Kombëtarja e Afrikës së Jugut ka udhëtuar për në Kupën e Botës 2026, por skuadra është pa ndihmëstrajnerin, Helman Mkhalele dhe shefin e sigurisë, Mdu Mbatha. Vizat për dy pjesëtarët e ekipit u refuzuan nga SHBA 'pa asnjë shpjegim shtesë', thuhet në një deklaratë nga Federata e këtij vendi.
Ekipi duhej të nisej për në Amerikën e Veriut më herët, por këto zhvillime bënë që skuadra me gjithë zyrtarët të shtynin udhëtimin me 24 orë. Megjithë ndërhyrjen e Federatës, çështja ende nuk është zgjidhur dhe shpresa është që ata të bashkohen më vonë me ekipin.
Duke fajësuar Konsullatën e Përgjithshme të SHBA-së në Johanesburg për vonesën, presidenti i federatës afrikane, Danny Jordaan, tha: “Ata refuzuan vizën, por nuk dhanë arsye. Është shumë e vështirë të merresh me procesin kur nuk merr asnjë informacion. Nuk e dimë pse u refuzua, po fshihemi në errësirë, por shpresojmë që çështja të zgjidhet së shpejti. Të gjithë lojtarët janë në fluturim dhe 99 përqind e stafit teknik”, përfundoi ai.
Baza e kombëtares së Afrikës së Jugut për këtë event do të jetë në Pachuca të Meksikës. Afrika e Jugut do të përballet më 11 qershor në ndeshjen hapëse të eventit kundër Meksikës në Mexico City, ndërsa ndeshjen kundër Çekisë do ta zhvillojnë në Atlanta të SHBA-së. Sfida kundër Koresë së Jugut është programuar për në Guadalupe të Meksikës.
Komente







