‘Lufta’ në PD, Kikia: Basha duhet të japë dorëheqjen, por nuk do ta bëjë! Situata mund të shkojë në konfrontime fizike! Çupi: Berisha do të destabilizojë vendin

TIRANË- Lëvizja e fundit e Sali Berishës dhe pushtimi që i bëri selisë së Partisë Demokratike ka shqetësuar edhe analistët më të njohur në vend. Analistët Mentor Kika dhe Frrok Çupi të ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj kanë komentuar zhvillimet më të fundit në ‘frontin demokrat’.

Mentor Kikia thotë se kryedemokrati duhet të japë dorëheqjen, por sipas tij duke qenë se kjo gjë nuk pritet që të ndodhë, do të sjellë edhe konfrontime fizike mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës, ose mes policisë dhe mbështetësve të ish-kryeministrit. Kikia argumenton se këto përplasje fizike pritet të ndodhin pasi Berisha ka deklaruar sot se do ta lënë në zyrë Bashën deri më 18dhjetor, e më pas dita e nesërme pritet të sjellë zhvillime.

“Përplasja unë nuk do doja të ndodhte që ai konfrontimi personal në distancë mes Bashës dhe Berishës, të shkojë deri në bazë ku simpatizantët të shkojnë deri në pikën e konfrontimit fizik me njëri-tjetrin. Duke parë se çfarë ndodhi sot, edhe mund të shkojë. Berisha tha deputetin Bashën po e lëmë në zyrë deri më datë 18. Çfarë do ndodhë me datë 19? Skenarët janë të gjithë njeri më keq se tjetri, por numërohen me disa gishta. Basha duhet të japë dorëheqje gjë që nuk pritet të ndodhë. Njerëzit e Berishës të shkojnë ta nxjerrin Bashën jashtë ose do përplasen me policinë e cila e ka për detyrë ligjore t’i ofrojë mbrojtje një institucioni të rëndësishëm, patjetër që duhet ta kërkojë. Ose do përplasen me mbështetës të Bashës, ose me policinë. Unë shikoj një ndarje të PD-së në dy grupime që për fat të keq po len shumë pak shteg që nesër të mund të ribashkohen”, tha Mentor Kika në Report Tv.

Analisti Frrok Çupi nuk ndan të njëjtin mendim, sipas tij nuk do të ketë konfrontime fizike mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës, pasi Berisha nuk ka më fuqi. Çupi thotë se Berisha ka vetëm një qëllim, destabilizimin e vendit.

“Nuk besoj se do ketë konfrontime sepse Berisha është i dobët tani. Po të ishte dikur jo do ishte konfrontuar, po do i kishte vrarë të gjithë ata. Berisha tenton të destabilizojë vendin. Ka aq pak ushtarë sa nuk mund t bëjë asgjë. Thjesht kërcënon drejtësinë, se shiko jam me disa njerëz nëpër oborre dhe nuk mund të më thoni që në emër të republikës je arrestuar”, tha Çupi.

Ndërkohë, për Çupin kryetari legjitim i Partisë Demokratike është Lulzim Basha, ndërsa thotë se kjo është lëvizja e fudnit politike e Sali Berishës përpara se të dorëzohet përpara drejtësisë.  

“Këto janë ngjarje komike. Berisha kështu e ka bërë Shqipërinë gjithë jetën. Sa kohë ka pasur pushtet dhe kur ka qenë në opozitë, e ka shkatërruar, e ka trazuar. Tani i ka mbetur vetëm selia e PD-së që mesiguri tenton ta degjenerojë, por vjen një moment si ky që të vjen shumë keq, por nuk duhen marrë si ngjarje serioze. Ky është Berisha, një njeri shumë i ulët, që për veten e tij dhe krimet e tij djeg PD-në, selinë, vullnetin e njerëzve. Berisha është nul, zero në të gjitha drejtimet, i degraduar si njeri, pret një ditë mjaft të keqe për veten e vet dhe para se të shkojë të dorëzohet para drejtësisë po tenton të mbajë një grup njerëzish që janë të korruptuar. Një njeri që bën gjithçka tenton të dëmtojë imazhin selisë së PD-së. Berisha ka krijuar një miting jashtë partisë demokratike, nëse shkon në gjykatë ta regjistrojë si parti të re është e drejta e tij. Sa i përket PD statusore, legale është krejt mundësisë legjitimore për të marrë pjesë nga ajo PD, e cila ka kryetar Lulzim bashën. Kjo nuk ka asnjë dyshim”, u shpreh ai.  

Kika thotë se Partia Demokratike është e ndarë në dy parti të reja edhe pse akoma nuk është finalizuar në gjykatë. Sipas tij, Berisha dhe Basha po veprojnë të dy gabim, pasi po neglizhojnë njëri-tjetrin.

“Ka qenë zhvillim i parashikuar, përkundër disa deklaratave të mbështetësve të Berishës se më 11 dhjetor do shkarkonin Bashën dhe historia ka mbaruar. Unë mendoj se këtu historia ka filluar. Të dyja palët janë duke bërë gabim, faktin që e neglizhojnë tërësisht njëra-tjetrën. Në përpjekje për të treguar në publik PD-ja jam unë Basha neglizhoi foltoren e Berishës dhe ky i fundit neglizhoi pozicionin zyrtar të Bashës. U arrit tek Kuvendi i datës 11, sërish PD zyrtare neglizhoi me idenë që ajo nuk është, nuk ekziston, në fakt PD është ndarë tashmë zyrtarisht edhe pse e pafinalizuar me një dokument në gjykatë. Kemi dy parti ku njëra palë shkarkon tjetrën. Kjo është pjesa komike, më datë 11 kuvendi shkarkon gjithë lidershipin e PD-së, me datë 12 mblidhet drejtuesin e mbetur të PD shkarkojnë pjesën tjetër. Kemi dy parti që shkarkojnë dhe sot partia e dytë shkoi në seli të marrë pjesën e zyrave. Unë nuk besoj se aty ka pasur njerëz të armatosur” u shpreh Kikia.

Siç e parashikon ligji, avokati Alban Duraj shpjegoi se kjo çështje do të shkojë në gjykatë ku Berisha do të dorëzojë vulën dhe logon e re dhe ka afat 15 ditë.

“Ligji për partitë politike e ka të përcaktuar qartë lidhur me ndryshimet statusore. Çdo vendimmarrje e partive politike regjistrohet në gjykatë. Është e detyrueshme për tu regjistruar në regjistrin e partive politike, por njëkohësisht ky ligj lë për detyrë vendimmarrjes së partisë që të respektojë një afat që ka përcaktuar ligji prej 15 ditëve sepse mund të ketë kontestime. Në këtë situatë që jemi mendoj se kjo çështje do shkojë në gjykatë”, tha Duraj.

Pas shkarkimit të Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar ku pritet të ratifikohet në 18 dhjetor nga anëtarësia e partisë, Berisha kreu një tjetër lëvizje sot. Bashkë me mbështetësit e tij, Berisha shkoi në zyrat e selisë blu ku zhvilloi mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelimit. Por ndërkohë, kryetari Lulzim Basha i pranishëm në seli vijoi mbledhjen e tij për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 14/12/2021 04:05

    KETA DO RRIHEN TEK OBORRI I SHQUPIT ME DRUNJ E HUNJ...KUSH FUTON MERR PARTINE...PARTINE..E HALEVE TE SHQIPERISE. ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite