BRUKSEL - Rreth 100 protestues kurdë kanë thyer sot masat e sigurisë duke organizuar një protestë brenda Parlamentit Europian. Ata apelojnë për aksion ndërkombëtar në mbrojtje të qytetit sirian të Kobane, në luftë kundër luftëtarëve të shtetit islamik të Irakut dhe Levantit.
Kurdë të shumtë kanë protestuar më parë edhe në disa qytete europiane si Romë, Vjenë, Këln, Stokholm, Bruksel etj. Në Berlin, rreth 600 protestues kurdë të qytetit dolën në rrugë me thirrjet për të mbështetur fushatën kundër militantëve ekstremistë.
Ndërsa në Londër, kurdët protestuan të martën në aeroportin Heathroë, ndërsa një ditë më parë u bë një demonstratë në stacionin Oxford Circus në qendër të Londrës. Ky veprim pasohet nga një demonstrim i mëparshëm, mbrëmjen e vonë të së hënës, ku rreth 70 protestues kurdë pushtuan pjesë të parlamentit hollandez në Hagë.
Kurdët në Europë duan që autoritetet e BE-së të japin ndihmë konkrete ushtarake në koalicionin e udhëhequr nga SHBA, i njohur ndryshe si ISIS. Militantët ekstremistë, të cilët kanë krijuar shtetin islamik duke përfshirë pjesë të Irakut dhe Sirisë, kanë kryer një fushatë terrori kundër pakicave, përfshirë dhe kurdët, në zonat që kanë vënë nën kontroll.
Skena betejash të ashpra janë zhvilluar ditët e fundit në Kobani, një qytet kryesisht kurd në kufiri me Turqinë, çka ka bërë që mijëra civilë të largohen përtej kufirit. Në kufi, protestuesit kurdë u përleshën sot me policinë, në kufi me Sirinë.
Situata mbetet ende e trazuar pasi autoritetet turke po luftojë me përballimin e refugjatëve. Demonstratat, që përfshin edhe disa luftëtarë kurdë, kërkojnë një ndërhyrje ushtarake në Kobani, qytetin kyç të Sirisë, i cili duket se po bie në duart e shtetit islamik të ISIS.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO