
Pas akuzave drejt Moskës për mizoritë e kryera pranë Kievit, është koha që Bashkimi Evropian të diskutojë ndalimin e furnizimeve me gaz rus.
“Duhet të ketë një përgjigje, këto krime nuk mund të mbeten pa përgjigje”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht. Në Twitter ajo theksoi se ministrat e BE-së duhet të diskutojnë gjithashtu për ndalimin e furnizimit me gaz nga Rusia.
Lajmi kryesor:
Situatë tmerri në Bucha, fëmijët përdoren si mburoja, ekzekutime në mes të rrugës! Zelensky: Gjenocid! Moska e mohon: Foto të fabrikuara! Blinken: Ato pamje të godasin me grusht në stomak










