Lufta në Gaza/ IDF: Dy komandantë të lartë të Hamasit u vranë në bastisjen në Rafah

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin e së dielës në mbrëmje në Rafah dhe tha se kishte shënjestruar një seli të Hamasit, teksa një takim i nivelit të lartë të grupit terrorist ishte duke u zhvilluar.

‘Sulmi u krye kundër terroristëve, të cilët janë një objektiv në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke përdorur municione precise dhe bazuar në informacionin  inteligjencës që tregon përdorimin e zonës nga terroristët e Hamasit’, thuhet në një shënim të IDF.

Ndërkohë, pas 4 muajsh, Hamasit ka lëshuar sërish një breshëri raketash në Tel Aviv dhe Izraelin qendror. Ushtria izraelite numëroi tetë, të cilat pretendon se i kanë lëshuar Brigadat Qassam, krahu ushtarak i fraksionit islamik, i tërhequr nga zona Rafah, qytetit më jugor i Gazës, ku IDF është angazhuar për javë të tëra në një operacion ushtarak ‘të synuar; për të likuiduar batalionet e fundit të Hamasit.

Sakaq, sipas Hamasit, 50 persona kanë vdekur si pasojë e sulmit izraelit në kampin e refugjatëve në veriperëndim të Rafahut, në lagjen Tal al Sultan.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, kontrolluar nga Hamas, shumica e të vrarëve janë fëmijë dhe gra.

Ndërkohë Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së po mbledh informacione lidhur me këtë sulm të Izraelit në kampin e refugjatëve në Rafah.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
Hamasi: Sulmi i Rafahut është pjesë e një lufte gjenocidale

Sulmi izraelit në një qytet me tenda refugjatësh në Rafah është pjesë e një "lufte gjenocidale" të zhvilluar nga Izraeli. Kështu ka deklaruar një nga liderët e Hamasit në Liban, Osama Hamdan , sipas të cilit sulmi "bie ndesh me tezën e Izraelit se ka vende të sigurta në Rripin e Gazës".

Gjithashtu, ai shtoi gjatë një konference për shtyp në Bejrut se "sulmet e dy ditëve të fundit janë një tregues i kundërshtimit të Izraelit ndaj urdhrave të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) për të ndaluar ofensivën e Rafahut dhe për t'u tërhequr nga Gaza".

Ora 21:56
Mbyllet Spitali i Kuvajtit në Rafah! ‘Jemi nën sulm’

Spitali i Kuvajtit në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, është mbyllur dhe nuk është më funksional "për shkak të sulmeve të qëllimshme ndaj stafit të spitalit dhe zonës përreth".

Drejtori i saj e bëri të ditur këtë pas bastisjes izraelite në një kamp refugjatësh në Rafah, me disa të lënduar të transportuar në spitalin e Kuvajtit, raporton Al-Jazeera.

Ora 19:29
OKB i bën thirrje Izraelit të hetojë sulmin në Rafah

Foto: Tor Wennesland

OKB-ja i ka bërë thirrje Izraelit për një hetim "të plotë dhe transparent" për sulmin që shkaktoi dhjetëra të vdekur në kampin e refugjatëve pranë Rafahut.

"Të gjitha palët në konflikt duhet të përmbahen nga veprimet që na largojnë nga arritja e përfundimit të armiqësive dhe rrezikojnë më tej situatën tashmë të brishtë në terren dhe në rajon”, tha Tor Wennesland Koordinatori Special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme.

 Wennesland përsëriti gjithashtu thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve për t'i dhënë fund vuajtjeve civile.

"Kombet e Bashkuara, përfundoi ai, mbeten të vendosura në angazhimin e tyre për të mbështetur të gjitha përpjekjet që synojnë t'i japin fund armiqësive, të ulin tensionet dhe a të avancojnë në çështjen e paqes".

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Raport: Lufta kundër korrupsionit në Ballkan sheh progres, por edhe regres

Raport: Lufta kundër korrupsionit në Ballkan sheh progres, por edhe regres