Lufta kundër krimit/ Kryeprokurorja Arta Marku takon zyrtarin e 'Eurojust'

Lufta kundër krimit/ Kryeprokurorja Arta Marku takon zyrtarin e 'Eurojust'

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku zhvilloi një takim me zëvendës Presidentin e Eurojust Filippo Spiezia. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm gjyqësor me shtetet anëtare të BE.  Marku e njohu Spiezia-n me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.

Zëvendës Presidenti i Eurojust Filippo Spiezia nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësinë shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e cështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE. Ai i kërkoi Arta Markut të vazhdonte përpjekjet e saj për funksionimin e marrëveshjes deri në Dhjetor 2019.     

Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në 5 Tetor 2018 me Eurojust,  për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësiminin dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë