TIRANË-U përkujtua sot në Pezë të Madhe, Tiranë, 72- vjetori i Konferencës së Pezës. Në një prononcim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama u shpreh se Konferenca e Pezës përcaktoi karakterin patriotik dhe antifashist të luftës partizane.
"Peza është çeta e parë antifashiste në Europë", tha përfaqësuesi i LSI-së.
Sipas tij, mesazhet e Konferencës së Pezës janë gjithnjë aktuale dhe frymëzuese.
"Peza është monument krenarie në historinë antifashiste të shqiptarëve, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
Konferenca e Pezës njihet si përpjekja e parë madhore për unifikimin e faktorit shqiptar, duke e renditur vendin përkrah koalicionit botëror anti-fashist. Platforma kryesore e konferencës ishte bashkimi i shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në frontin nacionalçlirimtar. /ATSH/