Lufta/ Nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit rus: Europa do të ketë pasoja katastrofike nëse vazhdon të mbështes Ukrainën

Lufta/ Nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit rus: Europa do të ketë pasoja katastrofike nëse vazhdon të mbështes Ukrainën

Ukrainë

Një mesazh shumë i ashpër ka ardhur nga nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev.  Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai i kërkon Europës të ndalojë mbështetjen ndaj Ukrainës ose ndryshe do të përballet me pasojat potencialisht shkatërruese të raketës më të re me rreze të mesme veprimi me të cilën Moska është pajisur, Oreshnik.

"Evropa spekulon për shkallën e dëmit që do të shkaktonte raketa me kokat e saj bërthamore, për mundësinë e rrëzimit të saj dhe për shpejtësinë me të cilën raketat do të arrinin në kryeqytetet e kontinentit të vjetër.

Më lejoni të përgjigjem: dëmet do të ishin katastrofike - dhe  jo, nuk është e mundur që t'i rrëzosh ato me sistemet aktuale” ka shkruar Medvedev në Telegram.

Më tej Medvedev shprehet se asnjë strehë bërthamore nuk do t’ju shpëtojnë nga kjo raketë.

"E vetmja gjë është që Rusia mund të bëjë është të paralajmërojë paraprakisht për lëshimin. Pra, çfarë mendoni për të ndaluar mbështetjen për luftën?", shtoi ai.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:01
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur

Foto: Kharkiv

Vijojnë bastisjet ruse në territorin e Ukrainës. Të paktën 13 persona mbetën të plagosur pasi një raketë ruse goditi  mëngjesin e sotëm në qendër të Kharkivit. Lajmi u bë i ditur nga kryetari Ihor Terekhov. Raportohet se ky sulm shkaktoi zjarr në një nga rrugët qendrore dhe dëmtoi makina dhe prona të tjera civile.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Kyiv Independent, thotë se Vladyslav Voloshyn, zëdhënës i Komandës Jugore të ushtrisë ukrainase, forcat e armatosura ruse po përgatiten të depërtojnë në Ukrainën jugore, veçanërisht në pjesën jugore të Oblastit të Donetskut.

"Armiku po përpiqet të depërtojë në Donetsk dhe Dnipropetrovsk. Ofensiva ka të ngjarë të përqendrohet gjithashtu rreth Velyka Novosilka, një nga vendbanimet më të mëdha në zonë. Gjithashtu ata po përgatiten për operacione sulmi në drejtim të Orikhiv dhe Huliaipole” tha Voloshyn, duke cituar inteligjencën në Ukrainë.

Ora 08:21
Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Foto: Ushtarë ukrainas

Lituania ka dërguar një paketë të re ndihme për ushtrinë ukrainase duke përfshirë gjeneratorë elektrikë, pjesë këmbimi për automjetet e blinduara M113, armë të llojeve të ndryshme dhe pjesë këmbimi për pajisjet ushtarake. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Vilnius.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, Lituania ka ofruar mbështetje ushtarake për Kievin në një total prej 705 milionë euro.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive