Shpërthime në Lviv, alarme për sulm në shumë qytete! Putin dy orë telefonatë me Macron: I hapur për dialog, Kievi nuk është serioz! Biden: Diktatorët duhet të ndalohen

Lufta në Ukrainë vijon, ndërsa agresioni i ushtrisë ruse nuk ndalet. Një sulm ka ndodhur në uzinën Azovstal në Mairupol, ku shpërtheu edhe një zjarr i madh. Ndërkohë në Odesa raportohet për viktima, ku është goditur edhe një kishë, ndërsa një 15-vjeçar raportohet të ketë humbur jetën.

OKB-ja ka vlerësuar se që nga fillimi i luftës janë 3 mijë viktima. Sakaq 100 civilët e parë që u evakuuan nga fabrika e çelikut Mariupol, kanë mbërritur në qytetin e Zaporizhzhia. Megjithatë, zyrtarët thonë se 200 njerëz mbeten të bllokuar brenda fabrikës industriale, e cila po vihet nën sulmin e ri rus. Ushtarët ukrainas thonë se trupat ruse po përdorin aeroplanë, tanke dhe raketa luftarake për të goditur vendin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një shkrim në Twitter, bën thirrje që bota të kundërshojë retorikën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

‘Bota duhet të kundërshtojë këtë retorikë të ndyrë dhe të rrezikshme dhe të mbështesë partnerët tanë ukrainas përballë sulmit të egër të Kremlinit', shkruan ai.

Ndërkohë, BE po punon për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila parashikon një embargo graduale ndaj naftës dhe tërheqjen e “bankave të tjera” nga sistemi i transaksioneve Swift. 

Sipas Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar, në raportin e tyre të fundit, ushtria e Moskës është dukshëm më e dobët dhe pushtimi i Ukrainës do të ketë një ndikim të mbi të, pasi trupat e saj kanë pësuar dështim strategjik dhe operacional.

 Nga ana tjetër Moska ka deklaruar se Zelensky-t nuk i intereson paqja dhe se për të paqja është fundi dhe se do të vazhdojë t'i lutet Perëndimit për armë dhe para.

Kryebashkiaku i Mariupol pretendon se etëm tre nga 14 autobusët me civilë të evakuuar nga Mariupol kanë arritur në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe 11 të tjerët janë zhdukur. Një sulm i forcave ruse në një fabrikë në Avdiivka ka marrë jetën e 10 personave, të cilët po prisnin në stacionin e autobusit pasi kishin mbaruar turnin.

Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron kanë  zhvilluar një bisedë telefonike e cila zgjati 2 orë , kjo sipas mediave. Putin i tha Macron se është  i hapur për dialogun me Kievi. Gjatë  diskutimeve ai theksoi se Perëndimi nuk duhet të dërgojë me armë në Ukrainë , pasi nuk po kontribuon për t’i dhënë  fund kë saj mizorie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Raketat ruse godasin gjashtë stacione hekurudhore

1651611315_rr.jpg

Raketat ruse kanë goditur gjashtë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore. 

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, duke thënë se nuk ka të lënduar, por ka dëme të mëdha në infrastrukturë. Për shkak të bombardimeve, u ndalua nisja e 14 trenave.

Ora 20:40
Shpërthime në Lviv, kryebashkiaku: Ka ndërprerje të energjisë në disa zona të qytetit

1651603532_lviv.jpg

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar shpërthime në Lviv, në Ukrainën perëndimore.

Kryebashkiaku Andriy Sadovyi reagoi në Twitter duke i thënë të gjithëve që të qëndrojnë brenda pasi kanë nisur sulmet ajrore ndërsa raportoi se ka ndërprerje të energjisë në disa zona të qytetit.

Ora 19:47
U dëmtuan nga lufta, kompania sllovake do të riparojë automjetet e blinduara ukrainase

1651600288_9lyxMhSKvaiBE3ss.jpg

Një kompani sllovake ka marrë përsipër të riparojë automjetet e blinduara ukrainase që janë dëmtuar si pasojë e luftës. 

"Kompania Konstrukta - Defense ka rënë dakord me palën ukrainase për riparimin dhe modernizimin e pajisjeve ushtarake ukrainase," tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes Martina Koval Kakascikova. 

Grupi i parë i pajisjeve ushtarake të dërguara në Sllovaki nga Ukraina do të përbëhet nga dhjetëra automjete të blinduara të llojit BRDM-2. 

Ora 19:42
Ushtria amerikane: Rreziku i përplasjes së superfuqive shumë i lartë

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane Mark Milley tha gjatë një seance dëgjimore në Senat se me luftën në Ukrainë, ne kemi hyrë në një botë të re, më të paqëndrueshme, ku rreziku i një përplasjeje midis superfuqive është më i lartë.

 Milley tha se ai kurrë nuk ka parë një rrezik më të lartë të sigurisë globale në karrierën e tij ushtarake 42-vjeçare.

 “Rusia dhe Kina janë dy fuqi me aftësi të konsiderueshme ushtarake që duan të prishin rendin botëror të bazuar në ligj”, tha Milley.

“Ushtria jonë është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Evropë," siguroi ushtria.

Ora 19:05
Sulmi i forcave ruse në një fabrikë në Avdiivka: Vriten 10 persona, po prisnin në stacionin e autobusit

1651563303_30ukraineblogazovstaltopartvideoSixteenByNine3000.jpg

10 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur në sulmin nga forcat ruse në një fabrikë në qytetin Adviivka. Kjo u raportua nga guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet. 

"Sulmi ndodhi kur punëtorët sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po prisnin në stacionin e autobusit për t'i çuar në shtëpi," tha Kyrylenko.

Ora 18:41
Mbushën me lule dhe ngjyra strehimoren në Ukrainë, grupi i piktorëve i dhanë ‘jetë’ vendit të frikës

Ngjyra dhe lule “mbuluan” një strehë ukrainase në Rivne. Një grup piktorësh vullnetar vendosën t’i japin jetë strehimores, duke e zbukuruar me piktura tradicionale të Ukrainës.

Ora 17:52
Kryebashkiaku i Mariupol: Këtu Putin e ka tejkaluar Hitlerin

“Në Mariupol "më shumë se 20 mijë civilë janë vrarë në 2 muaj. Nuk mund të them nëse rusët po përgatisin ndonjë gjë për 9 maj apo jo. Ata tashmë kanë bërë gjithçka që mundën, kanë shkatërruar qytetin. Putini tashmë e ka tejkaluar Hitlerin”. Kjo ishte një deklaratë e kryebashkiakut të Mariupolit për gjendjen e mjerueshme që mbizotëron në vend.

Ora 17:43
Macron i drejtohet Putinit: Jepi fund agresionit në Ukrainë!

1651485840_18512545695055c9b44124300a6a49512ce37f815.jpg

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të përmbushë përgjegjësitë e Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke i dhënë fund agresionit në Ukrainë.

Sipas Elysee, kjo ishte kërkesa e Macron në fund të bisedës që zgjati 2 orë e 10 minuta. Kjo ishte biseda e parë që nga rizgjedhja e Macron si president i Francës.

 

Ora 16:10
2 orë në telefon, Putin-Macronit: I hapur për dialog me Kievin


Rusia është ende e hapur për dialog me Ukrainën. Kështu tha presidenti rus Putin në një bisedë telefonike me Macron, sipas Kremlinit, cituar nga TASS.

“Ukraina nuk është gati për negociata serioze për t'i dhënë fund konfliktit me Rusinë. Bashkimi Evropian injoron krimet e luftës të forcave të Kievit", tha Putin.

Ora 16:04
Putin-Macronit: Perëndimi nuk duhet të sigurojë më armë për Ukrainën

Në telefonatën e sotme, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron diskutuan problemin e sigurisë globale të ushqimit. Kjo është raportuar nga Kremlini, cituar nga Tass , sipas të cilit pala franceze ka shprehur shqetësim në lidhje me këtë.

Në këtë kontekst Vladimir Putin theksoi se situata në këtë çështje është e ndërlikuar, kryesisht për shkak të sanksioneve të vendeve perëndimore, dhe vuri në dukje rëndësinë e funksionimit të papenguar të logjistikës globale dhe infrastrukturës së transportit.

Gjatë  bisedë s Putin i tha Macron të  mos furnizojë  me armë  Ukrainën. 

"Perëndimi mund të kontribuojë për t'i dhënë fund kësaj mizorie duke ushtruar ndikimin e duhur mbi autoritetet e Kievit dhe duke ndaluar furnizimin me armë në Ukrainë," i tha Putin.

Biseda mes Macron dhe Putin ka zgjatur 2 orë.

Ora 15:26
Historia e Vyacheslav, 14 vjeçari që vdiq për të shpëtuar të moshuarit

1651584458_lapr1080oricropMASTER0x0.jpg

Një 14-vjeçar u vra dje në një sulm në Odessa, ku u godit një bazë ushtarake dhe një ndërtesë pranë një kishe ortodokse. Babai i të miturit shkroi në Telegram: "Djali im vdiq dje nga sulmi me raketa. Ai nuk u strehua gjatë alarmit të sulmit ajror sepse po përpiqej të shpëtonte pleqtë. Ata mbijetuan, djali jo."

Vyacheslav, 14 vjeç është një nga shumë viktimat e kësaj lufte. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë 219 fëmijë dhe janë plagosur 405 të tjerë. Numri më i madh i vdekjeve të të miturve u regjistrua në rajonin e Donetskut, (139 vdekje), i ndjekur më pas nga Kievi dhe Kharkiv.

Ora 15:06
Kievi: Gjenden 290 trupa në Irpin

1651498251_civil.jpg

 

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës raporton se janë gjetur 290 trupa në Irpin, ku 55 prej tyre janë mbetje njerëzore.

“Nga këta, 40 u vranë nga të shtënat me armë zjarri, 35 nga predha, 5 nga uria. 210 të tjerë kanë plagë që janë ende në hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.

Ora 14:54
Civilë me thonjë të shkulur dhe duar të lidhura, zbulohet një tjetër varr masiv në Kiev

Me thonjtë të shkulur nga vendi dhe duar të lidhura, një tjetër varr masiv me civilë është gjetur në fshatin Kalyanivka në Kiev.

Lajmin e dha këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak në Twitter, duke postuar dy foto nga masakra. 

"Sa nga këto krime ka tani në territoret e pushtuara? Rusia ka zgjedhur rrugën e terrorit popullsinë civile," shton ai.

Ora 14:39
Johnson flet në Parlamentin e Ukrainës, miraton një paketë mbështetje prej 270 milionë paundësh për Kievin

Boris Johnson përshëndeti deputetët ukrainas teksa iu drejtua atyre në një mesazh historik në parlamentin e vendit. Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko shkroi në Tëitter: ‘Nuk kam parë kurrë kaq shumë ovacione për një fjalim të vetëm.’

Në fjalimin e Johnson, ai tha: ‘Është një nder i madh për mua që t'ju drejtohem në këtë moment vendimtar të historisë dhe përshëndes guximin me të cilin po përballemi sot dhe do të vazhdoni të përballeni pavarësisht sulmit barbar ndaj lirive tuaja.’

Kryeministri Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, në javët e ardhshme si pjesë e një pakete mbështetjeje prej 270 milionë paund.

Boris Johnson u tha deputetëve ukrainas se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa kundër anijeve Brimstone dhe sisteme anti-ajrore Stormer, së bashku me automjete të blinduara, për të evakuuar civilët nga zonat e sulmuara dhe për të mbrojtur zyrtarët.

Ora 14:27
Prokurorja e Kievit: Putin kriminel lufte i shekullit 21, të hetohet

1651566970_im535453.jpg

Putin është një kriminel lufte i shekullit 21, ai duhet të gjykohet patjetër. Kështu ka deklaruar prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova gjatë një konference me gazetarët.

“Kujtoni Çeçeninë, Gjeorgjinë dhe tani Ukrainën. Putin është përgjegjës, komandanti i përgjithshëm për krimet e luftës të kryera në këto zona.”, tha ajo.

Ora 14:19
Putin nënshkruan dekret: Kundërsanksione ndaj vendeve armiqësore

1651504702_httpscdn.cnn.comcnnnextdamassets220216131509putin0215.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin , "për të mbrojtur interesat kombëtare", nënshkroi një dekret "për zbatimin e masave të veçanta ekonomike të hakmarrjes në lidhje me veprimet armiqësore të disa vendeve dhe organizatave ndërkombëtare". Dekreti ndalon të gjitha organet e qeverisë federale dhe rajonale dhe individët nën juridiksionin e Federatës Ruse që të eksportojnë produkte dhe lëndë të para te personat dhe subjektet në listën e sanksionuar. Dekreti gjithashtu ndalon transaksionet me individë dhe kompani të huaja të prekura nga sanksionet hakmarrëse të Rusisë dhe u lejon palëve ruse të ndërpresin detyrimet e tyre ndaj tyre. Putin ka udhëzuar qeverinë që të hartojë një listë të veçantë brenda 10 ditëve.

Ora 14:18
Kievi: Rusia ka rinisur sulmet në fabrikën e çelikut në Mariupol

Forcat ruse filluan sulmin në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Agjencia Lajmi u konfirmua nga zëvendëskomandanti i regjimentit Azov. Para sulmit, luftëtarët rusë bombarduan Azovstal për disa orë, duke shkaktuar një zjarr të madh. Sipas Moskës, forcat e Ushtrisë reaguan pasi ushtria ukrainase shkeli regjimin e armëpushimit. Kjo u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

"Forcat ruse përdorin aviacionin dhe artilerinë. Ata dolën nga bodrumet dhe morën pozicionet e sulmit në territor dhe në ndërtesat e uzinës. Tani njësitë e ushtrisë ruse, duke përdorur artileri dhe aeroplanë, kanë filluar të shkatërrojnë këto pozicione", njoftoi ministria.

Ora 13:47
Rusët kanë filluar të sulmojnë fabrikën në Mariupol

Ushtria ruse ka filluar të sulmojë fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol. Lajmin e bëri të ditur Agjencia e lajmeve ukrainase “UNIAN” duke iu referuar korrespondentit e të saj ushtarak Andrei Tsaplienko. Sulmi është konfirmuar dhe nga Zëvendëskomandanti i regjimentit Azov. Raportohet se në fabrikë pati bombardime gjatë gjithë natës dhe dy gra civile u vranë gjatë sulmeve. Moska gjithashtu konfirmon se ka hapur zjarr ndaj batalionit Azovstal.

Ora 13:26
Putin bën gati kundër-sanksionet

Vladimir Putin ka vendosur të reagojë ndaj sanksioneve të vendosura. Ditën e sotme ai ka udhëzuar qeverinë që të përcaktojë, brenda 10 ditëve, një listë të subjekteve që i nënshtrohen sanksioneve hakmarrëse ruse. Dekreti me kundër- sanksione i nënshkruar nga presidenti rus ndalon kryerjen e transaksioneve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj personave të huaj fizikë dhe juridikë që kanë rënë nën sanksionet hakmarrëse ruse.
Eksporti i lëndëve të para dhe produkteve nga Federata Ruse në subjektet e sanksionuara në Rusi është gjithashtu i ndaluar, sipas raportimeve të TASS .

Ora 12:48
Bombardimet ruse, Kiev: Më shumë se 20 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës

"Pushtimi i Ukrainës nga trupat ruse më 24 shkurt shënoi një fazë të re të represionit brutal kundër gazetarisë së pavarur në Ukrainë. Në dy muaj, sulmuesit rusë vranë më shumë se 20 gazetarë ukrainas dhe të huaj dhe shkatërruan shumë redaksi". Kështu deklaroi Ministria e Jashtme e Ukrainës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Ministria kujtoi gazetaren e Radio Svoboda , Vira Giriç, e cila vdiq në një ndërtesë banimi në qendër të Kievit pas një sulmi me raketa ruse.

Ora 12:33
Kryebashkiaku i Mariupol: Zhduken 11 autobusë me civilë të evakuuar

“Vetëm tre nga 14 autobusët me civilë të evakuuar nga Mariupol kanë arritur në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase. Fati i njerëzve në njëmbëdhjetë autobusët e tjerë nuk dihet. Këta njëmbëdhjetë autobusë u zhdukën diku, ata duhej të shkonin në Zaporizhzhia në pjesën e kontrolluar të shtetit tonë, por ata humbën diku". Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Mariupol , Vadym Boichenko.

Ora 11:56
Moska: Zelensky nuk dëshiron paqe, për të do ishte fundi

1651040118_zelensky.jpg

"Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky nuk ka nevojë për ndonjë traktat paqeje. Për të, paqja është fundi", kështu shkroi në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev.

"Zelensky do të vazhdojë t'i lutet Perëndimit për armë dhe para, duke shprehur shqetësimin për ukrainasit," shtoi ai.

Ora 11:25
Inteligjenca Britanike: Ushtria e Moskës dukshëm më e dobët pas pushtimit të Ukrainës

Sipas Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar, në raportin e tyre të fundit, ushtria e Moskës është dukshëm më e dobët dhe pushtimi i Ukrainës do të ketë një ndikim të mbi të, pasi trupat e saj kanë pësuar dështim strategjik dhe operacional. Midis 2005 dhe 2018, Moska investoi në avionë të sofistikuar, anije dhe armë tokësore. Megjithatë, modernizimi i pajisjeve të saj nuk e lejoi Rusinë të dominonte Ukrainën pasi dështimet në planifikimin strategjik dhe ekzekutimin operacional e penguan atë të përkthejë këtë forcë numerike në një avantazh vendimtar.

Ora 11:02
Rusia: Kemi shkatërruar armët e sjella nga Perëndimi në Odessa

Ushtria ruse shkatërroi hangarët e armëve të huaja në Odessa me raketa lundrimi supersonike Onyks, tha Igor Konashenkov”,. Raketat me preciozin të lartë Onyks në rajonin e Odessa goditën një qendër logjistike në një aeroport ushtarak përmes të cilit u dërguan armë të huaja. Hangar me mjete ajrore pa pilot Bayraktar TB2 , si dhe armë raketore dhe municione të marra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane janë shkatërruar”, tha një Zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Ora 10:34
Putin së shpejti mund t'i shpallë luftë Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin mund t'i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj, dhe kjo do të lejonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë ruse.

Lajmi se Rusia mund t’i shpallë luftë Rusisë është bërë i ditur nga disa zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, sipas raportimeve të CNN.

9 maji është e njohur ndryshe si "Dita e Fitores”, pasi Rusia përkujton fitoren ndaj nazistëve në vitin 1945.

Për shkak të nivelit të lartë të propagandës në Rusi, mund të ketë një  përshpejtim të ofensivës ruse në Ukrainë. Deri më sot, Putini ka këmbëngulur t'i referohet konfliktit brutal që shpërtheu më 24 shkurt si një "operacion special ushtarak".

Ora 09:59
Tre civilë të vrarë në Ukrainën lindore

Të paktën tre civilë u vranë mëngjesin e sotëm nga bombardimet ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Vuhledar.

Lajmi nga Rajoni i Donjeckut u konfirmua nga zyra e presidentit ukrainas. Raportohet gjithashtu se dhe zona të tjera të Donetsk janë nën sulme të vazhdueshme.

Fokusi i pushtimit rus është zhvendosur nga rajoni i Kievit në Ukrainën lindore dhe jugore në javët e fundit, pasi Moska nuk arriti dot të merrte kryeqytetin.

Ora 09:46
Papa Françesku: Viktor Orban më tha se Putin po planifikon që t’i japë fund luftës më 9 maj

Papa Françesku tha se kryeministri hungarez Victor Orban i tha atij kur u takuan në fund të prillit, se presidenti rus Vladimir Putin po planifikon t'i japë fund pushtimit të Ukrainës më 9 maj, ‘Ditën e Fitores së Rusisë’.  Papa i bëri komentet për gazetën Corriere della Sera.

“Orban, kur e takova, më tha se rusët kanë një plan, se gjithçka do të përfundojë më 9 maj”, tha Papa Françesku.

"Kjo do të shpjegonte gjithashtu shpejtësinë e përshkallëzimit të këtyre ditëve. Sepse tani nuk është vetëm Donbasi, është Krimea, është Odesa, po heq portin e Detit të Zi nga Ukraina, është gjithçka."

‘Nuk ka vullnet të mjaftueshëm për paqe”, tha Papa, “Unë jam pesimist, por duhet të bëjmë çdo gjest të mundshëm për të ndaluar luftën”. 

Ora 09:30
Ende 200 civilë të mbetur në fabrikën e çelikut në Mariupol

Raportohet se 100 000 civilë kanë mbetur në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit, lajmi u bë i ditur nga Kryebashkiaku i Mariupolit  Vadym Boychenko.

Ndërkohë 200 civilë janë ende të izoluar së bashku me disa trupa ushtarake ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal, e cila ka përjetuar sulme të përsëritura gjatë orëve të fundit.

Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq po punojnë për të lehtësuar evakuimin nga centrali. Shpresohet që një autokolonë të largohet nga fabrika e çelikut gjatë ditës së sotme.

Gjatë fundjavës, një grup prej 100 civilësh ishin mundën që të iknin, por ende nuk kanë arritur në Zaporizhzhia pasi patën vonesa gjatë rrugës. 

Ora 09:07
Blinken: Retorika e Lavrov është e poshtër dhe e rrezikshme

1650992453_WireAP85f2fbc70f984d80869bf68a9901a56116x9992.jpg

‘Bota duhet të kundërshtojë këtë retorikë të ndyrë dhe të rrezikshme dhe të mbështesë partnerët tanë ukrainas përballë sulmit të egër të Kremlinit.’ Kështu tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në një postim në Twitter, duke ju referuar ministrit të Jashtëm rus, Serghei Lavrov.

Ora 09:01
Berlini ka dërguar armë dhe pajisje me vlerë 190 milionë euro në Kiev

1650987552_ARME.jpg

Në tetë javët e para pas pushtimit rus, Gjermania dërgoi armë dhe pajisje me vlerë mbi 190 milionë euro në Kiev. Berlini i dha dritën jeshile furnizimit me armë në vlerë 120,5 milionë euro dhe lloje të tjera armësh me vlerë 71,4 milionë euro nga data 24 shkurt deri më 19 prill, sipas asaj që njoftoi Ministria e Ekonomisë Gjermane në përgjigje të një pyetjeje parlamentare.

Ora 08:49
Zelensky: Vazhdon sot evakuimi nga Mariupol

1651260972_16498188119826.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se evakuimi i civilwve nga qyteti i Mariupolit do të vazhdojë edhe sot dhe shprehu shpresën që korridoret humanitare të Berdiansk, Tokmak dhe Vasylivka të funksionojnë. Zelensky siguroi se Kievi ende "po bën gjithçka që është e mundur për të shpëtuar" civilët e Mariupolit dhe se "operacioni i evakuimit vazhdon".

Ora 08:41
Kievi: Shkon në 220 numri i fëmijëve të vdekur nga sulmet ruse

Numri i të vdekurve të fëmijëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus ka shkuar në 220 (dje ishte 219). Këtë e raporton Prokuroria Publike e Ukrainës në Telegram. Gjithashtu janë 406 fëmijë të plagosur.

Ora 08:30
Kiev: Bombardime të forta në rajonin e Zaporizhzhia

Moska po rigrupon trupat e saj dhe po forcon artilerinë dhe njësitë e mbrojtjes ajrore në zonat e Zaporizhzhia, Kryvyi Rih dhe Mykolaiv. Kështu njofton ushtria ukrainase, duke shtuar se në orët e fundit rusët kanë bombarduar rëndë qytetet Tokmak dhe Berdyansk, në rajonin e Zaporizhzhia. Nga ana e saj, Administrata Rajonale Ushtarake e Zaporizhzhisë ka njoftuar se Moska po përpiqet të krijojë një rrjet mbështetjeje logjistike për trupat e saj.

Ora 07:49
Kievi: Hungaria ishte e informuar për pushtimin

Hungaria ishte e informuar paraprakisht nga Rusia për gatishmërinë e saj për të pushtuar Ukrainën. Kievd Independent duke cituar kreun e Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov. Gazeta ukrainase thekson se më 1 shkurt Viktor Orban shkoi në Moskë për të vizituar Vladimir Putinin. Më pas, autoritetet hungareze kundërshtuan publikisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 03/05/2022 15:16

    Keta legenat sahanlepiresat e amerikes po vrasin popullin per te dobesuar Rusine por ne te vertet po shkaterrojne gjithe boten duke e lene pa buke dhe pa lende te pare shpresoj qe Europa ti therras mendjes sa me pare se do jete teper vone po ndoqenameriken nga mbas se po i con drejt humneres ekonomike globale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç