Lucia Nadin për Report TV:Mesazhet
e zbulimit të ‘Mesharit’ në Venecia

Lucia Nadin për Report TV:Mesazhet<br />e zbulimit të ‘Mesharit’ në Venecia
Lucia Nadin, profesoresha veneciane e shkencave humanitare u nderua me titullin Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës këtë të enjte. Titulli iu dha nga rektori Mynyr Koni me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm shkencor dhe për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pas ceremonisë, Lucia Nadin, në intervistë për Report TV ka rrëfyer marrëdhëniet e saj me Shqipërinë dhe udhëtimin në fushën e kërkimeve albanologjike
 
Keni udhëtuar më parë në kulturën shqiptare, përpara se të udhëtonit këtu në Shqipëri, e të njiheshit me mjediset universitare dhe shkencore, çfarë diference ka qenë midis këtyre dy kontakteve?
 
Në fillim më është dashur ta njihja Shqipërinë, përpara se të vija këtu. Sepse në vitet ‘90 Shqipëria sapo kishte dalë nga izolimi totalitar, dhe mua më duhej që ta hulumtoja më parë, ta rizbuloja këtë vend para se të vija. Kur erdha në vitet ‘90 pashë se ato ishin vite të vështira dhe, në ato kohë ka qenë për mua një pjesëmarrje njerëzore, ku kam jetuar me ëndrrat dhe utopitë dhe kam përjetuar edhe rindërtimin e Shqipërisë në ato vite.
 
Cili ka qenë hapi i parë për të kontribuar, duke qenë se u vlerësuat edhe me një Certifikatë Mirënjohjeje nga Katedra e Gjuhëve të Huaja?
 
Duke qenë se në atë kohë ishte më e vështirë për kolegët shqiptarë të italishtes që të vinin në Itali, kam qenë unë që kam bërë punë kërkimore në dokumentacione te ndryshme dhe këtë punë ua përcillja kolegëve për gjurmët e historisë së atyre kohërave.
 
Kishit më parë njohur për historianë  e Shqipërisë, për Barletin, Buzukun, para se të nisje këtë punë kërkimore?

Që të jem e sinqertë. Jo, fillimisht nuk kisha njohuri. Njihja vetëm një emër Barletin dhe pastaj m’u desh dhe mua që studioja që nga historia e Mesjetës dhe mu desh që ta ripërshkruaja edhe njëherë historinë e kësaj periudhe.
 
Më surprizoni, sepse ju keni bërë edhe disa zbulime interesante për veprën e Gjon Buzukut. ...
 
Është përpjekja për të parë burimet për të rindërtuar një histori, para është kërkimi me detaje rreth 1555-ës, siç është publikim i një Meshari, dhe kjo punë e detajuar është si të bashkosh pjesët e një pazëlli për të dhënë imazhin e një historie të tërë.
 
Cilat janë disa nga pikat më të forta të zbulimit tuaj rreth Mesharit?
 
Unë thjesht kam sjellë fakte dhe kjo punë duhet të vazhdojë nga të tjerët. Kam mbledhur fakte të vendit nga ku është publikuar në Venecia. Gjëja më e rëndësishme ishte të zbuloja pse u botua në këtë vit, 1555-a, dhe kujt i drejtohej kjo vepër, kur Shqipëria vetë sundohej nga Perandoria Otomane.
 
Viti 1555 ishte një vit i errët, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën, çfarë mesazhesh keni zbuluar?
 
Viti 1555 ka qenë një vit luftërash, errësire e konfrontimesh të forta të shumë palëve, por ne përballë kishim Ballkanin, ku konfliktoheshin interesa të ndryshme. Dhe unë mendoj se kjo datë është e rëndësishme për të hedhur dritë. Kjo datë duhet studiuar në një kontekst të përgjithshëm, kur kemi parasysh se ishin tre katër breza emigrantësh shqiptarë në rajonin e Venecias. Ka qenë një kohë kur ishte ngritur miti i Skënderbeut dhe marrëdhëniet mes Skënderbeut dhe Venecias ishin të shumëfishta e lidheshin me këtë figurë mitike. Dhe ishte koha kur emigrantët shqiptarë të ardhur në këtë rajon po e rrafshonin identitetin dhe po integroheshin në realitetin italian.
 
Së fundi, Cili është opinioni juaj për marrëdhëniet e gjithëkohshme italo-shqiptare?
 
Një historian i njohur Brodel thotë se kombet që janë përballë Adriatikut janë si fqinj që duhet të kapen për dore për të bashkuar interesat me njeri tjetrin. Kjo gjë ka ndodhur në të shkuarën, por shihet se do të ndodh edhe në tashmen.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime