhni që kërkoni reformë të plotë radikale dhe gjithëpërfshirëse. Pse duhet të ketë ndryshime? Ne këtë e dimë të gjithë ", u shpreh kreu i prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Vlahutin tha se reforma do të "filtrojë" gjyqtarët dhe prokurorët e pakorruptuar që meritojnë të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë, dhe të vendosë se kush duhet të largohet.
"Një sistem drejtësie që funksionon e merr të mirëqenë që vetëm gjyqtar të pakorruptuar janë pjesë e këtij sistemi. Sistemi i drejtësisë duhet të kalojë në një proces transparent i të parit se kush janë gjyqtarët dhe prokurorët që meritojnë të qëndrojnë në këtë sistem. Por duhet vendosur edhe kush duhet të largohet. Duhet të përfitojnë vetëm më të mirët", theksoi ambasadorja Romana Vlahutin.
A duhet të jetë reforma politike apo vetëm e ekspertëve të nivelit të lartë? Vlahutin argumenton se përsa kohë politika shqiptare ka shprehur vullnetin për ta çuar para këtë proces, BE e merr të mirëqenë se do të ketë besimin e tyre dhe nuk do të devijohet nga marrëveshja e komisionit të Posaçëm për këtë reformë apo rekomandimet e Komisionit të Venezias. Sipas saj, reforma në drejtësi duhet të kalojë përmes një procesi transparent dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve.
"Me kohën kjo reformë do të duhet të votohet në parlament dhe jo nga ekspertët apo ambasada. Në të gjithë takimet politikanët na thonë që i japin mbështetjen kësaj reformë kritike për zhvillimin e Shqipërisë. Megjithëse ka mbështetje politike për këtë reformë ne e marrim të mirëqenë që ata do të respektojnë marrëveshjen e arritur në komisionin e posaçëm dhe rekomandimet e Komisionit të Venezias. Duhet debat i hapur, dhe argumentet duhet të qëndrojnë brenda standardeve evropiane. Përmbajtja e standardeve të BE-së nuk mund të negociohet për këdo që do të bëhet shtet anëtar", - u shpreh Vlahutin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com