TIRANË, 20 Mars/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Lufta kundër terrorizmit ka mbledhur sot në Vienë në një tryezë të rrumbullaktë ministrat e jashtëm dhe të Punëve të Brendshme të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.
Gjatë takimit, ku mori pjesë edhe Komisioneri për Sigurinë në BE, Avramopulos, ishin të pranishëm dy anetar të qeverisë Shqiptare, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushtati dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Mësohet se të dy Ministrat Shqiptarë, sëbashku me Ministrinë e Jashtëm Serb, Ivica Daçiç dhe Komisionerin për Sigurinë në BE, Avramopulos, dhanë dhe një konferencë për shtyp.
Në fjalën e tij, Ministri Tahiri u shpreh se duhet një bashkëpunim i gjerë dhe se Shqipëria ka një rol kryesor në rajon. Sipas tij, nevojitet një bashkëpunim për të mbrojtur vlerat e përbashkëta, ndërsa nënvizoi harmoninë fetare shembullore që ndjek vendi ynë.
Ministri Tahiri bëri thirrje për bashkëpunim, për të përballuar rreziqet. Ai konfirmoi vullnetin e shtetit shqiptar në hapat e saj kundër terrorizmit. Tahiri gjatë konferencës kujtoi dhe bashkëpunimin me partnerët dhe shtetet fqinje, si dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore me Italinë dhe Kosovën, kundër krimit të organizuar.
Ministri shprehu vullnetin e Shqipërisë për krijimin e këtyre grupeve edhe me vendet e tjera.
/vijon/
/f.n/