‘Lufta kundër COVID-19’, qeveria i hap rrugë zyrtarisht përdorimit të vaksinës kineze dhe ruse

‘Lufta kundër COVID-19’, qeveria i hap rrugë zyrtarisht përdorimit të vaksinës kineze dhe ruse

Foto ilustruese e vaksinës anti-COVID

Brenda pak ditësh, qeveria shqiptare ka ndryshuar një tjetër akt normativ, sipas të cilit mund të përdoren të gjitha vaksinat anti-COVID të cilat janë miratuar nga FDA, EMA ose nga trupa të tjerë certifikues të vendeve që prodhojnë vaksina.

Me këtë akt normativ, qeveria i hap rrugë negocimit të shtetit tonë me kompani të tjera për siguruar vaksinën anti-COVID edhe nga shtetet që janë jashtë BE-së, konkretisht Rusia dhe Kina të cilat prodhojnë vaksina anti-COVID. Në akt normativ theksohet se negociatat zhvillohen me vaksinat të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

Në aktin në fjalë i cili u votua dhe u botua në fletoren zyrtare është shtuar një fjali në të cilët parashikohet se përveç vaksinave të aprovuara nga EMA dhe FDA,  në Shqipëri mund të përdoren edhe vaksina të certifikuara dhe prodhuara në vende të tjera.

Disa ditë më parë, qeveria ka miratuar një Akt Normativ me anë të të cilit i jepte të drejtën ministrit të Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj, që të negociojë krahas ministrisë së Shëndetësisë, për blerjen e vaksinave të cilat jo domosdoshmërish janë certifikuar nga EMA dhe FDA.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë