/ATSH/- Drejtorët e Përgjithshëm të Policive të rajonit do të takohen sot në Prishtinë në konferencën për kundërvënije të terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.
Sipas një njoftimi të pranishëm do të jenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo punëtori është organizuar nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale, i udhëhequr nga Menaxheri i Programit, Cameron Fishe. Të pranishmëve pritet t'i drejtohet edhe ambasadorja amerikane Tracy Ann Jacobson./Kosovapress/