Luan Rama: Krimi e korrupsioni
për shkak të kreut të Rilindjes

Luan Rama: Krimi e korrupsioni<br />për shkak të kreut të Rilindjes
​Lëvizja Socialiste për Integrim, Luan Rama hodhi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama për kriminalitetin dhe korrupsionin në sistem.

Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për kanabizimin e vendit dhe korrupsionin në institucionet e shtetit. 

Ai tha se marrëveshja politike PS-LSI e prillit 2013 ka qenë në funksion të reformave dhe se sipas tij, LSI nuk është bërë pengesë për asnjë reformë të qeverisë. 



"Ta ndihmojmë Ramën të mos jetë kryeministër"
Duke iu referuar deklaratës së Edi Ramës se nuk ka motiv të jetë sërish Kryeministër me kushtet e vendosura nga partitë e vogla, ai tha se LSI do ta ndihmojë Ramën të mos jetë në krye të qeverisë. 

“Ta ndihmojmë Ramën që të mos jetë më kryeministër. LSI ka qenë aleate e përgjegjshme, korrekte dhe serioze në përmbushjen e bashkëqeverisjes së vendit, edhe pse tani me ne është përfshirë edhe PD-ja e Lulit. Kreu i Rilindjes nuk është për reforma, por për Rama-Reforma”, tha Luan Rama.

Deklarata e Luan Ramës: 

Marrëveshja e Shkodrës, apo e 1 prilli sicc njihet, funksionoi dhe vazhdon të funksinojë bashkëqeverisja me PS. S'ka qenë marrëveshje as për tepsip dhe as për timon. as për koncesione dhe as për kanabizimin, por një marrëveshje parimore e orintuar me gjithë angazhimin e LSI dhe PS për t'i dhënë vendit qeverisje të stabilizuar, të mirë, qeverisje për të ndikuar në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. 

Pikat e marrëveshjes ishin: 

1- një bashkëpunim strategjik, programor, politik, për realizimin e objektivave afatgjatë mes PS dhe LSI, p,ër të ndërtuar Shqipërinë Europiane si realitet i ri në të ardhmen. 

Vullnet të palëkundur dhe konsensus për qeverisje, të emërimeve që janë përgjegjësi kushtetuese e vendit. 

Kemi rënë dakord për të garantuar kohezionin e brendshëm të koalicionit dhe konsesus për mirëqeverisjen në funksion të reformave të emërimeve kushtetuese të Kuvendit, për të garnatuar pavarësinë e institucioneve të depolitizimit të administratës përmes konkurrencës dhe meritës. Ku e ka penguar LSI kryetarin e Rilindjes që ta përmbushë këtë detyrim?

Çfarë reforme ka ndërmarrë dhe LSI i është bërë pengesë? Le të thotë një të vetme.

Përkundrazi kemi iniciuar, mbështetur dhe kemi realizuar reforma thelbësore për mirëqeverisjnen, kemi qenë protagonistë të reformës në drejtësi përmes një procesi transparent dhe konsensual. Nuk lejuam tentativën e tij për të kapur sistemin. 

Çfarë reforme tjetër e ka penguar LSI kryteatrin e rilindjes që dërdëllit duke gëjyer shqiptarët? Ku janë shushunjat, pse nk e ve dorën në plagë dhe t'u thtoë shqiptarëve se në ciliin sektor të hipotekave janë shushunjat, në Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, në Shkodër apo në Dibër? Ku janë dhe pse i ka lejuar e u kujtua sot në fund të mandatit që të flasë për shushunjat. 

Në sistemin e Ministrisë së Brendshme nuk ka as edhe një përfaqësues të LSI-së e atje nuk paska shushunja. Po në sistemin doganor, po atë tatimor? Mbyllin skanerat për të lejuar drogën. Cila është përgjegjësia juaj e drejtpërdrejtë? Leri tentativat për të manipuluar opinionin në funksion të pushtetit të tepsisë tuaj dhe timonit tuaj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro