Lufta ndaj COVID-19 , BE diskuton miratimin e pasaportës për vaksinat

Në përpjekje për të shpëtuar industrinë e turizmit Greqia, Austria dhe Spanja u kërkojnë shteteve të tjera anëtare të BE të miratojnë "pasaportat" të vaksinimit të koronavirusit.

Ideja e një dokumenti të tillë, që ka të ngjarë të jetë një certifikatë, do të ishte lejimi i atyre që janë vaksinuar të udhëtojnë lirshëm brenda BE dhe propozimi u paraqit gjatë një diskutimi virtual midis udhëheqësve të BE. Ndërkohë që gjatë po të njëjtit takim presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen  deklaroi se ajo mund të jetë gati për tu shpërndarë pas tre muajve.  Pasaporta e vaksinimit do të jetë funksionale për ata persona që kanë marrë dozën e vaksinës, kanë një test negativ PCR ose që tashmë kanë krijuar antitrupa.

Megjithatë të përballur me vonesa në vaksinim dhe mungesë dozash, ideja e  një pasaporte vaksine përballet me kundërshtimin e disa prej 27 vendeve anëtare të bllokut.

Franca dhe Gjermania thonë se dokumente të tilla mund të jenë të parakohshme sepse të dhënat mbi efikasitetin e vaksinave në parandalimin e një personi nga bartja ose kalimi i virusit janë të paplota.  Gjithashtu ekzistojnë shqetësime se mundësimi që një pakice e vaksinuar të udhëtojë ndërsa të tjerët, si të rinjtë që nuk shihen si përparësi për vaksinim, do të vazhdojnë të përballen me kufizime të cilin do të ishte diskriminuese.

Ndërsa disa vende të BE tani luftojnë me një valë të tretë të virusit dhe ka tensione mbi kufizimet e njëanshme të kufirit. Gjermania është e fundit që ka marrë një ankesë nga Komisioni Evropian, pasi ajo vendosi kontrolle të reja policore në kufijtë me

Koronavirusi ka prekur mbi 113 milionë njerëz në botë. Prej tyre, mbi 2.5 milionë kanë vdekur dhe mbi 63.7 milionë janë shëruar. Në Bashkimin Evropian, vendet me numrin më të lartë të të infektuarve janë: Franca, Spanja dhe Italia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK