Lufta/ Netanyahu gati të marrë lejen për sulm ndaj Iranit! Izraeli sulmon UNIFIL, 2 paqeruajtës të plagosur, dëmtohet baza italiane! Bombardohet shkolla në Gaza, 20 të vdekur

Lufta/ Netanyahu gati të marrë lejen për sulm ndaj Iranit! Izraeli sulmon UNIFIL, 2 paqeruajtës të plagosur, dëmtohet baza italiane! Bombardohet shkolla në Gaza, 20 të vdekur

Sulmet pranë pozicioneve të UNIFIL në Libanin Jugor

Zjarri izraelit kundër tre pozicioneve të “Unifil” të OKB në rajon la 2 paqeruajtës indonezianë të plagosur, kurse kamerat në bazat italiane janë të shkatërruara.

Bastisje pati dje (9 Tetor) edhe në një shkollë në Gaza, me bilanc mbi 20 të vdekur.

“Unifil” reagoi dhe paralajmëroi Izraelin për përgjegjësitë:

"Ne i kujtojmë IDF-së detyrimet e saj për të garantuar sigurinë e personelit të OKB-së"

Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka thirrur me urgjencë ambasadorin izraelit në Itali, Jonathan Peled, për ngjarjet e ndodhura në bazat e ‘Unifil’ ku operon personeli italian.  

Mediat publikuan edhe një lajm të ri nga zhvillimet e ditës:

“Sot Netanyahu do të marrë dritën jeshile nga qeveria e tij për të sulmuar Iranin”, shkruan “La Repubblica”.

Izraeli nga ana tjetër njoftoi sot (10 Tetor) se arrestoi edhe 5 persona të lidhur me ISIS-in, që dyshohet se po planifikonin një sulm në një qendër tregtare në Tel Aviv.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Izraelit që të adresojë urgjentisht "kushtet katastrofike" në mesin e civilëve palestinezë në Rripin e rrethuar të Gazës dhe të ndalojë "intensifikimin e vuajtjeve" duke kufizuar shpërndarjen e ndihmave.

Dhe Këshilli i Sigurimit e ka paralajmëruar Izraelin kundër ndalimit të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinez (UNRWA), në funksionimin e së cilës bazohet makina e ndihmës.

Gjatë natës, bombardimet izraelite në Liban dhe Gaza vranë të paktën 7 persona. Po kështu të paktën 20 të vrarë ishte rezultati i bombardimeve dje në një shkollë në Gaza.

Izraeli rrit përgatitjet për një përgjigje të rëndësishme ushtarake kundër Iranit. Veprimet mund të përfshijnë sulme ajrore dhe operacione të fshehta.

Po sot pati bombardime në Liban, me 4 të vrarë nga sulmet e IDF izraelite në Bekaa, teksa u njoftua edhe për 12 terroristë të Hamasit të eliminuar në Jabalia të Gazës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Sulm izraelit në Liban, 4 të vdekur dhe 17 të plagosur në Bekaa! IDF: Eliminuam 12 terroristë të Hamas në Gaza, morën pjesë në sulmin e 7 Tetorit

Nga sulmi i sotëm në territorin libanez

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se Izraeli vrau 4 persona dhe plagosi 17 të tjerë sot (10 Tetor) në luginën Bekaa.

Pamjet e drejtpërdrejta nga vendi i bastisjes treguan dy ndërtesa të shkatërruara dhe një rrugë të mbuluar me rrënoja.

Kurse IDF njoftoi se kishte eliminuar 12 terroristë të Hamasit në Jabalia, në veri të Gazës. Disa prej tyre kishin marrë pjesë në masakrën e 7 Tetorit.

Më herët ishin arrestuar edhe 5 të dyshuar në territorin izraelit, të dyshuar se do kryenin sulme terroriste në Tel Aviv për llogari të ISIS.

Ora 16:14
Media palestineze: 20 të vdekur në sulmin izraelit ndaj një shkolle në Gaza, strehoheshin të zhvendosurit

Banorët e Gaza-s, i japin ndihmën një gruaje të plagosur

Gaza- Të paktën 20 ​​palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë dhe 54 të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit në Gaza, të një shkolle që strehonte njerëz të zhvendosur në perëndim të qytetit, Deir al-Balah.

Kështu raporton agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”, duke cituar burime mjekësore.

Fillimisht u raportua për 7 viktima në një rajon tjetër të Gazës dhe më tej bilanci u rrit gjatë bombardimeve të njëpasnjëshme në zona të ndryshme, nga mbrëmja e djeshme dhe ditën e sotme.

IDF izraelite pretendon se goditi një bazë strehimi dhe operacionesh të Hamasit.

Ora 15:33
Libani Jugor/ Izraeli bombardon pozicionet e paqeruajtësve të UNIFIL, plagosën 2 ushtarë indonezianë, dëmtohet dhe baza italiane

Sulmi në bazën e UNIFIL, forca paqeruajtëse të OKB

Liban- Dy paqeruajtësit e UNIFIL u plagosën, pasi një tank i IDF Merkava qëlloi me armë drejt një kulle vëzhgimi në selinë e UNIFIL, në Naqoura, Libani Jugor, duke e goditur atë drejtpërdrejt dhe duke shkaktuar rënien e tyre.

Lëndimet nuk janë të rënda, por dy ushtarët qëndrojnë në spital. Ushtarët e IDF-së qëlluan gjithashtu në pozicionin 1-31 të OKB-së (UNP) në Ras Naqoura, duke goditur hyrjen e bunkerit ku ishin strehuar paqeruajtësit dhe duke dëmtuar automjete dhe një sistem komunikimi, shkruan “Reuters”.

Një dron i IDF u vu re duke fluturuar brenda pozicionit të OKB-së në hyrje të bunkerit. Dje, ushtarët e IDF-së qëlluan dhe çaktivizuan me qëllim kamerat e monitorimit rrethues të vendndodhjes. Ata gjithashtu qëlluan qëllimisht në UNP 1-32A, ku mbaheshin takime të rregullta trepalëshe përpara fillimit të konfliktit, duke dëmtuar ndriçimin dhe një stacion transmetues.

Disa kamera të vendosura në postat italiane të dy bazave të “Unifil”, gjithashtu u shkatërruan nga zjarri i armëve të lehta. Episodi – sipas asaj që kupton ANSA – ka ndodhur në bazën Naqura, ku vendi ishte shënjestruar nga ushtria izraelite. Sipas burimeve, në mesin e të plagosurve nuk ka asnjë ushtar italian.

UNIFIL reagoi ashpër dhe i kujtoi gjithashtu Izraelit se:

“Kujtojmë IDF dhe të gjithë aktorët për detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e personelit dhe pronës së OKB-së dhe për të respektuar paprekshmërinë e objekteve të OKB-së në çdo kohë”.

Paqeruajtësit e UNIFIL janë të pranishëm në Libanin jugor për të mbështetur një kthim në stabilitet nën mandatin e Këshillit të Sigurimit. Çdo sulm i qëllimshëm ndaj paqeruajtësve është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij

Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij