Luana Vjollca: Ja pse nuk
flas për jetën time private!

Luana Vjollca: Ja pse nuk<br />flas për jetën time private!
Luana Vjollca vjen këtë herë në një intervistë për të treguar më shumë për gjithë ngjarjet e verës së saj, ku shpesh qëlloi të vihej në qendër të vëmendjes publike jo vetëm për punën, por edhe për jetën e saj private. Të gjithë i kanë çuditur paksa sidomos lulet e shumta që asaj i janë dhuruar këto kohë dhe Luana ka përgjigjet e saj, të cilat i jep në këtë intervistë. Veç sferës private Luana ndalet edhe tek karriera e saj me prova e sprova të shumta, ku njëra prej tyre është edhe xhelozia “mes llojit” që shpesh e dëgjojmë në mjediset mediatike, por kurrë nuk thuhet me zë të lartë. Bukuroshja Vjollca duket se ka një zgjidhje mjaft efikase për të, siç ajo shprehet “ S’kam lejuar as të më pengojnë e jo më të më lëndojnë. Thjesht eci drejt synimit tim pa kthyer kokën mbrapa. E kam thënë shpesh dhe e rithem; në këtë botë ka vend për këdo, ndaj xhelozitë dhe dashakeqësitë tek unë nuk ekzistojnë. Po pate talent s’mundet askush të të ndaloj. Unë vazhdoj të eci me punë dhe dëshirë të madhe”.



Luana si kaluan muajt e nxehtë që lamë pas për ty?

Siç e dini shumë impenjative për mua, por do e veçoja si verën time të preferuar të paktën përsa i përket viteve të fundit.

Cila ishte eksperienca më e veçantë që ke përjetuar?

Pyetje e saktë, sepse ishin shumë të tilla, por ndonjëherë si ndan dot si nëna fëmijët hahahhah. Jo vërtetë ndihem e kënaqur me verën që lashë pas. Periudhë e suksesshme me shumë eksperienca të reja të vendosura përballe meje ndonjëherë dhe pa e menduar. Nisi me finalen e “Top fest” për të vijuar me “Summer Fest”, që absolutisht do e veçoja si një eksperiencë që më dha shumë dhe i dhashë shumë, e për ta mbyllur më tej me këngën që gati-gati dhe vet mua më surprizoi, sepse asgjë s’ishte e planifikuar ashtu siç u bë. Shkurt e shqip jam e lumtur që vera ime i kaloi parashikimet e mia. Më shumë punë dhe me kënaqësi të madhe të ndërsjelltë. Suksesi për mua është kur ai publik që më do më mbështet në atë çka bëj dhe e kam ndjer këtë periudhë më shumë se asnjëherë, ndaj po e them dhe këtu publikisht,ju dua! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj.

Nga Top-fest në Summer fest shumë impenjime në muajt e kaluar, gjete kohë për pushim?

S’kam pushuar ende për këtë vit, por kam vizituar shumë vende të Shqipërisë me “Summer fest” dhe ndonëse s’kam pushuar e kam shijuar këtë verë, ndaj s’më ka mbetur peng pushimi.



Këtë sezon, ku do të jesh më tepër e fokusuar?

Absolutisht në punën time. Atyre që u thashë faleminderit më lart më kanë dhënë shumë shtysë që të punoj fortë dhe kështu do jetë s’dua ende të zbuloj asgjë.

Diçka që ka bërë përshtypje kanë qenë fotot e shumta me lule që ti ke postuar, ndonjë adhurues misterioz?

Hahaha pyetje e bukur. Rastësisht sot në punë me kishin dërguar të tjera i kam postuar, sepse janë kënaqësi më vete. Ndihem e vlerësuar sa herë ndodh dhe s’ka gjë më të bukur se kjo. 

Ndërkohë je përfolur për një histori të re dashurie që e ke përgënjeshtruar, si është jeta jote aktuale sentimentale?

Gabimi nis që kur më thua jam përfolur, sepse s’është kështu. Është sqaruar nga vet gazeta që e bëri "lajmin" ndaj s’dua më të shtoj diçka mbi këtë, por as për pyetjen tjetër s’kam gjë për të shtuar.

Përse nuk ke folur kurrë qartë në media për dashurinë?

Sepse, është e shtrenjtë për mua dhe si të tillë e mbroj me forcë.kaq! Kush e ndjen kështu më kupton!



Të bezdisin thashethemet ende?

S’më bezdisin thashethemet se në këtë biznes na shoqërojnë në përditshmërinë tonë. Unë filloj të shqetësohem kur ekzistojnë njerëz që me tendencë kërkojnë të të cënojnë jetën dhe këtë se lejoj!

Dita më e bukur e Luanës si është?

Ashtu siç janë realisht ditët e mia; plot me punë. Nuk i shijoj dot ditët pa adrenalinë.

Si i ke raportet me koleget e tua, ka xhelozi mes femrash siç shpesh thuhet?

Duke qenë femër vet përgjigjen e pyetjes duhet ta dish (qesh). Personalisht ndaj marrëdhënie reciproke respekti dhe korrekte.

A të kanë lënduar ndonjëherë xhelozitë në punë?

S’kam lejuar as të më pengojnë e jo më të më lëndojnë. Thjesht eci drejt synimit tim pa kthyer kokën mbrapa. E kam thënë shpesh dhe e rithem; në këtë botë ka vend për këdo, ndaj xhelozitë dhe dashakeqësitë tek unë nuk ekzistojnë. Po pate talent s’mundet askush të të ndaloj. Unë vazhdoj të eci me punë dhe dëshirë të madhe.

Shumë femra të bukura shpesh shihen si objekt dëshirimi nga meshkujt, ti i ndjen mbi vete këto vështrime?

Jo se s’jam femër e bukur, kur mbeten në kontekstin e vështrimeve nga njerëz që më duan për atë çka unë bëj, ndihem e vlerësuar dhe e kënaqur.

Prova më e vështirë që ke kaluar në jetë deri tani?

Do mbetem sërish brenda kufijve të mi dhe s’do preferoj të flas për detaje të tilla të jetës, sepse preferoj që kjo të jetë një intervistë e buzëqeshur. Zoti na vendos çdokujt përpara provave dhe ne e kemi për detyrë t’i kalojmë ato për t’i lënë më tej pas, thjesht si kujtime.

Qan shpesh?

Jam njeri i ndjeshëm dhe pse s’dukem shumë ndaj prekem dhe do pranoja që qaj sa herë trishtohem.

E quan veten të lumtur?

E quaj veten me fat që bekohem nga familja ime dhe gjithçka kam, ndaj me shumë dashuri i falenderohem Zotit. Kjo është lumturia për mua.



Cila është frika më e madhe që ke?

Ajo se çfarë mund të bëj negativiteti i njerëzve.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit