Lufta në Ukrainë, Rama: Janë ndalur ndërtimet dhe investimet në vend, sepse hekuri është rritur trefish

Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Durrës, tha se për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i hekurit është rritur trefish dhe një pjesë e ndërtimeve dhe investimeve në vend janë ndalur.

‘Ndërkohë që ne përpiqemi me planet tona të ecim më shpejt, vjen tërmeti, e pastaj pandemia, dhe pastaj kemi edhe pasojat e një lufte që zhvillohet gjetkë. Për shkak se ekonomia është e lidhur ndihet edhe këtu. Edhe në Australi rriten çmimet për shkak se ka një luftë në Ukraina. Është e gjithë bota në këtë situatë. Edhe hekuri edhe lëndët të para siç është Ukraina janë rritur. Janë dy forca në një luftë të cilat kanë çoroditur gjithë botë. Sot që flasim në Shqipëri ka ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private në ndërtim. Kanë ndaluar sepse hekuri është rritur 3-fish. Kontratat tona për tunelin e Llogarasë dhe investimet e tjera janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Na thonë ne nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën kur këtu ka ndodhur kjo. Ne nuk e realizojmë dot. Dalim komplet falimentojmë. Ne themi OK, stop derisa të ndalojë kjo situatë. Shumë njerëz i bien shkurt. Thonë lërini investimet. Po kjo është të lësh pa punë me mijëra njerëz. Dhe prano që duke hequr ato investime futesh në spirale rënie ekonomike. Kush e rrit ekonominë, e rrit investim, jo shpenzimet'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët: 500 mln lekë plus për naftën pa taksa! Janë ndaluar ndërtimet publike për shkak të 3-fishimit të çmimit të hekurit! Do të nisë kontrolli për çmimet e inputeve bujqësore


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota