Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane

Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje. Luftimet e 24 orëve të fundit në shkallë të gjerë (1-2 Tetor) kanë shkaktuar mbi 70 të vdekur në Liban, Gaza dhe Izrael. Ky i fundit u godit nga dy sulme terroriste në Jaffa dhe Tel Aviv, ku mbetën të paktën 8 të vrarë. Po kështu 55 viktima dhe 156 të plagosur u raportuan nga fronti i luftës në Liban.

Irani pretendon se e ka përfunduar sulmin e tij kundër Izraelit, pas lëshimit të rreth dyqind raketave mbrëmjen e djeshme, shkruan "La Repubblica"Por, ushtria izraelite zotohet t'i pëtgjigjet sulmeve iraniane. 

"Dje Irani lëshoi ​​rreth 200 raketa kundër shtetit të Izraelit. Irani sulmoi zonat civile, rrezikoi jetën e shumë civilëve. Falë sjelljes së duhur dhe mbrojtjes me cilësi të lartë, dëmi është relativisht i vogël". "Ne do të përgjigjemi, ne dimë të dallojmë objektiva të rëndësishëm, ne dimë të godasim me saktësi dhe fuqi", tha Shefi i Shtabit të IDF, Herzi Halevi.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk do të mbështesë një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane. "Përgjigja është jo," u tha Biden gazetarëve kur u pyet nëse ai do ta mbështeste një sulm të tillë.

“Ne në G7 biem dakord që ata kanë të drejtë të përgjigjen, por ata duhet ta bëjnë këtë në një mënyrë proporcionale,” shtoi ai.

Mediat kanë raportuar se Hassan Jaafar Kassir, dhëndri i Hassan Nasrallah, u vra sot në bastisjen në lagjen Mezzeh të Damaskut. Lajmin e raporton Al Arabya, duke cituar burimet e saj. Në bastisjen, të cilën mediat lokale ia atribuojnë Izraelit, por për të cilën Tel Aviv nuk ka marrë ende përgjegjësinë, tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, nga Izraeli vazhdojnë inkursionet tokësore drejt Libanit jugor. IDF u shpreh se avionët e tij luftarakë do të vazhdojnë të godasin "me forcë" në orët e ardhshme "në Lindjen e Mesme".

“Forca Ajrore vazhdon të operojë me kapacitet të plotë dhe sonte ne do të vazhdojmë të godasim me forcë në Lindjen e Mesme siç kemi bërë për një vit”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, në një deklaratë pasi Irani sulmoi Izraelin.

Tel Avivi konfirmoi se Irani lëshoi mbrëmë (1 Tetor) 200 raketë në drejtim të tyre. Në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite në të gjithë Libanin janë vrarë 55 persona dhe janë plagosur 156. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Bejrutit, e cituar nga mediat.

Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi me raketa ndaj Izraelit ishte në përgjigje të vrasjes së kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, si dhe të liderit të Hamasit, ndërsa kërcënoi se do të kryente "sulme shkatërruese" nëse Izraeli do të përgjigjej. Irani ka kërcënuar se nëse Izraeli do vijojë luftimet, "do e kthejnë në hi". 

Edhe mëngjesin e sotëm, Izraeli u zgjua nën alarmin e sirenave për bombardime dhe IDF konfirmoi se në shumë zona veriore të vendit u dha ky alarm. Ndërkohë ministri i jashtëm izraelit Israel Katz shpalli ‘person non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke i ndaluar kështu hyrjen e tij në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
Ushtria izraelite: Raketat iraniane goditën disa nga bazat tona ushtarake

Foto: Ushtarë izraelitë

Ushtria izraelite (IDF) ka raportuar se disa nga bazat e tyre ajrore ushtarake u goditën nga sulmi me raketa iraniane gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas IDF, si pasojë e sulmeve u dëmtuan ndërtesat e zyrave, por megjithatë asnjë avion nuk u dëmtua në sulm. Të gjitha goditjet e raketave në bazat ajrore izraelite konsiderohen "të paefektshme" , që do të thotë se nuk u shkaktuan dëme në operacionet e kryera.

Ndërkohë ushtria libaneze njoftoi sot se ushtarët izraelitë shkelën kufirin, duke hyrë 400 metra në territorin libanez përpara se të tërhiqeshin.

“Një forcë izraelite shkeli vijën blu për rreth 400 metra në territorin libanez në zonat e Khirbet Yaroun dhe Aadeyseh, më pas u tërhoq pas një kohe të shkurtër”, tha ushtria.

Ora 13:08
Izraeli shpall ‘person non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Foto: Antonio Guterres dhe Israel Katz

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz shpalli ‘person non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke i ndaluar kështu hyrjen e tij në vend.

Katz vendosi një masë të tillë si përgjigje ndaj dështimit të Guterres për të dënuar sulmin e djeshëm iranian ndaj Izraelit.

"Kushdo që nuk arrin të dënojë pa mëdyshje sulmin e Iranit ndaj Izraelit nuk meriton të shkelë në tokën izraelite. Ky është një sekretar i përgjithshëm anti-izraelit që u jep mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve," tha Katz në një deklaratë.

Ora 11:16
Lideri suprem i Iranit: SHBA dhe Evropa janë problemi në rajon

Foto: Ali Khamenei

Baza e problemeve të rajonit është prania e forcave të tilla si SHBA dhe disa vende evropiane që pretendojnë në mënyrë të rreme se mbrojnë paqen dhe qetësinë.

Kështu ka deklaruar lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, në fjalimin e tij të parë publik pas sulmit raketor të Teheranit ndaj Izraelit mbrëmjen e djeshme.

Po ashtu lideri ka shprehur edhe ngushëllimet për vdekjen e Hassan Nasrallah i cili u vra para disa ditësh nga një sulm izraelit.

"Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e Hassan Nasrallah (udhëheqësit të Hezbollahut). Megjithatë, kjo humbje duhet të shërbejë si një forcë që na shtyn përpara," shtoi Khamenei.

Ora 10:28
Lufta/ Franca mobilizon burimet ushtarake për agresionin iranian! Ushtria izraelite u bën thirrje civilëve: Largohuni nga Libani jugor

Foto: Bejrut, 1 tetor 2024

Franca ka mobilizuar burimet e saj ushtarake në Lindjen e Mesme të martën për të kundërshtuar agresionin iranian, tha Elysée në një deklaratë për shtyp në fund të këshillit të mbrojtjes.

Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se e dënon "me vendosmërinë më të madhe" "sulmet e Iranit kundër Izraelit".

Nga ana tjetër ushtria izraelite (IDF) nëpërmjet disa mesazheve në mediat sociale u kërkuar civilëve libanezë që të largohen menjëherë nga fshatrat që ndodhen në Libanin jugor.

"Aktiviteti i Hezbollahut detyron ushtrinë izraelite të veprojë kundër tij. IDF nuk dëshiron t'ju dëmtojë," thotë koloneli Avichay Adraee, në X.

Për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm civilëve libanezë u është bërë thirrje të shkojnë në veri. 

"Kujdes, mos lëvizni në jug. Çdo lëvizje drejt jugut mund të rrezikojë jetën tuaj”, thuhet në deklaratë.

Ora 09:55
Lufta/ Netanyahu: Irani bëri gabim të madh dhe do të paguajë

1686488458_benjaminnetanjahu.jpg

Foto: Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje.

Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”, tha Netanyahu në një takim të kabinetit të tij.

“Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: këdo që na sulmon, do ta sulmojmë”, shtoi ai.

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se sulmi të martën ishte hakmarrje për agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në Gazë.

Ai tha se çdo hakmarrje do të përballej me “shkatërrim të madh”.

Ora 09:33
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Esper: Irani nuk dëshiron një luftë më të gjerë, pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit

Foto: Mark Esper

Irani nuk dëshiron një luftë më të gjerë, pas sulmit të tij të paprecedentë ndaj Izraelit, tha për CNN ish-sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Mark Esper.

“Unë mendoj se në këtë pikë ata e kanë kuptuar se me siguri nuk mund ta fitojnë atë”, tha Esper.

”Izraeli është zotuar se do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të Iranit. Por, edhe pasi Izraeli të përgjigjet - gjë që mund ta bëjë duke goditur objektivat ushtarake ose ekonomike iraniane - reagimi i Iranit ka të ngjarë të jetë i kufizuar”, shtoi ai.

Më tej Esper theksoi se aftësitë ushtarake të Iranit janë të kufizuara.

”Pas sulmit të tij të fundit raketor, i cili u kap kryesisht nga Izraeli dhe aleatët e tij, Irani ka dëshmuar se aftësitë e tij ushtarake janë të kufizuara. Nuk e di se çfarë i ka mbetur Iranit për t’u përgjigjur. Grupet e tyre përfaqësuese janë shkatërruar”, shtoi ai, duke iu referuar Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Gaza.

Ora 09:24
Irani: Vetëm bazat ushtarake dhe të sigurisë izraelite janë në shënjestër

Foto: Irani bombardon Izarelin me raketa

Irani përdori vetëm të drejtën e tij të vetëmbrojtjes, bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe shënjestroi bazat ushtarake dhe të sigurisë të regjimit sionist të martën.

Kështu tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi gjatë bisedave telefonike që pati gjatë natës me homologët e tij në Gjermani Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë sipas agjencisë së lajmeve Kan News rreth 100 shtëpi në qytetin Hod HaSharon, që ndodhet në Izraelin qendror, janë dëmtuar nga sulmi i mbrëmshëm.

Ora 08:24
IDF: Alarm ajror në shumë zona në Izraelin verior! Media: Tel Avivi po përgatit hakmarrje të rëndësishme!

Raketa të Iranit të lëshuara drejt Izraelit

Paralajmërimet ajrore u lëshuan këtë mëngjes, në shumë vende në Izraelin verior, duke përfshirë Yiron, Misgav Am dhe Shtula - në Galilenë e Epërme - si dhe Metula.

Lajmin e raportoi media vendase, referuar edhe konfirmimit nga ushtria izraelite (IDF) në Telegram.

Nuk u dhanë informacione të detajuara nëse kishte raketa të tjera të lëshuara nga Izraeli, apo prej kufirit jugor të Libanit, nga Hezbollah.

Mediat raportojnë se Izraeli “do të nisë një hakmarrje të rëndësishme brenda ditëve”, në përgjigje të sulmit masiv raketor iranian të djeshëm (1 Tetor), i cili mund të godasë objektet e prodhimit të naftës brenda vendit dhe vende të tjera strategjike.

Lajmin e raportoi “Axios”, duke cituar zyrtarë izraelitë.

Ora 07:49
Lufta/ Izraeli bombardon dhe shkollën në Gaza, 9 të vdekur dhe 20 të plagosur! WAFA: Mes viktimave dhe 4 familjarë të gazetarit palestinez, vetë mbeti i plagosur

Nga bombardimet e Izraelit në Gaza

Gaza- Të paktën nëntë persona u vranë dhe rreth njëzet u plagosën në sulmin e Izraelit në një shkollë në Gaza, midis 1 dhe 2 Tetorit.

Lajmin e raportoi agjencia palestineze të lajmeve “WAFA”. Burimet nga Tel Aviv kishin thënë se ata besonin se objektivi ishte një bazë e Hamasit.

Agjencia palestineze thotë se avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjatë mesnatës edhe shtëpinë e familjes së gazetarit Ahmed al-Zard, duke vrarë të paktën katër persona në Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës.

Sipas “WAFA”, viktimat janë vëllai, xhaxhai dhe dy kushërinjtë e reporterit, i cili në vend të kësaj u plagos rëndë në sulm, së bashku me nënën e tij dhe vëllanë tjetër.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 02/10/2024 10:36

    E kam menduar kete pergjigjen te Iranit,por nuk e besoj.Nuk Jane kaq trima te mos kuptojne qe eshte vetem e drejta e Izraelite te beje agresione,te vrases Brenda nje dite 125 vete,nga te cilet 54 gra e femije.Sepse keta Jane terroriste,ndersa izraeli eshte force antiterroriste .Ndaj mbeshtet nga SHBA dhe BE Keni degjuar te kerkohet " ndalime i menjefhershem i luftimeve nga te gjithe palet? Jo .Vetem ndalime te perkohshem,pooor,vetem per Izraelin Jo .Deklarohet se" do ti qendrojmef Pra e Izraelite".A nuk eshte ky qendrim nxitjen e luftimeve per te dy anet?OkB fle gjume,Keshilli i Sigurimit mblidhet kur e therret Amerika.Kur Kerkon turqia dhe Iranit Jo.Se i pret rrogen Amerika.Keshtu vendoste paqja ne bote,vetem Duke derguar ushtare amerikanet Pervoja e pasludtes se dyte botwrore e Ka vertetuara kete:- vetem Amerika vendose paqe,prandaj Edhe ne,vetem pas aleatit te shquar,mikut te madh.Ju kujtohet 1949 ne grusht? Amerika na shpetoi,i t'ha greqise:- beje agresioni ,por nuk do te futeshe me shume se 15 km ne thellesi te shqiperise.

    Përgjigju
    • Beni: 02/10/2024 14:24

      E kupton dhe derri qe perendimi ka dal hapur si dyfytyresh,Fati jon i keq te jemi ne Europe si pozicion gjeografik,por edhe politik e ushtarak nuk na llogarit kush.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar

Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar