Ludmilla Baballëku këndon nga karantina “Këngën e Rinisë”, një nga hitet e viteve ‘85

Këngëtarja e mirënjohur e njohur e viteve ‘80-‘90, Ludmilla Baballëku përmes një mesazhi që jep nga shtëpia përshëndet miqtë e muzikës në këto ditë të vështira. “

Le të jemi të gjithë bashkë, të qëndrojmë në shtëpi që të bëhemi pjesë e frenimit të virusit Covid- 19”, shprehet këngëtarja. Ludmilla Baballëku,e cila  këndon për Report TV,“Këngën e Rinisë”, një nga hitet e viteve ’85.

Ludmilla Baballëku u shqua në festivalet e këngës në RTSH. Për herë të parë, ajo u ngjit në skenë  e këtij festivali në dhjetor të 1984-s, në edicionin e 23-të me këngën "Bir dhe shok". Në Dhjetor të 1985-s, Ludmilla Baballëku morr pjesë në Festivalin e 24-të në RTSH me këngën "Faqendritur para historisë" dhe karriera e saj nisi në ngjitje ku nga njëri festival në tjetrin këndoi disa këngë që u kthyen në hite të kohës si "Na rrit Shqipëria"; "Kur Zbardh Agimi"; "Në emër të jetës"; “Lule e nusëruar", etj. Këngëtarja Baballëku pas viteve ’90, u shfaq më rrallë në skenën e festivalit, pasi ky dhe vetë festivali nisi ta humbiste shkëlqimin që pati në historinë e muzikës shqiptare. Ajo është vlerësuar nga kritika muzikore për timbrin e rrallë të zërit të saj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë