Sondazhi i katërt i Piepolit në Report Tv/ PS merr mandatin e 3-të, opozita së bashku nuk arrin shumicën! Rritet PD me aleatët, LSI përgjysmohet nga 2017

TIRANË- Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, pasqyruan sot në mbrëmje rezultatet e sondazhit të katërt për zgjedhjet e 25 prillit.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot shqiptarët do t'i jepnin një mandat të tretë, Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, konkretisht 47 deri në 51 % e votuesve pëlqejnë mazhorancën aktuale, mbështetje që përkthehet në 69 deri në 73 mandate, por në krahasim me sondazhin e muajit shkurt, Partia Socialiste humb një mandat në rang kombëtar.

Ndërsa PD, bashkë me 12 parti të tjera sot do të votoheshin nga 37 deri në 41 % e qytetarëve që përkthehet në 54 deri në 56 mandate. Që bashkë me Lsi do të marrin maksimalisht 64 deri në 66 mandate, pra as bashkë num marrin dot shumicën për të qeverisur.  LSI në rang kombëtar sot do të votohej nga 4 deri në 8% e shqiptarëve që përkthehet në 8 deri në 10 mandate, por që ka një rënie të madhe në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 kur mori 19 mandate.

Ndërkohë, në këto zgjedhje mund të marrin nga 0-2 mandate edhe 3 parti, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Nisma Thurrje e Rudina Hajdarit dhe PSD e Tom Doshit. Të trija këto forca politike mund të marrin në rang kombëtar 0- 2% të votave. 

Për herë të parë, Instituti italian Piepoli publikoi të dhënat edhe për çdo qark të vendit në përqindje dhe mandate.

Në qarkun e Tiranës, PS merr 18 deri në 20 mandate, 49 deri në 53% të votave, ndërsa PD pavarësisht se ka në përbërje edhe 12 parti të tjera dhe votohet nga 35 deri në 39% e qytetarëve, që nëse përkthehet në mandate merr 12 deri në 14 mandate. LSI ka qëndruar në të njëjtin nivel të muajit shkurt 4 deri në 8% të votave që përkthehet 1 deri në 3 mandate.

Një rritje të konsiderueshme në Tiranë ka PSD, e cila sipas sondazhit merr 1 deri në 3 % të votave që përkthehet 0-2 mandate. Edhe dy parti të reja që kandidojnë për herë të parë në zgjedhje mund të marrin mandate në Tiranë, Nisma Thurrje ku bën pjesë Rudina Hajdari që merr 0-2% të votave që përkthehet në një mandat, por dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit mund të marrë 0-2% të votave që përkthehet po në një mandat.

PS merr fitore në Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, ndërkohë PD mban Dibrën, Shkodrën, Kukësin dhe Lezhën. Ndërkohë që LSI-ja është tkurrur krahasuar me 2017.

Të pyetur për koalicionin pas zgjedhor PD-LSI, 60% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht dhe shumë negativisht. Për 47% të shqiptarëve sulmet ndaj qeverisë të Ilir Metës janë politike dhe në favor të opozitës, ndërsa 9% e qytetarëve të pyetur mendojnë se Meta po gabon dhe po përgatitet të drejtojë opozitën pas zgjedhjeve.  Ky është sondazhi që ka pasur pjesëmarrjen më të madhe, ku janë pyetur 1000 persona.

Lexo edhe:
SONDAZHI I PARË I PIEPOLIT
SONDAZHI I DYTË I PIEPOLIT
SONDAZHI I TRETË I PIEPOLIT

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:04
PS fiton 73 mandate në rang kombëtar, PD dhe LSI së bashku nuk arrijnë të marrin shumicën

Në rang kombëtar PS fiton 73 mandate, ndërsa PD 56 mandate. LSI fiton 10 mandate. Megjithatë edhe me koalicionin paszgjedhor PD-Aleanca për Ndryshim dhe LSI së bashku nuk arrijnë të bëjnë shumicën dhe të mposhtin PS.

Sipas sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv PS merr 47-51 % të votave e përkthyer në 69-73 mandate, ndërsa PD merr 37-41 % të votave ose 54-56 mandate duke pasur rritje nga 2017 që mori vetëm 43 mandate.

LSI ka tkurrje të votave ku merr 4-8 % të votave ose 8-10 mandate nga 19 mandate që ka marrë në 2017.

Luftë për 1 mandat ka edhe Partia e Tom Doshit, PSD, Nisma Thurje dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit.

 

Ora 00:00
PS ruan mandate në Vlorë, PD shënon rritje të madhe në vota! Ja si do ndaheshin mandatet nëse do votohej sot

Në qarkun e Vlorë Partia Socialiste ka një mbështetje të madhe dhe sot do të votohej nga 57 deri në 61% e qytetarëve që përkthehen në 7 deri në 8 mandate duke ruajtur mandatet e 2017. Ndërsa PD me aleatët shënon rritje në Vlorë ku nëse do të votohej sot do të merrte 3 deri në 5 mandate. Edhe në këtë qark LSI ka tkurrje por lufton për 1 mandat ku nëse do të votohej sot do të merrte 4 deri në 8 %.

 

Ora 23:56
PD fiton në Lezhë, PS ruan rezultatin e 2017

Nëse do të votohej sot në qarkun e Lezhës, sipas sondazhit të Piepolit PD-Aleanca për Ndryshim ka rritje të votave dhe mandateve krahasuar me 2017 ku pritet të marrë 50-54 % të votave e përkthyer në 3-5 mandate. Ndërsa PS ruan rezultatin e 2017 duke marrë 36-40 % e përkthyer në 1-3 mandate.

Ora 23:54
PD ruan bastionin e Kukësit, PS lufton për mandat

Nëse do të votohej sot ne qarkun e Kukësit, sipas sondazhit të Piepolit PD dhe Aleanca për Ndryshim ka rritje të votave dhe mandateve nga 2017 duke ruajtur bastionin e saj. Koalicioni i PD sipas sondazhit pritet të marrë 52-56 % të votave duke luftuar për 1-3 mandate. Edhe PS ka ulje në këtë qark nga 2017 ku pritet të marrë 35-39 % të votave duke luftuar për mandat.

Ora 23:49
PS mban Korçën dhe pëson rritje, ja sa mandate merr PD

1616021395_14okkorca00000.jpg

Në qarkun e Korçës, PS ka një rritje në vota. Po të votohej sot sipas sondazhit të Piepolit, socialistët do të merrnin 49-53 % të votave ose 5-7 mandate. Ndërsa PD ka një rritje krahasuar më 2017 ku do të merrte 33-37 % të votave duke luftuar për 3.-5 mandatë. Edhe LSI lufton për një mandat edhe pse ka përgjysmim të votave ku do të merrte vetëm 4-8 % ose 0-2 mandate

Ora 23:45
Garë e fortë në Gjirokastër mes PS dhe PD, por kryesojnë socialistët! Lufton për mandat dhe LSI

PS dhe PD luftojnë fort në Gjirokastër. Nëse do të votohej sot në qarkun e Gjirokastër, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte 41-45 % të votave ose 1-2 mandate, ndërsa PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 35-39 % të votave ose 0-2 mandate. Edhe LSI lufton për mandat, edhe pse ka humbje të votave nga 2017. Sipas sondazhit LSI merr 12-16 % të votave ose 0-2 mandate.

Ora 23:39
Gramoz Ruçi i 10-ti në listë në Fier, PS do arrijë objektivin maksimal! Rritje edhe për PD  

Në sondazhin e bërë nga Instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report tv, PS arrin që të marrë 10 mandate në Fier, që është edhe objektivi maksimal që kryeministri Edi Rama ka vendosur, kjo u reflektuar edhe në renditjen e kandidatëve ku kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është pozicionuar pikërisht në vendin e 10-të. Ndërkohë, krahasuar me zgjedhjet e 2017, edhe PD-ja ka pësuar një rritje të ndjeshme, ku nga 25.66% të votave të marra, në 25 prill, sipas sondazhin arrin të shkojë deri në 36%. E përkthyer në mandate ky numër, shkon nga 4-6.

 

Ora 23:32
Berati kryesohet nga PS, njeh rritje PD! LSI merr vetëm 1/3 e votave të 2017, por në garë për 1 mandat

Nëse do të votohej sot ne qarkun e Beratit, sipas sondazhit të Piepolit PS kryeson me 53-57 % e përkthyer në 3-5 mandate, ndërsa PD njeh rritje duke dyfishuar votat duke marrë 28-32 % duke luftuar për 1-3 mandate. Ndërsa LSI ka tkurrje të votave duke marrë vetëm 1/3 e votave të 2017 dhe lufton për një mandat.

 

 

Ora 23:21
Rezultat i ngushtë në Dibër, kryeson PD! LSI humbet mandatin e 2017-s

Nëse do të votohej sot ne qarkun e Dibrës, sipas sondazhit të Piepolit PS dhe PD kanë një rezultat të ngushtë mes tyre. Megjithatë duket se në vota kryeson PD me 49-53 % të tyre e përkthyer në 2-4 mandate. Ndërsa PS do të merrte 35-39 % të votave ose 1-3 mandate. Krahasuar me zgjedhjet e 2017, LSI humbet dhe mandatin e marrë.

 

Ora 23:15
PD ruan bastionin e saj në Shkodër, PS njeh rritje! LSI dhe Topalli në garë për 1 mandat

Nëse do të votohej sot në qarkun e Shkodrës, sipas sondazhit të Piepolit PD ruan bastionin e saj duke pasur dhe rritje të mandateve. PD pritet të marrë 46-50 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate, ndërsa rritje njeh edhe PS e cila merr 36-40 % e të votave e përkthyer në 3-5 mandate. Për 1 mandat lufton edhe LSI e cila merr 4-8 % të votave dhe partia e Jozefina Topallit mund të marrë 1 mandat.

 

Ora 22:55
Në Elbasan nuk ka surpriza, PS fiton por edhe PD ka rritje, LSI tkurrje! Ja ndarja e mandateve

1616018298_8.jpg

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  49-53 % të votave e përkthyer në 6-8 mandate, ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 5-7 mandate.  Edhe LSI do të arrinte të merrte nga 0 deri në 2 mandate, aty ku kandidon edhe Monika Kryemadhi e para në listën e LSI-së për Elbasanin. Ajo që vihet re është se krahasuar me zgjedhjet e 2017, PS dhe PD kanë rritje të votave dhe rrjedhimisht të mandateve, ndërsa LSI tkurrje.  

 

Ora 22:42
Rrudhet pak PS në Durrës por ruan kryesimin, PD rritet! Përveç LSI edhe 2 parti në garë për deputetë! Ja si ndahen mandatet

Nëse sot do të votohej në Durrës, 43-47% e qytetarëve do të votonin për Partinë Socialiste, përkthyer kjo në mandate 6-8 mandate, duke pësuar një rënie të lehtë me vitin 2017, pasi në këtë vit kanë votuar për PS-në 45-49%, por pa ndikim në numrin e mandateve. Sipas sondazhit të Piepolit, për Partinë Demokratike bashkë me aleatët do të votonin 38-42% të qytetarëve, përkthyer kjo në 4-6 mandate, një rritje prej dy mandatesh krahasuar me vitin 2017. Sakaq për LSI-në do të votonin 6-10%, e cila është në garë deri në 2 mandate. Ndërkohë që në këtë qark në garë për të dërguar përfaqësues në Kuvend janë edhe Nisma Thurje dhe Lëvizja për Ndryshim, që mund të fitojnë nga 1 mandat në Durrës.

 

Ora 22:17
Nëse votohet sot në Tiranë PS fiton bindshëm, rritet PD dhe bie LSI. Në garë për 2 mandate partia e Tom Doshit

Nëse sot do të votohej në Qarkun e Tiranës, për Partinë Socialiste do të votonin 49-53%, shifër kjo e përkthyer në 18-20 mandate deputetësh. Në këtë mënyrë PS do të ruante rezultatin e vitit 2017, duke pretenduar një rritje me 2 deputetë. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim do të votonin 35-39% ose 12-14 mandate. Krahasuar me vitin 2017 Partia Demokratike ka një rritje të numrit të mandateve, pasi në vitin 2017 ka fituar 11 mandate në kryeqytet. Rënie në kryeqytet ka pësuar Levizja Socialiste për Integrim, ku nëse do të votohej sot, LSI do të emrrte 4-8% të votave, ose përkthyer kjo në mandate 1-3 mandate. Ndërkohë në zgjedhjet e vitit 2017 LSI ka fituar në 5 mandate.  Surprizë në këto zgjedhje në kryeqytet do të ishte Partia Social-Demokrate e Tom Doshit, e cila është në garë për 2 mandate në kryeqytet. Nëse do të votohej dot do të merret 1-3% të votave ose përkthyer në mandate 0-2 mandate. Nismën Thurje dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit nëse do të votohej sot do të fitonin 0-1 mandate.

 

Ora 22:12
Në ulje të vazhdueshme gatishmëria për të votuar, nëse votohej sot do të merrnin pjesë 56-58%! Në sondazhin e janarit ishte 60-64%

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot në kutitë e votimit do të shkonin 56-58% e shqiptarëve. Pjesëmarrja e mundshme në zgjedhjet e 25 prillit ka ardhur në rënie. Duhet thënë që në sondazhin e zhvilluar nga Piepoli në muajin nëntor pjesëmarrja ka qenë 59-63%, pra një rënie me 5%. Ndërkohë që matjen e opinionit në janar të vitit 2021 është regjistruar shifra më e lartë e mundshme 60-64%, e predispozitës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Në sondazhin e publikuar në shkurt pati një rënie të shqiptarëve qe thoshin 'po, do të shkoj në të votoj', pasi ka qenë 58-62%.

Ora 21:59
Thirrjet e SHBA për kriminelët në lista, shqiptarët njëzëri: Mesazh për të gjitha partitë


Shumica e qytetarëve mendojnë se thirrja e SHBA-së për kandidatë të pastër në lista shkon për të gjitha partitë politike në Shqipëri. Në sondazhin e bërë nga Instituti Italian i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, 76% e të pyeturve shprehen se kjo thirrje është për të gjithë partitë, 13% mendojnë se i drejtohet PS-së, 8% thonë se është apel për PD-në.

 

Ora 21:38
'Kryqëzohet' Ilir Meta, 64% e shqiptarëve i gjykojnë si të gabuar sjelljet e tij! 47%: Po bën fushatë për opozitën

Sjelljet e fundit të Presidentit Ilir Meta, i cili sulmon thuajse në çdo dalje të tij mazhorancën është gjykuar nga shqiptarët si e gabuar. Qytetarët e kanë cilësuar si një tregues që po bën fushatë për opozitën. 47% e të pyeturve nga Piepoli thonë se Meta po bën fushatë për opozitën, 9% thonë se po përgatitet për të marrë drejtimin e opozitës dhe 5% thonë se akuzon pa menduar. Ndërsa 26% i japin plotësisht të drejtë në reagimet e tij.

 

Ora 21:17
Marrëveshja PD-LSI për koalicion pas zgjedhjeve,  60% e qytetarëve e gjykojnë negativisht

60% e shqiptarëve nuk janë dakord me marrëveshjen e nënshkruar nga PD-LSI për një koalicion qeveritar pas zgjedhjeve nës dalin fituese.  Në sondazhin e bërë të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, te bërë publik ditën e sotme në emisionin “Repolitx”, 37% e të pyeturve e kanë cilësuar si “negative” këtë marrëveshje, ndërkohë që 23% të tjerë “shumë negative”. Thënë në një plan më të gjerë 60% nuk janë dakord, e ndërsa 36% e vlerëson pozitivisht. 4% kanë zgjedhur që të mos përgjigjen.

 

Ora 21:10
Menaxhimi i pandemisë së COVID, shqiptarët vlerësojnë pozitivisht Ramën! 49% pro masave të marra, 40% janë kundër

Shqiptarët mendojnë se Qeveria Edi Rama e ka menaxhuar mjaft pozitivisht pandeminë e COVID-19. Në sondazhin e bërë nga Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 30% e të anketuarve mendojnë se kjo pandemi është menaxhuar mjaft pozitivisht, 19% shumë pozitiv. Ka edhe nga ata që janë të pavendosur, të cilët nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete dhe nuk kanë anuar as pozitivisht dhe as negativisht. Bëhet fjalë për 100% të të anketuarve.

 

Ora 21:09
Zv.presidenti i Piepolit, Gigliuto: Kampion më përfaqësues në sondazh! Risia është matja e koalicionit të PD-së

Livio Gigliuto, zëvendës presidenti i institutit Piepoli tha se në sondazhin e sotëm ka pasur një kampion më përfaqësues.

"Ky është sondazhi i parë kur kemi një bazë, një kampion dhe një dimension aq të madh që mund ta na bëjë të mundur të kemi vlerësimin për ndarjen e mandateve. Kemi më shumë se 1000 shqiptarë që janë pyetur , të ndarë në qarqe. Dhe jemi në kushtet kur mund të japim shpërndarjen e mandateve.  Ne sondazhin e kemi kryer me intervista telefonike. Kemi ruajtur të njëjtën metodë si në javët e kaluara. Kemi një kampion më përfaqësues, në bazë të moshës, gjinisë. Një tjetër risi në krahasim me rezultatet e mëparshme kësaj here kemi matur koalicion e PD-së së bashku me 12 forcat e tjera politike", tha ai në Repolitix.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 18/03/2021 07:26

    I perjetshem qofte kujtimi i Nafije dybekut te leshitlikes dhe sektit naziskin te Jales qe duket qarte se populli shqiptar do ta nxjerre me shqelma nga politika. Cizmeparticka e doktoreshes horoskopike leshelike , gruas me te urryer te planetit dhe e ministrave, drejtoreve, bashkiakeve superhajdute tip Vojo Bregsa apo Miranda Rirsa te gjithe te pandehur me 25 prill ne furrnalten e metalurgjikut per skrap. Ne te semes shkofte dhe Habib Burgiba qe do mare kalin e Skenserbeut duke kaleruar me 25 prill neper Tirane dhe do tu kercenoje qetesine zgjedhjeve per te trembur votuesit qe tashme e kane ndare mendjen.

    Përgjigju
  • Pjeter: 18/03/2021 07:25

    Per zotin nuk i kuotoj se c'fare mund te kete ne koke nje shqiptar qe hedh voten ne hale per pd-lsi.O kane shpresa qe me keta mund vjedhin si me pare,e kjo eshte katastrofesepse tregon shkallen e hajdutllekut e pelqimit te rrumpallizmit,ose injoranca ne shqiperi eshte e llahtarshme.Ne qofte se nje person nuk voton ps pse urren Ramen,o nuk i pelqen,ose idiologjikisht eshte kunder o c'fare do lloj arsyesh te kete,ok,me mire partive te tjera voten,ose mos voto fare,ne qofte se nuk e ndien veten i perfaqesuar,por ti japesh vote,Saliut,Gites miliardere,Kunatit te Lulit,Gimave te likes,vrasesve,hajnave ordinere,eshte te jesh i manget menderisht.

    Përgjigju
    • Arditi: 18/03/2021 12:20

      Nga komentet me te sakta kohet e fundit. Bravo

  • Artur: 17/03/2021 23:32

    Ej e kuptoni qe do leni xhelal mziun (apo si dreqin quhet) ne kuvend legjislaturen e ardheshme? Eshte i pari ne listen e PD ne diber! O lulzim o derebardhe po behu burre dreqi e mori dhe hiqi keto qelbesira!

    Përgjigju
  • Anila: 17/03/2021 22:37

    Bravo Bolino Bravo

    Përgjigju
  • Bada B: 17/03/2021 22:18

    Jemi nen hijen e Amerikaneve? them se po. Zgjedhjen e 25 prillit e kane caktuar Amerikant. Keshtuqe me debatet dhe zhurmat e ndryshme shqiptare te dashur mundeni vetem te tresni ça keni ngrene se gje tjeter nuk beni dot,votime te mbara, hohahahahaha,aaaaaahahaha

    Përgjigju
    • Berti: 17/03/2021 22:38

      Me thene te drejten 25 prillin e ka caktuar Ilir Meta.

  • Erjon Vela: 17/03/2021 21:53

    PS

    Përgjigju
    • Berti: 17/03/2021 22:39

      Madje PSD fare. Se ke dhe tomen mrena

  • Lili Jerasi: 17/03/2021 21:42

    Mendoj se e majta Shqiptare ka kandidat më të besueshëm , edhe një program serioz , në krahasim me tollombacen e koalicionit të djathtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal