Lufta/ Gaza, civilët nisin të largohen në masë! Ushtria izraelite nis ofensivën! Netanyahu: Ky është vetëm fillimi, do ta shkatërrojmë Hamas! Vritet gazetari i Reuters

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjanim Netanyahu, u zotua se do të shkatërrojë grupin militant palestinez të Hmasit. Netanyahu i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi televiziv më 13 tetor.

 “Ky është vetëm fillimi”, tha Netanyahu. “Ne do ta përfundojmë këtë luftë më të fortë se kurrë. Ne do ta shkatërrojmë Hamasin”, theksoi ai, duke shtuar se Izraeli ka mbështetje të madhe ndërkombëtare për operacionin.

Pas urdhrit të ushtrisë izraelite për evakuimin urgjent të rreth 1.1 milionë banorëve nga veriu i Gazës drejt jugut brenda 24 orëve, civilët kanë nisur të largohen me makina, në këmbë apo me kamionë.

Paniku, konfuzioni dhe kaosi mbizotëron në veri të Gazës

"Është kaos, askush nuk e di se çfarë të bëjë," tha për Associated Press Inas Hamdan, një zyrtar i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

Nebal Farshah një përfaqësues i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thotë se nuk ka asnjë mënyrë që më shumë se 1 milion njerëz të largohen kaq shpejt.  

Shumë mjekë refuzojnë të largohen nga qyteti dhe t’i lënë pacientët në fatin e tyre. Që nga sulmi i përgjakshëm i Hamasit, më 7 tetor, më shumë se 1300 njerëz janë vrarë në Izrael ndërsa 150 janë marrë peng.

Në Rripin e Gazës, sulmet masive hakmarrëse izraelite kanë vrarë më shumë se 1500 njerëz.

Civilëve u kërkohet të lëvizin nga Wadi Gaza, një lumë i vogël në pjesën jugore të qytetit të Gazës. Ata nuk do të lejohen të kthehen deri në një njoftim tjetër. Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje që ky urdhër të revokohet për të parandaluar transformimin e asaj që është një tragjedi në një fatkeqësi. Por ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan , ka reaguar ashpër.

"Përgjigja e OKB-së" ndaj paralajmërimit të Izraelit për banorët e Gazës është "e turpshme", tha ai, "kanë mbyllur një sy për vite me radhë".

Nga ana tjetër SHBA i kërkoi Izraelit të merrte çdo masë paraprake për të shmangur vrasjen e civilëve ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se po punon për të siguruar "zona të sigurta" në Gaza ku prej ditësh është ndaluar furnizimi me karburant, ushqim dhe ujë.

Zyra e shtypit e qeverisë së Hamasit në Gaza, nga ana e saj, u bëri thirrje sot banorëve që të injorojnë paralajmërimin e Izraelit për të zhvendosur të gjithë popullsinë.

Reuters thotë se një nga gazetarët e saj është vrarë në Libanin jugor. atje ku tashmë dhe Izraeli ka nisur sulmet.

Netanyahu premtoi, pas një takimi me Anthony Blinken, të shkatërronte Hamasin , i cili ka qenë në pushtet në enklavën palestineze që nga viti 2007. Që nga e shtuna ai ka hedhur rreth 6,000 bomba, ose gjithsej 4,000 ton eksploziv, në Rripin e Gazës. "Pse; Nuk bëmë asgjë!”, bërtiti një burrë duke mbajtur në duar trupin e të afërmit të tij, të cilin sapo e kishte nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese në një lagje të bombarduar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Hamas shpërndan video me fëmijë të marrë peng

1697229837_femijehamas.jpg

Hamasi publikoi një video - autenticiteti i së cilës nuk mund të verifikohet - në të cilën miltantët e armatosur shfaqen duke mbajtur peng disa fëmijë izraelitë në krahë, ndërsa një i porsalindur është i vendosur në një karrocë fëmijësh.

Hamasi pretendon se është video e marrë ne një fshat në ditën e parë të sulmit. Video është shpërndarë në rrjetin social X.

 

Ora 22:23
VIDEO/ Momenti kur forcat izraelite godasin objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës

Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë nisur tashmë sulmin në shkallë të gjerë të objektivave që i përkasin Hamasit në Rripin e Gazës.

Lajmi u bë i ditur nga Forcat izraelite të Mbrojtjes në një postim në kanalin e tyre në Telegram.  

Pjesë e bastijes ishin dhe forcat e këmbësorisë dhe mjetet e blinduara, ndërkohë që janë në kërkim të pengjeve.

 

Ora 21:38
Izraeli i jep spitalit të Gazës 2 orë kohë për të evakuuar pacientët e shtruar

Izraeli i ka dhënë spitalit Al Awda në Gaza vetëm dy orë për t'u evakuuar, raporton BBC. Spitali, ishte "ende duke trajtuar pacientë", tha grupi i ndihmës mjekësore.

Ora 21:05
Blinken: Po punojmë për krijimin e zonave të sigurta në Gazë

1697096058_blink.jpg

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të minimizojë vdekjen e civilëve palestinezë, duke thënë se SHBA-ja po punon për të krijuar zona të sigurta në Rripin e Gazës.

Pas vizitës në Tel Aviv një ditë më herët, Blinken nisi një turne në gjashtë shtete arabe dhe në Katar ai mbrojti sërish të drejtën e Izraelit për t’u përgjigjur pas sulmeve masive të militantëve palestinezë të Hamasit, por kërkoi që të mbrohen civilët palestinezë.

“Ne i kemi bërë thirrje Izraelit të përdorë çdo mbrojtje të mundshme për të shmangur dëmet në mesin e civilëve. Ne e dimë se shumë familje palestineze në Gaza po vuajnë pa faj dhe ka të vrarë në mesin e civilëve palestinezë”, tha ai gjatë konferencës në Katar.

Megjithatë, kryediplomati amerikan përsëriti qëndrimin se Izraeli ka të drejtë pas sulmeve “të paarsyeshme” të Hamasit.

“Ajo çfarë po bën Izraeli nuk është hakmarrje. Ajo çfarë po bën Izraeli është se po mbron jetën e popullit të tij”, tha ai.

“Çdo shtet, i përballur me atë me të cilën po përballet Izraeli, do të vepronte njësoj”, shtoi Blinken.

Ushtria izraelite konfirmoi më vonë gjatë së premtes se forcat tokësore kanë kryer bastisje në Gazë gjatë 24 orëve të fundit.

Një zyrtar amerikan tha se Izaeli është pajtuar me Blinkenin gjatë bisedimeve në Tel Aviv për “nevojën e krijimit të disa zonave të sigurta ku civilët mund të zhvendosen, të jenë të sigurt nga operacionet legjitime të sigurisë së Izraelit”.

Militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor nisën sulme masive nga toka, ajri dhe deti, ndaj Izraelit, duke vrarë mbi 1.300 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar.

Ndërkaq, nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 1.779 persona, teksa Izraeli po ashtu ka ndërprerë furnizimet me ushqim, ujë dhe rrymë për këtë territor.

Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, e pranoi se evakuimi i 1.1 milion palestinezëve është një detyrë “e vështirë”. /REL/

Ora 20:46
Ushtria Izraelite në Gaza, Netanyahu: Ky është vetëm fillimi! Po luftojmë si luanë për atdheun

1696871164_benjaminnetanyahu.jpg

Kryeministri Benjamin Netanyahu në një fjalim në të cilën i është drejtuar kombit tha se kundërsulmi izraelit në Gaza është vetëm fillimi.

"Sot, të gjithë e dinë se po luftojmë për atdheun dhe po luftojmë si luanë," tha ai, sipas Times of Israel.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë sulmin e Hamasit. Po godasim armiqtë tanë me një fuqi të paprecedentë”, vazhdoi Netanyahu.

Ora 19:43
Hamasi: 70 njerëz u vranë duke ikur nga qyteti i Gazës, Izraeli sulmoi autokolonat nga ajri

1697219196_7777777.JPG

Zyra e shtypit të Hamasit ka thënë se 70 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit ndaj autokolonave që po largoheshin nga qyteti i Gazës.

 

Ora 19:12
Media: Ushtria izraelite, këmbësoria dhe tanket kanë hyrë në Gaza për të kryer bastisje në zona të lokalizuara

Forcat izraelite të mbrojtjes kanë hyrë në Rripin e Gazës me trupa këmbësorie dhe tanke për të kryer "bastisje të lokalizuara" që synojnë pastrimin e zonës nga terroristët dhe identifikimin e vendndodhjes së pengjeve. 

Kështu shkruan “Times of Israel”, duke saktësuar se ushtarët kanë mbledhur materiale të ndryshme “që mund të ndihmojnë në përpjekjen për gjetjen e të zhdukurve”.

Media gjithashtu pretendon se "një numër terroristësh në zonë" u vranë në bastisje, duke përfshirë një celulë të Hamasit që kishte gjuajtur raketa antitank në drejtim të Izraelit.

Ora 19:04
Ushtria izraelite, godet me dron objektivat e Hezbollahut në Liban

Një dron i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit po godet objektivat terroriste që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah në Liban. Këtë e raporton IDF në kanalin e saj Telegram.

Ora 18:28
Media: Vritet një gazetar nga sulmet izraelite në Liban

1697208380_izrael.JPG

Kameramani i Reuters, Essam Abdullah thuhet se u vra në Liban në kufirin me Izraelin pas një bombardimi izraelit në jug të vendit në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut. 

Këtë e raporton Al Jazeera. Dy gazetare të tjera Carmen Jokhdar dhe Ellie Brakhaya nga Al Jazeera thuhet se u plagosën.

Ora 18:09
Lufta në Izrael, 600 fëmijë të vrarë dhe 1900 të tjerë të plagosur në Gaza

1697213692_fffffffffffffffffffff.JPG

1,799 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. 583 prej tyre janë fëmijë dhe 351 janë gra, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës. Rreth 7,388 njerëz janë plagosur, duke përfshirë 1,901 fëmijë dhe 1,185 gra, thuhet në bilancin e fundit.

Ora 17:39
U raportua për masakër, Al Jazeera: Nuk ka prova se foshnjave izraelite u janë prerë kokat

1697211730_RC2PP3ARCXFB1697186008.webp

Dëshmi rrënqethëse janë raportuar nga mediet ndërkombëtare nga dylumtimet Izrael-Hamas. Tre ditë më parë u raportua për foshnje dhe fëmijë me koka të prera në komunitetin Kfar Aza të Izraelit. Pas këtij lajmi ishte dhe presidenti amerikan Joe Biden i cili shprehu publikisht indinjatën e tij ndaj militantëve të Hamasit. Lajmi i  tmerrshëm u përhap në mediat botërore brenda disa orësh duke tronditur publikun.

“Por raportet e mëvonshme zbuluan se asnjë prerje koke e tillë nuk është verifikuar nga ndonjë burim izraelit apo ndërkombëtar – ndoshta sepse ato nuk kanë ndodhur kurrë. Ky ishte vetëm një incident i raportimeve të rreme që u përhapën në sferën publike përmes mediave për të denigruar armiqtë dhe për të mbështetur aleatët e dikujt. Mijëra raporte të tjera të rreme si ky qarkullojnë çdo ditë në media – edhe pse jo domosdoshmërisht aq të egra, ose të përhapura nga njerëz të tillë, në kulmin e një konflikti intensiv në Palestinë dhe Izrael që ka polarizuar opinionin global”, thuhet në një artikull të Al Jazeera.

“Historia e foshnjave të prera e ka origjinën nga një raport në faqen e Izraelit i24News nga gazetarja Nicole Zedeck, nga intervista e saj me ushtarin izraelit David Ben Zion. Max Blumenthal dhe Alexander Rubinstein raportuan më 11 tetor se Ben Zion është një udhëheqës radikal në lëvizjen në Bregun  Perëndimor të Izraelit. Ndër të tjera, ai  bëri thirrje në fillim të këtij viti për të zhdukur fshatin palestinez Harawa.

Mediat në mbarë botën morën shpejt raportin e i24News dhe zëdhënësi i kryeministrit izraelit tha se foshnjat "me kokat e tyre të prera" ishin gjetur. CNN, ndër të tjera, raportoi prerje kokash dhe "ekzekutime të stilit të ISIS". Kur gazetarët pyetën një zëdhënës të ushtrisë izraelite për historinë, përgjigja ishte: "Ne nuk mund ta konfirmojmë, por ju mund të supozoni se ka ndodhur".

Megjithatë, brenda disa ditësh, ministria e Jashtme dhe forcat e armatosura izraelite dhe disa korrespondentë thanë se nuk kishte prova për prerje kokash dhe Shtëpia e Bardhë tha se Biden po citonte raportet e shtypit që kishte lexuar. Dukej e qartë deri më 12 tetor se nuk ekzistonte asnjë provë për të konfirmuar historinë e prerjes së kokave së foshnjave. Ishte një lajm i rremë , i mbjellë për të nxitur tensionet në mes të betejës”, thuhet më tej në artikull.

Ora 17:28
Kryeministri palestinez akuzon Izraelin se kreu 'genocid'

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh akuzon Izraelin se ka kryer genocide pas sulmeve masive ajrore që rrafshuan ndërtesat e banimit në Gaza.

“Populli ynë në Gaza po përjeton një genocid dhe Gaza është bërë një zonë fatkeqësie”, tha Shtayyeh në një konferencë shtypi në Ramallah, informon Al Alazeera.

Deri më tani, rreth 1,800 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 6,000 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Gaza. Në Izrael, numri i të vdekurve në sulmin e Hamasit është më shumë se 1,300, me rreth 3,400 të tjerë të plagosur.

Ora 16:37
Lufta/ Bombardimet e Izraelit godasin ‘kullën’ e vëzhgimit të ushtrisë libaneze

1697208348_mmmmmm.JPG

Bombardimet e Izraelit në drejtim të qytetit Dhayra në Libanin jugor kanë goditur një vend vëzhgimi të ushtrisë libaneze. Sulmi drejt territorit libanez filloi pas një shpërthimi në qytetin izraelit Hanita, pranë kufirit me Libanin.

Ora 16:14
Kina: Shkaktimi i konfliktit u bë nga padrejtësia ndaj palestinezëve

Konflikti midis Hamasit dhe Izraelit tregoi se mënyra "për të zgjidhur çështjen palestineze qëndron në rifillimin e bisedimeve të vërteta të paqes sa më shpejt të jetë e mundur dhe realizimin e të drejtave legjitime të kombit palestinez", duke zgjidhur kështu "një padrejtësi". Kështu tha kreu i diplomacisë kineze Wang Yi në një konferencë për shtyp me homologun e tij të BE-së Josep Borrell. 

"Kina ju fton të tregojmë moderim, të lehtësojmë tensionet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të parandalojmë një zgjerim të konfliktit", shtoi Wang, për të cilin tha se është prioritet garantimi i sigurisë së civilëve dhe ndihma për të "shmangur një krizë serioze humanitare në Gaza”.

Ora 12:58
Ministri i Jashtëm iranian: SHBA duhet të 'kontrollojë' Izraelin për të shmangur luftën rajonale

1696950565_luftaizrael.jpg

SHBA “duhet të kontrollojë Izraelin” nëse dëshiron të shmangë një luftë rajonale, tha sot Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, nga Bejruti, ku ndodhet për një vizitë, duke shtuar se Irani dëshiron të garantojë sigurinë e Libanit.

“Amerika dëshiron të lejojë Izraelin të shkatërrojë Gazën dhe ky është një gabim serioz. Nëse amerikanët dëshirojnë të shmangin përhapjen e luftës në rajon, ata duhet të kontrollojnë Izraelin. Nëse krimet izraelite nuk ndalen, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, tha Abdollahian.

Ministri iranian theksoi se “siguria dhe paqja e Libanit janë të rëndësishme për ne”, në një kohë kur shqetësimet po rriten se lëvizja libaneze Hezbollah, një aleate e Iranit, mund të hapë një front të ri kundër Izraelit, raporton agjencia e lajmeve amerikane Barrons.

Deklaratat e Amir Abdullahian erdhën pasi Izraeli duket se po përgatit një operacion në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të nisur nga Hamasi. Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja janë të shqetësuar se një front i dytë mund të hapet në Izraelin verior në kufirin me Libanin nëse Hezbollahu vendos të ndërhyjë në konflikt. Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, përfshirja e lëvizjes libaneze nga Libani jugor ka qenë e kufizuar.

Ora 12:46
Putin thirrje Izraelit: Ndaloni operacionin tokësor në Gaza

1696535209_vladimirputin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar së fundmi Izraelit të mos vazhdojë me një operacion tokësor në Gaza. 

Putin tha se një operacion i tillë do të rezultonte në një nivel “absolutisht të papranueshëm” të viktimave civile, raporton Sky News.

Rusia është në një luftë me Ukrainën dhe është akuzuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët. 

Presidenti rus shtoi se përdorimi i armatimit të rëndë në zonat e banuara do të kishte pasoja të rënda për të gjitha palët. 

“Dhe më e rëndësishmja, viktimat civile do të jenë absolutisht të papranueshme. Tani gjëja kryesore është ndalimi i gjakderdhjes”, tha Putin.

Ora 12:28
VIDEO/ 'Solidaritet dhe mbështetje për popullin izraelit', Metsola dhe Von der Leyen mbërrijnë në Izrael

 

Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë mbërritur në Izrael për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen me popullin izraelit.

Metsola, një politikane e qendrës së djathtë, pritet të bëjë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve, duke kërkuar gjithashtu krijimin e një korridori humanitar dhe mbrojtjen e infrastrukturës civile në Gaza, raporton agjencia e lajmeve Timesofmalta.

“Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh solidariteti pas sulmit më të keq terrorist që ka përjetuar Izraeli në breza. Terrori nuk do të mbizotërojë. Mënyra se si ne reagojmë ka rëndësi. Ne mund, ne duhet të ndalojmë Hamasin. Dhe të bëjmë atë që mundemi për të zbutur pasojat humanitare", shkroi Ursula në një mesazh në X (ish-Twitter)

Gjithashtu Von der Ley postoi edhe një video të mbërritjes së saj në Izrael. 

Ora 12:19
Analisti Zweiri: Izraeli kërkon status-quo të re politike në Gaza

1697192338_rusi.jpg

Një analist në Universitetin e Katarit, Mahjoob Zweiri, ka deklaruar se Izraeli po kërkon të krijojë një status quo të re politike në Gaza duke dobësuar Hamasin politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Zweiri deklaroi se Izraeli po synonte të kthente palestinezët “nën ombrellën e Autoritetit Palestinez” dhe një qeveri të angazhuar për “paqe dhe menaxhim të marrëdhënieve me Izraelin”.

“Kjo nuk do të ketë sukses nëse Egjipti nuk jep dritën jeshile”, tha analisti për Al Jazeera.

Izraeli ka lëshuar një urdhër evakuimi për pjesën veriore të enklavës, përpara një pushtimi tokësor të pritshëm.

Ora 11:36
Turqia dërgon ndihma humanitare në Gaza përmes Egjiptit

1696255365_1695147709turqiazerbajxhanierdogan.jpg

Një aeroplan me mallra ushtarake, e cila do transportojë edhe ushqime e pajisje të kujdesit shëndetësor, i destinuar për Gazën, pritet të zbresë në Egjipt më vonë të premten, sipas transmetuesit shtetëror turk TRT.

Ngarkesa është planifikuar të dërgohet nga Aeroporti Ndërkombëtar El Arish i Egjiptit në Rripin e Gazës përmes vendkalimit Rafah, raporton Al Jazeera.

Por nuk ishte menjëherë e qartë nëse dhe kur ndihma do të arrinte në Gaza. Egjipti më herët siguroi OKB-në se do të lejonte dërgimin e ndihmave humanitare përtej

Ora 11:20
Tajani: Për Italinë prioritet është shpëtimi i pengjeve

1695709352_natoantoniotajanikforkosoveserbitensioneneveritekosoves.jpg

Prioriteti për Italinë është shpëtimi i pengjeve. Kështu tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, gjatë një vizite në jug të Izraelit, i cili shtoi se "ata nuk janë ushtarë dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të ketë korridore". 

“Ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar këta njerëz të pafajshëm”, tha Tajani.

Ora 11:14
Egjipti forcon sigurinë dhe vendos mijëra trupa në kufi me Gazën

1697021921_kugd.jpg

Egjipti ka forcuar sigurinë përgjatë kufijve me Gazën, duke vendosur mijëra forca sigurie.

Kështu raportoi Associated Press duke cituar një zyrtar të lartë egjiptian të sigurisë.

Zyrtari shtoi se Egjipti mori “masa të paprecedentë” për të parandaluar një shkelje të kufijve të tij me Gazën dhe pushtimi i mundshëm tokësor i Izraelit në territor do të jetë një “gabim i rëndë”, raporton Fox News.

Egjipti propozoi krijimin e “zonave të sigurta” brenda Gazës dhe lejimin e shpërndarjes së ndihmave përmes pikës së kalimit Rafah, tha zyrtari, duke shtuar se ndërsa mori mbështetje nga disa zyrtarë perëndimorë, Izraeli ende nuk i është përgjigjur propozimit

Ora 10:42
Hamasi: 150 raketa sulmuan qytetin Ashkelon për t'u hakmarrë për njerëzit e zhvendosur në Gaza

1697129869_07f708c64ce04fd49e1889cb7ee71938.jpg

Hamasi pretendon sulmin me "150 raketa" në qytetin izraelit Ashkelon, duke thënë se kjo ishte një përgjigje për "hakmarrjen për njerëzit e zhvendosur" në Rripin e Gazës dhe "sulmet" e Izraelit "kundër civilëve". 

Kjo u raportua nga televizioni satelitor Al-Jazeera, i cili raporton një mesazh të shkurtër të lëshuar nga krahu i armatosur i grupit, Brigadat al-Qassam, të cilat nisën një sulm të tmerrshëm në Izrael të shtunën e kaluar.

Ora 10:35
Ministri i Jashtëm italian, Tajani mbërrin në Izrael

1695817343_antoniotajani.jpg

Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, ka mbërritur në Izrael dhe po udhëton për në një nga zonat në jug të vendit që ishte skena e sulmit të Hamasit.

Në Izrael po ashtu është planifikuar edhe një takim me homologun e tij izraelit, Eli Cohen.

Ora 10:26
Orban: Hungaria nuk do lejojë demonstrata në mbështetje të 'organizatave terroriste'

1697185519_hung.jpg

Hungaria nuk do të lejojë demonstrata në mbështetje të “organizatave terroriste”, tha sot kryeministri i vendit Viktor Orban, duke shtuar se të gjithë qytetarët hungarezë duhet të ndihen të sigurt pavarësisht nga feja dhe origjina e tyre.

“Është tronditëse që ka tubime në favor të terroristëve në të gjithë Europën”, tha Orban.

Organizata palestineze Hamas, e cila nisi një sulm kundër Izraelit të shtunën e kaluar, është cilësuar një organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA, BE, Kanada, Egjipti dhe Japonia, raporton Reuters.

Kryeministri hungarez, një aleat i homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej, por shtoi se ishte e rëndësishme që konflikti të mos u përhapej në vende të tjera dhe të destabilizojë të gjithë rajonin

Ish-kreu i Hamasit, Khaled Meshal, ka bërë thirrje që sot të organizohen demonstrata në të gjithë botën myslimane në favor të palestinezëve dhe popujve të vendeve fqinje për t’iu bashkuar betejës kundër Izraelit.

Nëpërmjet Facebook-ut është bërë thirrje për një demonstratë në mbështetje të palestinezëve sot në orën 16:00, jashtë Ministrisë së Jashtme hungareze në Budapest.

Ora 10:21
Pas Britanisë edhe Holanda merr vendimin e mbylljes së shkollave hebraike, shkak frika e sulmeve terroriste

1697185300_jews.jpg

Shkollat ​​hebraike në Amsterdam do të mbyllen nesër, tha sot organizata e fëmijëve hebrenj Cheider për Reuters, në mes të konfliktit vdekjeprurës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë islamikë të Hamasit.

Organizata Cheider nuk dha një arsye për mbylljen e shkollave, por konfirmoi raportet e mediave holandeze se vendimi ishte marrë duke pasur parasysh sigurinë e fëmijëve dhe mësuesve.

Brenda komunitetit hebre holandez ka frikë nga incidente pasi Hamasi bëri thirrje për demonstrata nesër në botën myslimane në favor të palestinezëve, njoftoi agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar Qendrën e Informacionit dhe Dokumentacionit të Izraelit të Holandës.

Ndërkohë kujtojmë se edhe Britania ka njoftuar mbylljen e dy shkollave hebreje pjesën veriore të Londrës, nga frika e sulmeve terroriste.

Ora 10:11
Frika e protestave pro-palestineze, mbyllen 2 shkolla hebraike në Britani

1697184679_rishi.jpg

Rishi Sunak u tha drejtuesve të policisë ditën e enjte që të kontrollonin urrejtjen kundër Izraelit, pasi dy shkolla hebraike në Londër kishin deklaruar se po mbylleshin për të mbrojtur nxënësit e tyre.

Shkolla fillore Torah Vodaas në Edgware dhe shkolla fillore Ateres Beis Yaakov në veri të Londrës informuan prindërit të enjten në mbrëmje se nuk do të rihapen deri të hënën.

Rabini Feldman, i Torah Vodaas, sqaroi se nuk kishte asnjë kërcënim specifik për shkollën dhe se vendimi për mbylljen nuk ishte marrë lehtë", raporton DailyMail

Ndërkohë që ky vendim thuhet se u mor pasi studentët hebrenj po paralajmëroheshin nga shkollat ​​që të maskonin uniformën e tyre për shkak të frikës nga sulmet hakmarrëse të shkaktuara nga lufta e vazhdueshme në Izrael.

Organizata bamirëse hebraike CST tha se kishte parë një rritje prej 324% në raportet e antisemitizmit si rezultat gjatë katër ditëve të fundit.

Në gjysmë ore të fundit, Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka njoftuar një fond shtesë prej 3 milion paund për të mbrojtur shkollat ​​dhe sinagogat hebraike.

Ora 10:00
Izraeli thirrje njerëzve për evakuimin në veri, Hamasi thirrje palestinezëve: Mos u largoni nga shtëpitë tuaja

 

Qeveria izraelite njoftoi qytetarët e saj të evakuohen nga Gaza, ndërsa Hamasi ka kërkuar të kundërtën.Ata u kanëërë thirrje palestinezëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas një deklarate mediatike, Hamasi u kërkoi palestinezëve që jetojnë në Gaza që të mos largohen nga vendi i tyre.

“Pushtuesit po përpiqen të përhapin propagandë të rreme përmes mjeteve të ndryshme, duke synuar të krijojë konfuzion në mesin e qytetarëve dhe të minojë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

Grupi i armatosur, i cili qeveris territorin, akuzoi Izraelin për përfshirje në “luftë psikologjike” duke dërguar mesazhe që u thoshte civilëve palestinezë dhe punonjësve të organizatave ndërkombëtare që të evakuoheshin në jug.

Punonjësit e institucioneve ndërkombëtare qëndruan në postet e tyre dhe nuk po evakuoheshin, raporton CNN.

Ora 09:53
Pas Blinken, Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërrin në Izrael

 1697183540_s.jpg

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbërritur në Izrael, i cili pritet të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe kabinetin izraelit të luftës përpara se të shikojë një ngarkesë të re municionesh amerikane që mbërrijnë në Izrael të premten. Vizita e tij pason atë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken të enjten.

Vizita e Austin vjen pasi zyrtarët izraelitë u bëjnë thirrje civilëve në pjesën veriore të Gazës që të evakuohen në seksionin jugor në 24 orët e ardhshme, një shenjë se forcat ushtarake izraelite janë gati të fillojnë pushtimin e tyre masiv tokësor të Gazës pas sulmit të Hamasit të shtunën, raporton The Wall Street Journal.

SHBA ka thënë vazhdimisht se do mbështesë Izraelin deri në fund.

Ora 09:28
Në mes të konfliktit Izrael-Hamas, Blinken mbërrin në Jordani do takohet me presidentin palestinez

1697182061_jordani.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Jordani ku do të takohet me mbretin Abdullah dhe presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas.

Blinken mbërriti në Izrael të enjten për të treguar mbështetjen e SHBA-së ku pati takime me kryeministrin izraelit, raporton Al Jazeera.

"Diplomati më i lartë amerikan do të udhëtojë në Izrael, Jordani, Katar, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt nga 11-15 tetor 2023, ku do të takohet me zyrtarë të lartë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken mbërriti në Izrael të enjten për të treguar mbështetjen e SHBA-së pas sulmit nga grupi palestinez Hamas gjatë fundjavës.

“Mesazhi që unë sjell me vete është ky: ju mund (të jeni) mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur veten, por për sa kohë që Amerika ekziston, nuk do të duhet kurrë”, tha ai.

Ora 09:21
OKB: 400 mijë njerëz janë zhvendosur dhe 23 punonjës janë vrarë në Gaza

1697181651_zz.jpg

Zyra humanitare e OKB-së (OCHA) njofton se më shumë se 400 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës dhe 23 punonjës ishin vrarë që nga fillimi i sulmeve hakmarrëse izraelite në përgjigje të një inkursion vdekjeprurës i Hamasit.

Agjencia nisi një apel për gati 294 milionë dollarë për të ndihmuar rreth 1.3 milionë njerëz në Gaza dhe Bregun Perëndimor, nga të cilët gati gjysma ishte programuar për ndihma ushqimore ndërsa furnizimet mbaronin, raporton Reuters.

"Zhvendosja masive vazhdon. Në Rripin e Gazës, numri kumulativ i personave të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) u rrit me 25% gjatë 24 orëve të fundit, duke kaluar tani 423 mijë, nga të cilët mbi dy të tretat janë strehuar në shkollat ​​e UNRWA", tha OCHA. duke iu referuar agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

Ai tha se 23 punonjës të ndihmës ishin vrarë deri më tani që nga fundjava, duke përfshirë 11 punonjës shëndetësorë dhe 12 punonjës të UNRWA. 

Ora 09:11
Shefi i OBSH-së, Tedros: Duhet lejuar ndihma mjekësore në Gaza

1697096820_gaza.jpg

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të enjten se i kishte kërkuar Egjiptit të ndihmojë në transferimin e furnizimeve mjekësore në Gazën fqinje ndërsa kriza humanitare në enklavë thellohet nën bombardimet izraelite.

Ghebreyesus tha se presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi kishte rënë dakord të ndihmonte në transferimin e furnizimeve mjekësore përmes vendkalimit që lidh Egjiptin me Gazën jugore, raporton CNN.

“Jam vërtet i shqetësuar. Zemra ime shkon për të gjithë ata që kanë humbur jetën dhe familjet e tyre nga Izraeli dhe Palestina. Ky është një moment shumë i trishtuar”, u tha ai gazetarëve në Lyon, Francë.

Ora 09:04
Greqia frikë nga përhapja e konfliktit, zëdhënësi i qeverisë: Ushtria është në gatishmëri

1697023762_forvay.jpg

Këshilli i qeverisë greke për Sigurinë Shtetërore është mbledhur nën kryesimin e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Në fokus të kësaj mbledhjeje u diskutua lidhur me sulmin terrorist nga Hamasi në Izrael, për situatën në Rripin e Gazës, si edhe për efektet e tyre në rajon dhe më gjerë, raporton euractiv

Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis vuri në dukje se aeroporti i Athinës “Eleftherios Venezelos” është një nga katër aeroportet në Europë që shërben fluturime riatdhesimi nga Izraeli për shtetas të huaj. Ai theksoi se autoritetet greke janë në gatishmëri.

“Autoritetet greke janë në gatishmëri. Politika e ruajtjes së kufijve tokësorë dhe detarë vazhdon e pandërprerë”, tha Marinakis.

Ora 08:28
Ushtria izraelite: 250 pengje u shpëtuan të shtunën

1697057878_izrael.JPG

Njësia elitare e Flotilës 13 u vendos në zonën përreth gardhit të sigurisë së Gazës në një përpjekje të përbashkët për të rimarrë kontrollin e postës ushtarake Sufa më 7 tetor. Ushtarët shpëtuan rreth 250 pengje.

Mbi 60 terroristë të Hamasit janë neutralizuar, ndërsa 26 të tjerë janë arrestuar, përfshirë Muhamed Abu A'ali, zëvendëskomandantin e divizionit detar jugor të Hamasit. Këtë gjë e kanë e kanë shkruar Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) në një postim në Telegram.

Ora 07:29
Bombardime të forta gjatë natës, raportohet për 1537 të vrarë në Gaza dhe mbi 6600 të plagosur

1697175054_fddf.JPG

Bombardimet e rënda izraelite po godasin gjithashtu Rripin e Gazës gjatë natës, veçanërisht pranë kufirit. Këtë e demonstrojnë videot e postuara në rrjetet sociale nga banorët dhe një shënim nga Forcat Ajrore izraelite.

Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba, me peshë 4,000 tonë, në objektivat e Hamasit në Gaza në gjashtë ditë, duke goditur më shumë se 3,600 objektiva. Numri i të vdekurve sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, nën kontrollin e Hamasit, është të paktën 1,537 të vdekur dhe 6,612 të plagosur.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blututh I zi: 13/10/2023 22:41

    Tani prisni nje vale tjeter emigrantesh ne Europe !

    Përgjigju
  • Toni: 13/10/2023 19:27

    Vritini te gjithe terrorristat e Hamas, jane njesoj si Isis.

    Përgjigju
    • Greku: 14/10/2023 06:39

      Amen

  • Turi: 13/10/2023 13:11

    Regjimi okupator izraelit me shkakun qe u sulmua nga grupi terrorist Hamas tani po terrorizon popullin e pafajshem duke e detyruar te largohet nga vendi tij qe neser ta populloje me cifut si ka bere tere jeten dhe bota mbeshtet keta barbare te ndyre , do zoti ju kthehet per koke e gjitha kjo qe po beni

    Përgjigju
    • Turi ha mut: 14/10/2023 05:52

      A ti je kar me zile. Izraelitet nuk jane barbare. O Turi, motra jote ha sufllaqe dhe del lakuriq ne Mikonos

  • Bleta: 13/10/2023 11:42

    Nese keto nuk jane krime lufte nuk e di cfare jane E paimagjinueshme si mund te pranohen si normale

    Përgjigju
  • Tahipi: 13/10/2023 09:44

    Rrac e fëlliqur kur sju ka shduk hitleri

    Përgjigju
    • Artan: 13/10/2023 14:00

      Ju Tahipat jeni race e pare. A te marrte ... shalet ty edhe gjithe atyre si ti.

  • XHA JAHO: 13/10/2023 08:26

    Keshtu kur sulmojne keta popullin e pambrojtur nuk reagon Amerika.Se dhe keta njerez te pafajshem jane

    Përgjigju
    • Shqipëria: 13/10/2023 09:33

      Po lirojnë pak vend për pallate të reja Izraelite.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025