ROME - Lufta ndaj terrorizmit është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes së vendeve më të zhvilluara të globit. Duke parë rrezikun, Italia ka marrë masa të shumta për të luftuar këtë fenomen, mes të cilëve edhe përdorimi i dronëve.
Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, përmes një urdhri të lëshuar nga Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano policia e vendit fqinj do të mund të përdorë dronët për të kontrolluar nga lart territorin.
Jo vetëm kaq por përdorimi i dronëve do të bëhet edhe për luftuar krimin ndaj mjedisit si dhe krimin e organizuar. Por ndërkohë sipas mediave italiane, në bazë të urdhrit të lëshuar që brenda 120 ditëve Ministria e Brendshme italiane të hartojë edhe kushtet e përdorimit të dronëve dhe kur ato janë të nevojshme për ruajtjen e sigurisë publike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com