Kryediplomati amerikan në vendin tonë Lu, tha se është me rëndësi të kontrollohen listat dhe e shkuara e kandidatëve për të shmangur kështu orientimin e votës drejt kandidatëve me të shkuar kriminale, duke bërë edhe një herë thirrje për dekriminalizimin e politikës.
“Duhet parë mirë e kaluara e kandidatëve. Kandidatët me të shkuar kriminale mos t’i votojmë” theksoi Lu
Keti Bazhdari kandidate e koalicionit të majtë për Shkodrën dhe Voltana Ademi e aleancës së djathtë ballafaquan programet e tyre në një takim të organizuar nga ambasada e SHBA.
Lu e cilësoi si një moment historik kandidimin e dy grave për këtë bashki, e tha se kushdo që të dalë fituese më 21 Qershor, Shkodra tashmë do të ketë një grua të fortë.
“Pjesëmarrja e votuesve të rinj është vendimtare. Nëse nuk voton atëherë mos u anko. Mos e shisni votën tuaj”, - përfundoi Lu.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)