Nis punimet në Tiranë ministeriali rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm-TIRANE, 19 Maj/ATSH/- Në Tiranë nisi të martën punimet ministeriali rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm.
N/sekretarja amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokraci dhe të drejtat e njeriut, Sarah Sewall deklaroi se ekstremizmi i dhunshëm nuk njeh kufinj dhe se asnjë shtet apo komunitet nuk është imun.
Sipas saj, një ndër faktorët kyç është faktori vendor dhe një nga mënyrat në të cilat po fokusohemi tani për ta luftuar këtë fenomen është mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve në mos përfshirjen në ekstremizmin e dhunshëm.
"Do të kemi një plan për të forcuar dhe inkurajuar përpjekjet e mëtejshme", tha Sewall, ndërsa apeloi se lufta kundër ekstremizmit duhet të përfshijë edhe komunitetet fetare e biznesin.
Sewall tha se Ballkani ka pasur shembuj të mirë të bashkëpunimit në këtë drejtim.
Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur se në rajon ka shembuj të mirë të bashkëpunimit ndërkombëtar që kanë dhënë rezultate të shkëlqyera.
Ai vuri në dukje se përfshirja e komuniteteve ka një rol kyç në ndërtimin e modeleve të shëndosha dhe se Shqipëria është një ndër vendet që harmoninë fetare e ka simbol të integrimit e bashkëjetesës.
"Reformimi i insitucioneve, agjencive ligjzbatuese dhe praktikat më të mira institucionale apo ndërmjet qeverive, institucioneve e shoqërisë në tërësi, janë mënyra më e mirë për të patur rezultate të qëndrueshme", deklaroi ministri Tahiri.  vijon...
/atsh/