Lufta antikorrupsion nga SHBA do të nxjerrë shqiptarët nga sundimi antishqiptar

Lufta antikorrupsion nga SHBA do të nxjerrë shqiptarët nga sundimi antishqiptar

Parlamenti i Shqiperise

Dy janë detyrat imediate të shqiptarëve sot: Të rrëzojnë këta pushtetarë të korrupruar që urrejnë shqiptarët pasi i kanë grabitur; dhe të bashkohen të gjith e të fillojnë investimin e madh për ngritjen e shkencës së historiese, e cila duhet të rishkeuajë historonë mahnitëse të vijës së drejtë: Ilirë - Arbër - Shqiptarë.  Kjo duhet bërë për të goditur mediokrItetin dhe frikën nga fqinjët të historianëve shqiptarë pa asnjë vlerë. Historia e Shqipërisë duhet të rishkruhet në dritën e lavdisë së saj, si epokë rezistencë dhe si epokë historikë në një përiudhë tremijëvjeçare. Këto janë detyrat e domosdoshme që po kanë shqiptarët përballë historisë.

*
* *
Ka pasur një konsipracion të shëmtuar antishqiptar që ka nisur që në shekullin XVll, kundër Arbërisë dhe në favor të sllavëve dhe Rusisë: kundër arbërve në fillim dhe shqiptarëve më pas. Stambolli ka qënë me sllavët dhe Rusinë kundër arbëresho-shqiptarëve, sepse nuk ndihej i sigurt po të mos i osamanizonte shqiptarët. Kurse sllavët me Moskën në veprim, e kërkonin osmanizimin e Shqipërisë, që ta kishin të lehtë pastaj pastrimin etnik nga Sanxhaku e nga Nishi, nga Kosova e nga Ulqin, Tivari e Gruda, e kudo që kishte shqiptarë të fesë islame.
Përpjekja otomane për osmanizimin e shqiptarëve ka qënë një egërsi barbare, por qëndresa shqiptare kundër tyre, kur të shkruhet e plotë, shumë shpejt do të hyjë si simbolikë e Perëndimit në funksion të vlerave të qytetërimit perëndimor. Pikërisht këtu nis rishkrimini historisë së Shqipërisë, që si rezistencë mbijetese pas gjithë kësaj mizorie, sikundër që thotë edhe historiani i madh kroat me famë botëore, Milan Shuflaj - ka ardhur si pasojë e heroikës së malësorëve shqiptarë; por edhe si pasojë e substratit shqiptar ku është nbështetur i gjithë qytetërimi perëndimor. 
Ka afër 150 vjet që e gjithë historiografia serbe dhe greke është hedhur në një sulm të përbindshëm dhe herë - herë histerik për të "vërtetuar" se shqiptarët janë osmanët e turq. Kështu vijojnë edhe sot, kur gjithçka është shumë e qartë për historiografinë perëndimore. Por sot, Beogradi dhe Moska e kanë shpresën te Erdogani dhe te kryeministri shqiptar Edi Rama, që kërkon të shpëtojë veten nga ndëshkimi i drejtësisë për korrupsion, me ndihmën që ky kryeministwr mund t’i japë Erdoganit në dëshirën e tij për të rikrijuar Perandorinë Osmane. Një injorancë dhe ligësi njëherësh, është kjo, në një kohë që vetë Erdogani në këto çaste është në pragun cak që do t’i vendosen sanksionet nga Uashingtoni.

*
* *
Shqiptarët, në historinë e tyre përplasëse me orienitn u ndodhën midis dy presioneve të mëdha: presioni turk që donte me çdo kusht të osmanizonte arbëresho-shqiptarët, dhe presioni sllav që dont të sllavizonte të gjithë ortodoksinë shqiptare. Të vetmit që rezistonin realisht kanë qenë katolikët shqipatrë. Ortodoksët arbëreshë - shqiptarë me shumicë, të detyruar nga presioni i Stambollit, u shkruajtën sllavë, kurse me katolikët arbëreshë kjo ngjau vetëm, nga Mali i Zi e deri në Dalmaci, por edhe sot kroatët me origjinë arbërore e dinë këtë fakt dhe shkruhen si dalmatë e jo sllavë, pavarësisht se janë brenda kontekstit të gjuhës sllave të Kroacisë. Po dhe këtu ka një gjë: antiserbizmi dinjitoz kroat e ka marrë forcën nga tharmii iliro-arbëresh i kroatëve. 
Shkenca shqiptare e antropologjisë, që ende nuk ekziston, duhet të fillojë punën njëlloj si çështja e gjuhësisë, paralel me çështjen e madhe të rishkrimit të historisë së Shqipërisë. 
Kjo është një kohë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por shqiptarët janë në Shqipëri të uzurpuar nga antishqiptarët e korruptuar që, për të shpëruar vetën dhe pasurinë e grabitur nga shqiptarët, goditën dhe nuk lejuan që të bëhej një punë akademike në lidhje me historinë dhe antropologjinë shqiptare.
Kjo është arsyeja që asnjëherë shteti shqiptar nuk pagoi në njëzet vje studentë për të ndjekur sudime në Oksford, në Kembrixh, në Harvard, në Jell, e ne universitete të tjerë të mëdhenj të ekselencës në Përëndim. Kështu si sot, të gjithë e kanë hedhur vështrimin nga fqinjët aneksues dhe pushtues të territoreve shqiptara, me frikë e me datë ndaj tyre, historianë e politikanë – të trembur dhe në shërbim të atyre të cilët kanë 150 vjet që urrejnë gjuhën dhe historinë e Shqipërisë në vijën iloirë-arbër-shqiptarë.
Prandaj: 
Lufta antikorrupsion që po drejton politika amerikane me forcë në Shqipëri, ka si qëllim që të ndihmojë shqiptarët të dalin nga sundimi antishqiptar njëqindvjeçar që i ka ardhur nga renegimi i elitave politike në favor të fqinjëve sllavë e grekë, pushtues dhe aneksues të mëdhenj të territoresh shqiptarë, por që menjëherë do të fillojë seleksionimi i ekselencës studentore shqiptare për të shkuar në universitetet prestigjozë në Angli e në Amerikë, dhe për të studiuar e për të themeluar shkencën e vërtetë e historisë dhe antropologjisë shqiptare. Kjo është domosdoshmëria jonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hiri: 30/07/2018 18:54

    Z.Ngjela me gjithe respektin, te mohosh se shqiptaret myslymane jane perzierje osmane, me duket e tepert.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh