Lufta/ Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera! Ankesa e Forcave izraelite: Armëpushimi është shkelur në Gazën Veriore

Edhe 12 pengje të tjera të mbajtura në Rripin e Gazës, 10 izraelite dhe dy tajlandezë, janë liruar nga Hamasi, njoftoi ushtria izraelite të martën mbrëma.

Ministria e shëndetësisë së Izraelit deklaroi së fundmi se 11 pengje izraelite që u liruan të hënën kanë mbërritur në Qendrën Mjekësore Tel Aviv Shurasky, institucioni më i madh i kujdesit akut në Izrael.

Bëhet fjalë për 9 fëmijë dhe dy gra. Familjet e pengjeve janë duke pritur në spital për t’u ribashkuar pas 52 ditësh, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë. Ekipet mjekësore dhe profesionistë të tjerë në spital do të jenë aty për të ofruar çdo kujdes mjekësor ose psikologjik, tha ministria.

“Ne duam t’ju kujtojmë se këto janë kohë të vështira për pengjet e liruar dhe familjet e tyre dhe ne duam të mbrojmë privatësinë e tyre. I gjithë sistemi shëndetësor është gati të mirëpresë këdo që do të kthehet në Izrael", thuhet në deklaratë.

Në këmbim të 11 pengjeve të liruara nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli liroi 33 të burgosur të tjerë palestinezë, gra dhe të mitur. Kjo është bërë e ditur nga Autoriteti i Burgjeve të Izraelit, sipas të cilit të 33-të janë ndaluar në burgje të ndryshme. Më i riu nga të burgosurit është 14 vjeç. Kjo e çon numrin e të burgosurve palestinezë të liruar nga shteti hebre në 150, në këmbim të 51 pengjeve izraelitë të liruar deri më tani.

Po ashtu edhe qeveria izraelite ka marrë listën e dhjetë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, të cilët do të lirohen sot, të martën. Kështu shkruan faqja e Haaretz, e cila parashikon se familjet janë njoftuar.

Ministri i jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, deklaroi së fundmi se SHBA dhe Izraeli do të vuajnë pasojat nëse nuk ndalin luftën në Gaza.  Ai shtoi se “armëpushimi i përkohshëm në Gaza duhet të bëhet i përhershëm, përndryshe rajoni do të përballet me kushte të reja”. 

"Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të vuajnë pasoja nëse nuk arrijnë t'i japin fund krimeve të luftës që po ndodhin aktualisht në Rripin e Gazës", tha Amirabdollahian.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), kanë denoncuar shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Sipas një zëdhënësi, në orët e fundit janë aktivizuar tre mjete shpërthyese kundër IDF në dy pika të ndryshme në veri të Gazës. Në njërin prej rasteve janë qëlluar me armë zjarri ndaj ushtarëve, disa prej të cilëve kanë mbetur të plagosur lehtë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Ministria Palestineze e Shëndetësisë: Forcat izraelite kanë vrarë dy adoleshentë në Bregun Perëndimor

1701172154_aa.jpg

Dy adoleshentë palestinezë, njëri 14 vjeç dhe tjetri 17 vjeç, u vranë në përleshjet me trupat e ushtrisë izraelite që kryenin operacione në Bregun Perëndimor. 

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë palestineze. 

Dëshmitarët raportuan se kishte patur përleshje mes të rinjve që gjuanin me gurë automjetet ushtarake dhe ushtarëve të cilët ishin përgjigjur me me zjarr. 

Gjatë natës, një i ri palestinez u vra në Beitunia, një fshat midis burgut izraelit Ofer dhe Ramallah.

Ora 21:52
Marrëveshja e armëpushimit, Katari: 30 palestinezë të burgosur janë liruar nga Izraeli

1701205207_ccccccc.JPG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit thotë se 30 palestinezë të burgosur janë liruar nga Izraeli sipas marrëveshjes së armëpushimit. Mes tyre janë 15 gra dhe 15 fëmijë. Kjo duket se shënon një tjetër shkëmbim të suksesshëm të pengjeve dhe të burgosurve, pavarësisht lajmeve se armëpushimi ishte shkelur ditën e sotme.

Ora 21:14
Pentagoni: Fluturimet tona me dron mbi Gaza janë pezulluar për momentin

1700807967_gaza.PNG

Zëdhënësi i Pentagonit Patrick Ryder tha në një konferencë për shtyp se Shtetet e Bashkuara respektuan marrëveshjen e armëpushimit dhe pezulluan fluturimet me dron mbi Gaza.

"Ato fluturime janë pezulluar tani për tani," tha zyrtari.

Ushtria amerikane tha se po kryente fluturime me dron mbi Gaza për të ndihmuar në kërkimin e të burgosurve amerikanë të mbajtur në enklavë.

Ora 20:14
Izrael: 12 pengje janë larguar nga Gaza dhe po kthehen në shtëpi

1701201180_htht.JPG

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë me dije se 12 pengje të liruara nga Hamasi, sapo janë larguar nga Gaza dhe ndodhen në Egjipt.

Mësohet se 10 nga 12 pengjet janë izraelit, ndërsa dy të tjerët janë të huaj.

"Pak më parë përfaqësuesit e Kryqit të Kuq transferuan 12 pengjet në Egjipt. Kolona e pengjeve të liruar aktualisht po bën rrugën e saj përmes Egjiptit për në pikën e takimit me ushtarët tanë në Kerem Shalom. Përfaqësuesit e sigurisë do të verifikojnë identitetin e pengjeve të liruara në pikën e takimit. Familjet e pengjeve po mbahen të informuar nga përfaqësuesit e IDF",- thuhet në deklaratë.

Ora 15:56
U mbajt peng nga Hamasi që nga 7 tetori, rrëfehet tezja e 12-vjeçarit të liruar: E kanë rrahur, kërcënuar dhe e kanë detyruar të shikojë video 'horror' nga lufta

1701183382_eti.jpg

12-vjeçari së bashku me tezen e tij

I rrahur, i kërcënuar dhe i detyruar të shikojë video të dhunës së sulmit të Hamasit më 7 tetor. Kështu ka ndodhur me pengun 12-vjeçar, Eitan Yahalomi, sipas asaj që tha tezja e tij, Deborah Cohen për Bfmtv.

Eitan është një nga tre pengjet me shtetësi të dyfishtë franceze të liruar mbrëmjen e djeshme (27 Nëntor). Fizikisht të gjithë duket se janë mirë, por tezja thotë se është shumë e shqetësuar për pasojat psikologjike të traumave të pësuara. 

"Ata janë përbindësh, nipi im përjetoi tmerre ndërsa ishte i burgosur i Hamasit. Sa herë që një fëmijë qante e kërcënonin me armë që të heshtte. kur ai mbërriti në Gaza, civilët, të gjithë e rrahën. Fjala është për një fëmijë 12 vjeçar", tha Cohen.

Cohen tha se ishte veçanërisht e tronditur kur mësoi se nipi i saj duhej të shikonte imazhet dhe videot e sulmit të 7 tetorit. 

Eitan nuk do të mund të harrojë as sulmin e Hamasit në Kibbutz Nir Oz ku u rrëmbye. Babai i tij Ohad u përpoq të mbronte shtëpinë, por nuk dihet se çfarë i ndodhi, ndoshta ai është në mesin e pengjeve ende në Gaza.

Ora 15:24
Të shtëna me armë dhe shpërthime, Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit

1701181420_for.jpg

Forcat izraelite

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar se një numër ushtarësh janë plagosur pasi u sulmuan nga Hamasi në Rripin verior të Gazës, në atë që duket të jetë shkelja e parë serioze e armëpushimit.

Sipas IDF, tre mjete shpërthyese shpërthyen pranë forcave në dy lokacione të ndryshme në Rripin verior të Gazës, në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Ushtria thotë se në një nga incidentet, ushtarët izraelitë u janë kundërpërgjigjur të shtënave me armë.

“Në të dyja rastet, forcat IDF ishin brenda linjave të armëpushimit të rënë dakord”, shtoi ai.

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, nga ana tjetër tha se luftëtarët e tij po i përgjigjeshin një “shkeljeje të qartë” të armëpushimit nga IDF në Rripin verior të Gazës, e cila rezultoi në një përleshje, por nuk dha detaje të tjera.

Hamasi tha se “është i përkushtuar ndaj armëpushimit për sa kohë që armiku bën të njejtën gjë” dhe u bëri thirrje ndërmjetësve që të bëjnë presion për t’iu përmbajtur të gjitha kushteve të armëpushimit në tokë dhe në ajër”.

Ora 14:28
Blinken takohet me homologun turk në Bruksel

1701178074_kt.jpg

Antony Blinken dhe Hakan Fidan

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua me homologun e tij amerikan Anthony Blinken. Takimi i tyre u zhvillua në Bruksel, konkretisht para takimit të ministrave të jashtëm.

Të dy zyrtarët diskutuan zhvillimet në frontin e luftës midis Izraelit dhe Gazës si dhe anëtarësimin e Suedisë në NATO.

 

Ora 14:15
Irani: SHBA dhe Izraeli do të vuajnë pasojat nëse nuk ndalin luftën në Gaza

1701177333_hos.jpg

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian

Ministri i jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, deklaroi së fundmi se SHBA dhe Izraeli do të vuajnë pasojat nëse nuk ndalin luftën në Gaza

"Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të vuajnë pasoja nëse nuk arrijnë t'i japin fund krimeve të luftës që po ndodhin aktualisht në Rripin e Gazës", tha Amirabdollahian.

Ai shtoi se “armëpushimi i përkohshëm në Gaza duhet të bëhet i përhershëm, përndryshe rajoni do të përballet me kushte të reja”. 

Sipas ministrit të Republikës Islamike, "amerikanët e dinë se mbështetja e tyre për Izraelin nuk do t'u sjellë dobi".

Ora 14:10
Mediat izraelite: Pengjet e marra nga Hamasi në Gaza janë mbajtur në kafaze

1701177044_kd.jpg

Fotot e fytyrave të pengjeve para se të ndodhte shkëmbimi

Gratë e rrëmbyera në territorin izraelit dhe të mbajtura peng nga Hamasi në Gaza janë mbajtur në kafaze. Këtë e raportuan mediat izraelite, duke cituar deklaratën e një anëtari të Forumit të Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur. 

Ky pretendim nuk është i pari i këtij lloji, raporton Jerusalem Post, duke treguar se në ditët pas sulmeve të 7 tetorit, videot nga një kanal Telegram i Hamasit tregonin fëmijët e rrëmbyer që mbaheshin në kafaze.

Ora 14:04
Delegacioni turk mbërrin në Gaza për ndërtimin e një spitali fushor

1700807967_gaza.PNG

Foto nga bombardimet izraelite në Gaza

Një delegacion turk mbërriti mëngjesin e sotëm në Rripin e Gazës për të kryer inspektimet paraprake për ngritjen e një spitali fushor. B

azuar në atë që u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë turke, delegacioni është duke vlerësuar se ku do të vendoset struktura dhe ku do të vendosen kontejnerë për popullatën civile që kanë braktisur shtëpitë e tyre javët e fundit. 

Ngritja e një spitali fushor është pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis ministrive të Shëndetësisë të Izraelit, Egjiptit dhe Turqisë. 

Marrëveshja e arritur deri më tani ka bërë të mundur transportimin e rreth 100 palestinezëve të sëmurë dhe të plagosur në kryeqytetin turk Ankara, shumë prej tyre pacientë nga departamentet onkologjike të spitalit turk të goditur nga operacionet ushtarake izraelite.

Ora 13:56
Burimet Egjiptiane: Izraeli ka bllokuar 58 ambulanca në hyrje të Gazës

1701176509_amb.jpg

Ambulanca e dëmtuar nga bombardimet izraelite në Gaza

Burimet egjiptiane raportojnë se Izraeli ka bllokuar hyrjen e 58 ambulancave, të ardhura nga vende të ndryshme të botës, në Rripin e Gazës, ku vetëm 18 prej tyre do të kishin hyrë nga kalimi Al-Awja, në qendër të Sinait.

Ndërsa 11 të tjera kanë pritur për dy ditë. Kështu deklaroi për median italiane ANSA Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Sinait të Veriut, Khaled Zayed, tha për ANSA .

"Vetëm 18 autoambulanca kanë hyrë që nga mëngjesi i sotëm ndërsa 11 të tjera presin prej dy ditësh për të ndihmuar transportimin e të plagosurve në pjesën egjiptiane të kalimit. Për këtë arsye numri i të plagosurve që hyjnë është minimal", tha Khaled.

Ora 12:50
Izraeli kryen sulm me raketa në Libanin jugor

1701172154_aa.jpg

Foto nga sulmi me raketa në Libanin jugor

Ushtria izraelite goditi me raketa rajonin kufitar të Libanit. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, forcat izraelite kanë goditur me raketa zonën rreth vendbanimit Ayta al-Shaab, që ndodhet në rajonin kufitar në jug të Libanit.

Nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me humbje jetësh apo dëme materiale nga sulmi. Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori janë vrarë 86 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë.

Përplasjet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë ulur kryesisht pas “pauzës humanitare” të arritur nga Izraeli dhe Hamasi më 24 nëntor, raporton media turke Anadolu.

Ora 12:37
Katari: Pjesa më e vështirë e negociatave është me Izraelin

1701171425_kjns.jpg

Fotot e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, 16 Nëntor

Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, deklaroi se "pjesa më e vështirë" e negociatave është me Izraelin

"Procesi i negociatave është i vështirë nga të gjitha këndvështrimet, secila palë ka kërkesat dhe rezervat e veta. Ne po bëjmë çmos për t'i zgjidhur gjërat. Por pjesa më e vështirë është me Izraelin", tha ai në një konferencë shtypi në Doha, raporton Al Jazeera.

Ora 12:32
SHBA: Mbi 2000 kamionë ndihma kanë hyrë në Gaza që nga 21 tetori

1701086594_ke.jpg

Momenti kur kamionët hynë në Gaza, 27 Nëntor

Mbi 2000 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gaza që nga 21 tetori. Kështu bëri me dije një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e tha këtë në një konferencë me një grup të vogël gazetarësh

“Mbi 2000 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gaza që nga 21 tetori, me ushqime, ilaçe dhe karburant”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Ora 12:28
OBSH: Sëmundjet mund të vrasin më shumë sesa sulmet në Gaza

1700664511_gaza.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i të vdekurve nga sëmundjet që nuk trajtohen mund të tejkalojnë numrin e viktimave nga bombardimet në Gaza.

Një vlerësim i OBSH-së i strehimoreve të UNRËA-s zbuloi diarre dhe infeksione të frymëmarrjes të përhapura tek fëmijët dhe foshnjat, të cilat nuk ishin trajtuar. Pacientët me sëmundje kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës ose diabeti gjithashtu nuk po marrin trajtim.

Ndërkohë, ekipi i UNICEF-it në Gazën veriore ka paralajmëruar gjithashtu për lëndime të shumta nga lufta, duke parë fëmijë me “plagë të tmerrshme” të shtrirë në parkingje dhe kopshte.

Agjencitë e ndihmës që përsërisin se rifillimi i luftimeve duhet të jetë i paimagjinueshëm, duke bërë thirrje përsëri për një armëpushim të përhershëm.

Ora 12:08
Historia prekëse/ U mbajtën 50 ditë peng nga Hamasi, motër e vëlla ëndërronin të përqafonin të ëmën, kur lirohen mësojnë se ishte vrarë

1701169672_lele.jpg

Noam dhe Alma (Vëlla e motër) 

Noam dhe Alma Or u mbajtën peng nga Hamasi në Gaza prej 50 ditësh. Ata gjithë kohës kishin menduar sesi do arrijnë të takojnë mamanë e tyre pasi t’i lirojnë, megjithatë pasi u liruan mësuan se ëma e tyre ishte vrarë.

“Motra ime, nëna e tyre, është vrarë më 7 tetor. Fëmijët nuk e dinin. Kemi menduar se janë rrëmbyer bashkë, por jo, i kanë ndarë nga fillimi. Kur kaluan kufirin dhe sërish panë gjyshen dhe vëllain e madh, mësuan se të ëmën nuk e kanë gjallë. Kjo për ta ishte traumatike. Babai i tyre po konsiderohet si i zhdukur, besojmë se mbahet peng në Gazë”, tha për CNN daja i tyre Ahal Besorai.

Në anën tjetër Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit, në këmbim të lirimit të pengjeve tjera si dhe palestinezëve të burgosur në burgjet e Izraelit. 

Babai i tyre mbetet ende i zhdukur, i robëruar në Gaza.

Familja kishte jetuar në fshatin Be'eri, një komunitet bujqësor me rreth 1,100 banorë, i vendosur afër kufirit me Gazën. 

Militantët vranë më shumë se 120 banorë të Be'erit, duke përfshirë fëmijë, dhe rrëmbyen të tjerë. I vunë flakën shtëpive të njerëzve, plaçkitën, vodhën dhe shkatërruan çfarë mundën. Në total, rreth 1200 njerëz, shumica civilë, u vranë nga militantët e Hamasit në të gjithë Izraelin jugor atë ditë.

Ishte mes këtij kaosi dhe terrori që Noam dhe Alma u ndanë nga prindërit e tyre dhe u morën peng nga Hamasi. Ndërsa ishin në Gaza, ata u dërguan në një shtëpi dhe u mbajtën në një dhomë me një grua tjetër nga kibuci i tyre, tha Besorai, i cili gjithashtu u rrit në Be'eri.

Ai nuk përshkroi në detaje se çfarë kishin kaluar vëllezërit e motrat, duke thënë se nuk donte të shtonte barrën e familjeve me të dashurit e tyre ende peng. Por, tha ai, “nuk ishte aspak e këndshme. Ishte e tmerrshme".

Hamasi besohet të ketë mbajtur më shumë se 200 pengje në Gaza përpara lirimeve të negociuara me Izraelin. Sipas marrëveshjes së armëpushimit, grupe qytetarësh izraelitë dhe shtetas të tjerë janë liruar çdo ditë që nga e premtja e kaluar, ndërsa Izraeli ka liruar gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet e tij, shumë prej të cilëve nuk janë akuzuar apo dënuar kurrë.

Armëpushimi fillestar katër-ditor u zgjat me dy ditë të tjera të hënën, pasi historitë e pengjeve nga Hamasi filluan duke u publikuar, duke dhënë detaje jeta e tyre në robëri.

Ora 11:04
VIDEO/ 11 pengje të liruara mbërrijnë në spitalin e Tel Aviv, takohen me familjarët pas 52 ditësh

1701165722_foto.jpg

Momenti kur Hamasi dërgon në spitalin Tel Aviv 11 pengjet e liruara

Ministria e shëndetësisë së Izraelit deklaroi së fundmi se 11 pengje izraelite që u liruan të hënën kanë mbërritur në Qendrën Mjekësore Tel Aviv Shurasky, institucioni më i madh i kujdesit akut në Izrael.

Bëhet fjalë për 9 fëmijë dhe dy gra. Familjet e pengjeve janë duke pritur në spital për t’u ribashkuar pas 52 ditësh, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë. Ekipet mjekësore dhe profesionistë të tjerë në spital do të jenë aty për të ofruar çdo kujdes mjekësor ose psikologjik, tha ministria.

“Ne duam t’ju kujtojmë se këto janë kohë të vështira për pengjet e liruar dhe familjet e tyre dhe ne duam të mbrojmë privatësinë e tyre. I gjithë sistemi shëndetësor është gati të mirëpresë këdo që do të kthehet në Izrael", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Hamasi publikoi videon e dorëzimit të 4-të të pengjeve në Kryqin e Kuq në Gaza, siç ka bërë në tre rastet e tjera.

Këtë herë në videon e postuar në rrjetet sociale nga brigada Al-Qassam, fillon me pamjet me dron të automjeteve të Kryqit të Kuq që i afrohen një pike takimi në një rrugë të errët ku ndodhen automjetet e Hamasit për të dorëzuar 11 pengjet. Luftëtarët e armatosur të Hamasit dalin nga automjetet e tyre dhe njëri prej tyre flet shkurtimisht me përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.

Një nga fëmijët u ndihmua të dilte nga automjetet e Hamasit nga luftëtarët dhe u vendos në një karrige me rrota dhe u dërgua në një automjet të Kryqit të Kuq në pritje.

Videot që pasuan tregojnë disa fëmijë që shoqërohen te zyrtarët e Kryqit të Kuq. Videoja përfundon me pamjet me dron të automjeteve të Kryqit të Kuq duke u larguar në një rrugë të shkretë.

 

Ora 10:53
Gazeta izraelite Haaretz: Një mijë ushtarë të plagosur nga Hamasi

1700824806_ilu.jpg

Ushtria izraelite

Rreth 1000 ushtarë izraelitë janë plagosur që nga fillimi i luftës me Hamasin. Gazeta izraelite Haaretz e mësoi këtë nga autoritetet ushtarake, të cilat megjithatë nuk japin informacion të detajuar për këtë çështje. 

Gazeta mund të saktësojë vetëm se 202 janë lënduar rëndë, 320 kanë pësuar lëndime mesatare dhe 470 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. 

Por nga këto të dhëna nuk mund të dihet se sa u plagosën në sulmin fillestar të Hamasit më 7 tetor dhe sa u plagosën që nga fillimi i operacioneve ushtarake tokësore në Gaza, të cilat filluan në fund të tetorit. 

Aktualisht janë të shtruar në spital 29 nga të plagosurit e rëndë, e bashkë me ta edhe 183 të lënduar në gjendje mesatare. Faqja e internetit e forcave të armatosura saktëson se 392 ushtarë janë vrarë deri më tani, disa dhjetëra prej të cilëve u vranë në luftimet tokësore në Gaza.

Ora 10:50
Vëllai i liderit të Hamasit takon pengjet në Gaza

1699445487_hamas.jpg

Ushtarët e Hamasit

Radioja e ushtrisë izraelite raportoi se vëllai dhe krahu i djathtë i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, u takua gjithashtu me pengjet në Gaza.

Mediat izraelite raportuan se pengjet ai i ka takuar në tunelet e Rripit të Gazës dhe ka folur me ta në hebraisht. 

Muhamed Sinwar është një komandant i lartë i krahut ushtarak të Hamasit dhe ishte i përfshirë në rrëmbimin dhe ndalimin e Gilad Shalit, një ushtar i IDF i mbajtur rob për pesë vjet në Gaza. 

Shalit u lirua përfundimisht në vitin 2011 si pjesë e një shkëmbimi me mbi 1000 të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite

Ora 10:44
Anulohet takimi Erdogan-Raisit në Ankara

1701164621_in.jpg

Presidenti iranian Ebrahim Raisi

Vizita e pritur sot nga presidenti iranian Ebrahim Raisi në Ankara për të takuar kreun e shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan nuk do të realizohet. 

Këtë e deklaroi Presidenca e Republikës Turke për AFP pa dhënë shpjegime të mëtejshme. 

Presidenti iranian ishte dashur të shkonte sot në Turqi për të diskutuar me Erdoganin për një qëndrim të përbashkët për të marrë në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit dhe situatën në Rripin e Gazës. 

Kreu i shtetit turk kishte njoftuar javët e fundit se Raisi do të vinte në Turqi më 28 nëntor dhe javët e fundit ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, kishte folur për një vizitë të afërt në Turqi. 

Të dielën, Erdogan dhe Raisi patën një bisedë telefonike

Ora 10:41
Borrell: Hamasi është një organizatë terroriste dhe nuk mund të ketë të ardhme në Gaza

1700239881_borrell.PNG

Josep Borrell

Hamasi është një organizatë terroriste që nuk mund të ketë të ardhme as politikisht as ushtarakisht në Gaza apo Bregun Perëndimor, ka thënë shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Borrell foli në Barcelonë së bashku me ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi, i cili përsëriti besimin e tij se u takon vetëm palestinezëve të përcaktojnë sundimtarët e tyre të ardhshëm, raportoi gazeta The Guardian.

Fjalimet u zhvilluan gjatë një forumi rajonal të Unionit për Mesdheun së bashku me 48 vende të tjera nga Lindja e Mesme, Evropa dhe Afrika e Veriut. Izraeli e refuzoi ftesën për të marrë pjesë.

Ora 10:37
Dita e pestë armëpushimit, pritet lirimi i 20 pengjeve në këmbim të 60 burgosurve palestinezë

1700998256_gaza.PNG

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e pestë, pas dakordsise për një zgjatje prej 48 orësh. Raportohet se është rënë dakord se gjatë këtyre dy ditëve do të lirohen 20 pengje në këmbim të 60 të burgosurve palestinezë.

Hamasi ka njoftuar se nuk po i mban të gjithë pengjet në Rripin e Gazës,gjë që mund të veshtiresojë përpjekjet për të liruar më të rrezikuarit.

Armëpushimi katërditor në luftime do të skadonte të hënën ku u zhvillua edhe këmbimi më i fundit, mirëpo pas ndërmjetësimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Egjiptit dhe Katarit, Izraeli dhe Hamas ranë dakord të zgjasin armëpushimin me dy ditë të tjera.

Të hënën (27 Nëntor) u liruan 11 pengje tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pengjeve të liruar izraelitë në 50.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, njoftoi se personat që janë liruar janë me shtetësi të dyfishtë.

“Të liruarit nga Gaza janë  3 shtetas francezë, 2 shtetas gjermanë dhe 6 shtetas argjentinas”, thuhet në njoftim. 

Në këmbim, në shtëpi jaanë kthyer 33 palestinezë, duke përfshirë 30 fëmijë dhe tre gra. Sipas autoriteteve izraelite Hamasi mori peng rreth 240 persona më 7 tetor në ditën e sulmit të përgjakshëm, që u bë shkak për një fushatë ushtarake nga ajri dhe toka të Izraelit.

Ora 08:50
Blinken pritet të vizitojë këtë javë Izraelin dhe Bregun Perëndimor

1698821636_antonyblinken.jpg

Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Izrael dhe Bregun Perëndimor këtë javë pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s në Belgjikë dhe samitin e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut.

"Në Izrael dhe Bregun Perëndimor Blinken do të diskutojë të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve, mbrojtjen e civilëve gjatë operacioneve izraelite në Gaza dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare", thuhet në një njoftim nga zëdhënësi i departamentit të SHBA.

Ora 08:30
Burgjet e Izraelit të mbushur me fëmijë dhe gra palestineze, por ndaj tyre nuk rëndon asnjë akuzë

1701171644_pal.jpg

Foto ilustruese e fëmijëve palestinezë në burgjet e izraelit

Izraeli ka liruar 150 të burgosur palestinezë në këmbim 69 pengjeve të marra nga Hamasi. Nga të gjithë të burgosurit e liruar deri më tani, 98 u ndaluan pa akuza. Nga të burgosurit e liruar 119 ishin fëmijë dhe 31 të tjerët ishin gra.

Sipas informacionit nga Klubi i të Burgosurve Palestinez dhe autoritetet e burgjeve izraelite, 33 të burgosur palestinezë u liruan në grup të hënën, ku përfshiheshin 30 fëmijë që ishin mbi 18 vjeç.

Nga 30 adoleshentë, 29 janë djem dhe një vajzë 15-vjeçare. Izraeli shpesh i vendos palestinezët nën paraburgim administrativ, një praktikë e kritikuar gjerësisht në të cilën, një i burgosur nuk është në dijeni të ndonjë akuze kundër tyre dhe çështja e tyre nuk i nënshtrohet asnjë procesi ligjor.

Në fillim të tetorit, më shumë se 1200 palestinezë po mbaheshin në paraburgim administrativ, shifra më e lartë në më shumë se tre dekada, sipas grupeve izraelite dhe palestineze të të drejtave të njeriut.

Arrestimet janë rritur në mënyrë dramatike që nga sulmet vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor. Deri në 2,070 të arrestuar u dokumentuan në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin vetëm në atë muaj, sipas Shoqërisë  Palestineze të Burgosurve,  një organizatë joqeveritare e përkushtuar për të adresuar shqetësimet e palestinezëve të burgosur në burgjet izraelite. Kjo shifër përfshin 145 fëmijë dhe 55 gra.

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 28/11/2023 14:10

    Dmth Hamasi leshoj pengjet e mitur kurse izraeli leshoj te burgosurit e mitur qe ka 6 vjet qe i mban brenda pa asnje gjyq.

    Përgjigju
    • Turi: 28/11/2023 15:27

      Izraeli eshte nje shtet okupator qe burgos gra dhe femije por kete gje asnje nuk ben asgje kurse tani qe Hamasi mori peng ata cifutet po beget nami , kjo eshte drejtesia boterore ? Izraeli eshte shtet terrorist dhe duhet te sanksionohet ashper madhe duhet te izolohet sepse nga viktima qe kane bere keto vite eshte kthyer ne kuceder e tmerrshme

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi miraton ndërtime strategjike në zonat e mbrojtura, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Punimet për linjën hekurudhore, sot në orën 22:00 bllokohet qarkullimi automjeteve në Rrashbull! Mjetet do duhet të përdorin aksin Tiranë-Durrës

Punimet për linjën hekurudhore, sot në orën 22:00 bllokohet qarkullimi automjeteve në Rrashbull! Mjetet do duhet të përdorin aksin Tiranë-Durrës