Ushtria ruse bombardon qendrën tregtare! Zelensky: Më shumë se 1000 civilë ishin në të! Gjenden 100 trupa në Mariupol

Ushtria ruse bombardon qendrën tregtare! Zelensky: Më shumë se 1000 civilë ishin në të! Gjenden 100 trupa në Mariupol

Bombardohet qendra tregtare në Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 124. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i ofrojnë Ukrainës një sistem të avancuar të mbrojtjes raketore me rreze të mesme dhe të gjatë.

Presidenti Joe Biden, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë "sisteme raketore dhe municione më të avancuara" në Ukrainë dhe shtoi se Kievi ka kërkuar sisteme raketore anti-ajrore Nasams nga Uashingtoni.

Pas sulmit me raketa në Kiev, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky doli me një mesazh drejtuar bjellorusëve që të mos përkrahin Vladimir Putin. Në orët e fundit, është rritur frika se Minsku mund t'i bashkohet Moskës në agresionin kundër Ukrainës. Një apel u bë edhe nga SHBA: "Regjimi i Lukashenkos vazhdon të lejojë Rusinë të përdorë territorin dhe hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën dhe për të vrarë civilë".

Rusët e pasur kanë blerë sasi të konsiderueshme të arit së fundi, me qëllim të uljes së ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të pushtimit rus në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt. Rusët nisën një sulm me raketa në rajonin jugperëndimor të Ukrainës të Odessa duke përdorur bombardues Tu-22M. Për pasojë u plagosën 6 persona, mes të cilëve 2 ishin fëmijë.

Ndërkohë trupat ruse kanë bombarduar një qendër tregtare në Kremenchuk, në rajonin qendror-lindor të Poltava, brenda së cilës ishin më shumë se 1000 civilë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në Telegram, deklaroi se vendi nuk përbënte "asnjë rrezik për ushtrinë ruse" dhe nuk kishte "asnjë vlerë strategjike".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
Ukraina, kryebashkiaku i Mariupolit: Gjenden mbi 100 trupa nën rrënoja

Mbi njëqind trupa u gjetën nën rrënojat e një ndërtese të bombarduar në Mariupol, në rrethin Livoberezhny. Kjo u njoftua në Telegram nga Petro Andryushchenko , këshilltar i kryetarit të bashkisë. ‘Trupat janë ende nën rrënoja dhe banorët nuk kanë ndërmend t'i nxjerrin dhe t'i varrosin’, denoncon Andryushchenko, duke shpjeguar se në qytet "zhvarrimi vazhdon. Përparësi u jepet oborreve të shkollave dhe kopshteve".

Ora 17:48
Trupat ruse bombardojnë një qendër tregtare të mbushur me civilë në Kremenchuk (VIDEO)

 

Trupa ruse kanë bombarduar një qendër tregtare në Kremenchuk , në rajonin qendror-lindor të Poltava, brenda së cilës ishin më shumë se 1000 civilë.

Qendra tregtare është ende nën zjarr, ndërsa ekipet e shpëtimit po luftojnë për të shuar zjarrin. Të paktën dy persona raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa dyshohet se mund të ketë edhe më shumë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në Telegram, deklaroi se vendi nuk përbënte "asnjë rrezik për ushtrinë ruse" dhe nuk kishte "asnjë vlerë strategjike".

 

Ora 12:37
Zelensky në samitin e G7-ës: Lufta duhet të përfundojë para dimrit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë në Samitin e shtatë vendeve më industrializuara (G7) se ai dëshiron që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë para se të nisë dimri. Zelensky ka thënë se moti në atë periudhë do ta bënte më të vështirë luftën në fushëbetejë, si dhe u ka bërë thirrje liderëve të G7-ës që të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës para fundit të vitit, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve AFP.

Zelensky u është drejtuar liderëve të G7-ës përmes video-linkut, të cilët janë takuar në Bavari të Gjermanisë. Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia. Zelensky ka kërkuar ndihmë për rindërtim të shtetit, sisteme për mbrojtje, ndihmë për të nxjerrë grurin jashtë shtetit, si dhe garanci për sigurinë. Mes tjerash, Zelensky ka kërkuar që Perëndimi “të mos ulë presionin” dhe të vazhdojë të ndëshkojë ashpër Rusinë, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ora 11:03
Lufta/SHBA do të dërgojë sistem të ri raketor në Kiev

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i ofrojnë Ukrainës një sistem të avancuar të mbrojtjes raketore me rreze të mesme dhe të gjatë. Lajmi u dha nga presidenti Joe Biden i cili nga Gjermania tha se Kievi ka kërkuar sisteme raketore anti-ajrore Nasams nga Uashingtoni.

Ndërkohë pas sulmit me raketa në Kiev, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky doli me një mesazh drejtuar bjellorusëve që të mos përkrahin Vladimir Putin. Në orët e fundit, është rritur frika se Minsku mund t'i bashkohet Moskës në agresionin kundër Ukrainës.

Kurse G7 që u mblodh dje diskutoi për forcimin e sanksioneve kundër Putinit për shitjen e arit dhe çmimin tavan të naftës.

Ora 10:06
Sot Zelensky në G7, nuk ndryshon kërkesën e tij: Kemi nevojë për sisteme moderne të mbrojtjes ajrore

1656136549_Screenshot3.jpg

Në samitin e G7 do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të japë fjalim online për situatën në Ukrainë.

Sipas të gjitha gjasave, udhëheqësi i Kievit nuk do të ndryshojë kërkesën që bën vazhdimisht për sisteme moderne të mbrojtjes ajrore. Liderët e G7 u takuan dje në Bavari për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj në ekonominë botërore. 

Ora 10:01
Bombardime në Lysychansk, shkatërrohen 5 pallate! Digjen 10 apartamente

1656241146_kiev.jpg

Vijon bombardimi në Lysychansk, qyteti pranë Severodonetsk ku rusët kanë përqendruar ofensivën deri tani. Rusët nuk ndalojnë së shkatërruari banesat, objektet industriale dhe administrative.

Në Lysychansk u shkatërruan 5 pallate, në një prej të cilëve u dogjën 10 apartamente. Ndërsa u shkatërruan edhe 6 shtëpi private.

Rusët janë përpjekur të sulmojnë në zonën e Verkhnokamyanka, por u detyruan të tërhiqen.

A.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bicak: 27/06/2022 09:49

    Tani ta shohe mire Rusia dhe kelyshet e saj forcen e Amerikes

    Përgjigju
    • Turi: 27/06/2022 18:34

      Po po tani do behet nami , ajo pune ka mare fund americani skishte by..e qe ne fillim dhe ska as tani vetem bla bla propagande ben

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota