'Lufta' në kryesinë e PD dhe zgjimi i SPAK, lajmet më të bukura për Shqipërinë!

'Lufta' në kryesinë e PD dhe zgjimi i SPAK, lajmet më të bukura për Shqipërinë!

Dy janë zhvillimet e forta gjatë këtyre ditëve. Ato brenda Partisë Demokratike dhe ato në SPAK. Në pamje të parë ngjasojnë si ngjarje të veçuara, por në fakt janë, pjesë e të njëjtit proces historik që po ndodh në Shqipëri. Në oazin deri tani të fjetur të PD-së duket se ka ndodhur turbullimi i fundit i fortë, ndaj tani nuk ka rrugë tjetër, veçse të presim kthjellimin përfundimtarë. Edhe lajmet e fundit që vijnë nga SPAK janë sa penale, po aq politike. Edhe aty po ndodh një turbullim teje i fortë, ndaj të presim për procesin e kthjellimit dhe të shohim të certifikuar ndarjen e llumin nga uji i pastër brenda klasës politike shqiptare.

Nëse nuk do të kishte ndodhur arrestimi i “peshkut të madh”, Vangjush Dako, mbledhja e tensionuar e kryesisë së Partisë Demokratike, do të ishte krye-lajmi. Por edhe kështu vëmendja është shumë e madhe. Mediet pranë Berishës dhe Edi Ramës po e shndërrojnë në një “tërmet” fatal për PD, kur në fakt ka ndodhur e kundërta.

Ky “qamet” po shitet i tillë pasi grupi i deputetëve të drejtuar nga Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku në mbledhjen e tensionuar dhe maratonë të kryesisë, nuk mundën dot që të certifikojnë planin e tyre për shtyrje të procesit të zgjedhjeve brenda partisë, duke i dhënë kohë një bashkimi me Rithemelimin nëpërmjet bisedimeve me vetë Sali Berishën, apo qoftë edhe me ndonjë prej bishtrave të tij. Lajmet, (shpesh me elementë të fortë dezinformimi) që vijnë gjithmonë nga mediet dhe analistët pranë Berishës dhe Ramës të cilët kanë fshirë çdo dallim të vogël që nga dalja në skenë e Lulzim Bashës, nuk po merren me thelbin e asaj që ndodhi në kryesi.

Aty është folur me nerv të fortë për ardhmërinë e PD-së e cila është katandisur në parti e grupit parlamentarë dhe jo anëtarësisë dhe e forumeve. Për rolin dhe përgjegjësitë e Bardhit, Tabakut dhe të tjerëve në krye të partisë për lëngimin dhe vendosjen në gjumë letargjik të partisë, për më shumë se 1 vit pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Si i lanë fare vetëm Enkelejd Alibeajn, Roland Bejkon e kandidatët e tjerë, kryetarët dhe gjithë demokratët në bazë. Është debatuar për rolin e tyre gjatë zgjedhjeve të 14 majit, mos distancimin nga Berisha dhe berishizmi i cili ishte dhe mbetet pikërisht shkaku i kësaj çarje të cilën duan ta ngjisin me saldatriçen Berisha, e plot veprime dhe mosveprime të tjera për të cilat refuzojnë të flasin.

Pra pas kësaj mbledhje të kryesisë, mediet pranë Ramës dhe Berishës, po i mëshojnë “presionit, shantazhit dhe dhunës” kundër mendimit ndryshe të grupit Bardhi&Tabaku dhe jo faktit, se më në fund kjo parti po lexon “gjumin e saj letargjik” nën këtë lidership dhe po reagon ndaj 104 mijë votave, (edhe ajo shumicë që abstenoi) që demokratët dhe shqiptarë ua dhanë si sinjal në 14 maj. Të vetmet fakte për namin e dhunës që na qenka konsumuar kundër këtij grupi është një video pas përfundimit të mbledhjes, kur një nga demokratët e shumtë që priste jashtë çliron tensionin 2- vjeçar: Po na lodhët o burrë me këtë pritje…

Fakt tjetër është ai që tha deputeti Dashnor Sula, i cili as nuk kishte marrë një sy gjumë dhe që në pikë të mëngjesit doli te Syri Tv: Na mbytën duke na thënë; nuk duam të presim më me shtyrje të procesit zgjedhor brenda PD, të zgjedhim sa më shpejtë kryetarin dhe të vazhdojmë me forumet! Sipas Sulës këtë ja përsërisnin çdo një orë dhe kjo ishte dhunë e paparë!

Por deklarata që ushqeu dhe i dha flakë lajmeve dhe analizave të medieve pranë Berishës dhe Ramës, se ndaj këtyre 4-5 deputetëve ishte bërë nami brenda dhe jashtë mbledhjes së kryesisë, ishte ajo e Gazmend Bardhit. Kur e lexon të duket sikur ajo që bëri Berisha me leva, gur e thirrje për gjak në 8 Janar të vitit të shkuar, ka qenë thjesht një tentativë për të “negociuar”. Dhe ai që e lexoj më drejt këtë dhunë ishte pikërisht Sali Berisha, i cili doli dhe e dënoj me ashpëri dhe tha pak a shumë: Ata demokratë të kryesisë dhe kolegjit të kryetarëve që dhunuan Gazin, Jorin, Dashin, Sajen e të tjerë ishin të futur dhe të paguar nga Edi Rama!

E vërteta është se dhuna më e madhe që është bërë ndaj këtij grupi deputetësh është ajo video e cila është bërë “hit” në medie, kur një demokrat i mllefosur thotë: Turp tu vijë, keni dy vite që na sillni vërdallë! Dhe në fakt kjo ndodhi vetëm pasi ata braktisën mbledhjen dhe as denjuan që të votonin platformën e tyre në kryesi. Ky është pra “8 janari” që u bënë demokratët apo “bashistët”, (siç po shpërndajnë “mish dhie” nëpër medie), këtyre “të dhunuarve”.

Gjithsesi, nëse Bardhi, Tabaku, Sula, Koreshi, Çupi, Hoxha e ca të tjerë janë të lirë dhe qetësohen pak e mendojnë ftohtë, ajo që ka ndodhur këto kohë brenda Partisë Demokratiken në fakt është një nga zhvillimet më të bukura dhe shpresëdhënës, që është parë në skenën politike shqiptare. Më në fund ka pasur një debat të madh dhe të fortë të brendshëm dhe shumë intesiv në medie, për mënyrën se si duhet të ecë përpara kjo parti. Ka pasur ide, mendime ndryshe, platforma që kundërshtojnë njëra tjetrën, përplasje dhe në fund është votuar me shumicë për njërin variant.

Kjo gjë as që ëndërrohet të ndodh te Rithemelimi dhe Rilindja. Nuk ka gjasa që të ndodh atje, sepse udhëhiqen nga neo-enverizmi i cili është maskuar si berishizim dhe ramizëm. Ajo mbledhje e kryesisë së PD-së, pavarësisht nga mërzia, kontestimet dhe dorëheqjet e grupit Bardhi&Tabaku për arsye që i dinë vetëm ata, (por shumë shpejt koha do ti nxjerr në shesh), ishte një Kontrast vrastar për grupimet e Berishës dhe të Ramës.

Dhe ky kontrast, po ju përplaset pikërisht tani që kanë halle më të mëdha se këto të Tabakut, Bardhit, Bashës, kolegjit të kryetarëve, kryesisë së demokratëve, socialistëve dhe shqiptarëve. Rama, Berisha, Metaj e kompani, po “zihen” se kush e ka radhën në SPAK pas  Vangjush Dakos, kurse te PD e cila po ngjan sikur ka zbritur nga një planet tjetër po “vriten” për të nisur punën për një parti anti-korrupsion, anti-nongratave blu apo të kuqe,  anti-oligarkike dhe euroatlantike, e cila do të udhëheqë Shqipërinë post Tranzicion!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 08/06/2023 11:34

    LLUMI ME I QELBUR E VENDIT TONE ESHTE BANDITIZMI berisha-metaj, DHE KUR TE FUTET NE BURG KY LLUM ATEHERE DO TE SHPETOJE SHQIPERIA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja