'Lufta' për burimin e Sinecit, 7 fshatra vuajnë mungesën e ujit! Banorët kundër protestuesve të Lumasit: S'kemi ujë të pijshëm

Banorët e fshatrave Vodëz, Sheqez, Koritë, Krekez, Bardhaj, Pellumbas në bashkinë Kuçovë, ujin e pijshëm prej më shumë se 30 vitesh e sigurojnë me vështirësi duke e mbushur në përrenj e burime natyrore. Shpresa e vetme e tyre është ujësjellësi i ri i Sinecit, por kundër këtij projekti protestojnë prej disa muajsh banorët e një tjetër fshati, atij të Lumasit, të cilët e përdorin ujin e burimit të Sinecit për vaditjen e tokave.

Banorët e fshatrave që do të përfitojnë nga ky ujësjellës, thonë se burimi i Sinecit duhet ti shërbejë gjithë zonës dhe jo një fshati të vetëm.

"Unë jam nga fshati Pllumas. Ka 200-300 banorë. Kanë ikur shumë nga fshati. Kishim ujë më përpara. Sivjet nuk ka. Gjithë ky fshat është pa ujë. Kemi një çezmë ku mbushim të gjithë".

"Jam pro projektit për ujin e pijshëm. Çdo gjë është gati, Inshallah realizohet. Keq më vjen dhe për banorët që e duan për vaditje, por ne e duam për të pirë. Unë kam zbritur nga një fshat, ku nuk kisha ujë. Po nuk erdhi uji duhet me ik nga këtu. Të ju gjendet një zgjidhje dhe atyre që janë në grevë. Inshallah gjendet një zgjidhje për të dyja palët".

"Jam Rakip Arizi. Kryeplak i këtij fshati. Ne aktualisht për ujë të pijshëm kemi shumë mungesa. Sot nuk kemi fare, Dje një orë uji. Nuk dihet thatësira sa do të eci. Jemi pro ujësjellësit të ri. Janë shtrirë tubacionet. I dimë dhe hallet e atyre, por ato e përdorin për vaditje, kurse ne për të pirë. Kryesorja është të plotësohemi me ujë të pijshëm. Ky projekt ka filluar që në 88-ën. U shtrinë dhe tubacionet, mirëpo u prish sistemi. Ne jemi fshat i thatë dhe uji që kemi pasur na ka shteruar. Ujësjellësin e presim. Po të shkosh në shtëpi nuk ka. Po marrin erë njerëzit. Lëre për perime se nuk flasim fare".

"Ujë nuk ka. Mbush atje lart me gomar. Të sjellin ujë se sharruam. Ata e kanë marrë tubën dhe thonë të tjerët mos të marrin. Po ne nuk duam ujë. Ujë s’kemi. Për të vaditur jo e jo. Ku do të shkojmë. Dhe atë ujin që do ta sjellin nuk po e lënë ato. Ngrihen në protesta se duan vetëm për vete. Pse vetëm për vete do mendojnë, por për ne nuk ka".

"Sot e 30 vjet nuk kemi ujë. Jam vetë i shtati. Vuajmë ne të shkretë nëpër përrenj. Mbahet shtëpia me gomar. Po nuk kemi dhe ku ta marrim. Të vejmë ta bëjmë. 1m2 e blejmë 12 mijë lekë. Ata vuajnë për vaditje, por ne e duam për të pirë dhe për tu larë. Ja kemi dushin, por ca do. Nuk kemi ujë. U dogj sepse nuk kishte ujë. Nuk i duam pajisjet. Kur lajmë lavatrice, e presim ujin që derdhet në govatë dhe më pas e dërgojmë në banjo për të larë".

"Ne po vuajmë, sa nuk kemi ku të shkojmë më. Nuk kanë dhe përrjntë. Me një gomar. Po dhe gomari nuk i mban dot bidonët. Nuk kemi me çfarë të lajmë. Ato për vaditje, ne po thahemi për të pirë dhe për tu larë. Si në mesjetë. Jetohet kështu. Mbahet uji me bidonë dhe gomarë. Nuk jetohet kështu si jetojmë ne".

Administratori i njësisë Lumas, Ardian Çela, shprehet se mungesën e ujit e vuajnë më së shumti banorët e Koritës, Sheqëzit dhe Pëllumbasit. Ndërsa shprehet se vendimi përfundimtar për ujësjellësin duhet të merret nga gjykata.

"Jam Ardian Cela, administrator i njësisë Lumas. Nga ky projekt i Bashkisë Kucovë përfshihen 7 fshatra. 5 fshatra mbulohen nga një ujësjellës të bërë në vitet 2000. Momentalisht janë me pompa. Dy fshatra të tjerë nuk përfshihen në këtë sistem. Fshati më problematik është Koritës. Gjatë gushtit dhe shtatorit problem është edhe Sheqëz e Pëllumbas. Merret uji me sasi të reduktuar. Duke qenë në sistem demokratik gjithsecili nga ne ka të drejtën e protestës, por duke qenë se është në një proces gjyqësor, duhet të merret vendimi i gjykatës dhe pastaj të mendohet", tha Çela.

Ky investim që do të kapë vlerën e rreth 3 milion eurove dhe do të furnizojë me ujë të pijshëm 5.800 banorë do ti japë zgjidhje perfundimtare thatësirës në çezmat e 7 fshatrave. Por deri në realizimin e kësaj vepre publike duket se rruga është e gjatë. Protestuesit e Lumasit udhëtuan ditën e sotme drejt Tiranës, duke kërkuar nga IKMT-ja qendrore pezullimin e punimeve për ujësjellësin e Sinecit. Sipas tyre, kanioni, monument natyre i kategorisë duhet mbrojtur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'