Lufta ndaj COVID/ Pas Pfizer, Agjencia e Barnave në BE miraton edhe përdorimin e vaksinës Moderna (VIDEO)

Vaksina antiCOVID e zhvilluar nga kompania amerikane Moderna mori miratimin të Agjencisë Evropiane të Barnave EMA. Tanimë nëse miratohet përfundimisht nga Komisioni i BE, ajo do të bëhet vaksina e dytë e autorizuar për përdorim në bllokun prej 27 vendesh.  Takimi i së mërkurës i  EMA-s për të diskutuar vaksinën Moderna ishte i dyti këtë javë pasi një takim fillestar të hënën rezultoi jo përfundimtar.

"Kjo vaksinë na siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale", tha Emer Cooke, Drejtor Ekzekutiv i EMA. Duke theksuar se ky rekomandim i dytë brenda një kohë kaq të shkurtër është një dëshmi e punës së jashtëzakonshme të bërë nga të gjitha institucionet.

Nëse miratohet nga Komisioni Evropian, i cili konsiderohet zyrtar, ajo do të bëhet vaksina e dytë në dispozicion në BE për të luftuar koronavirusin. Vaksina mRNA-1273 nga kompania amerikane Moderna është një vaksinë  e ngjashme në parim me atë të BioNTech-Pfizer. Ajo ka rezultuar rreth 95% efektive në parandalimin e sëmundjes në provat klinike dhe gjatë fazave të para nuk është shfaqur asnjë reagim serioz, ku vetëm 10%  e vullnetarëve shfaqen shenja lodhje. Vaksina Moderna për të parandaluar Coronavirus do të përdoret në personat nga 18 vjeç e sipër.

Vaksina BioNTech-Pfizer është aktualisht e vetmja vaksinë e autorizuar i koronavirusit në BE. Autorizimi për të u dha nga EMA në 21 dhjetor, por çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe kapaciteti i ulët i prodhimit kanë dëmtuar përhapjen e vaksinimit masiv në të gjithë bllokun.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion