Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha për mediat se është në pritje të një përgjigje nga Irani për propozimin e fundit për arritjen e paqes. Plani që Trump u ka parashtruar iranianëve përmban 14 pika dhe kryesisht flet për angazhimin e Teheranit në një moratorium mbi programin bërthamor, miratimin nga SHBA për heqjen e sanksioneve dhe zhbllokimin e fondeve të ngrira, si edhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Në rast se Irani nuk përgjigjet, Trump do të riaktivizojë operacionin ‘Liria’ për të shoqëruar anijet tregtare përmes kalimit të sigurtë në Ngushticën e Hormuzit.
Ndërkohë tensionet në Hormuz sa vijnë dhe përshkallëzohen. Një zëdhënës ushtarak iranian deklaroi se SHBA kanë sulmuar anije iraniane në Hormuz, duke shkelur armëpushimin. ushtria amerikane njoftoi se një avion luftarak F/A-18 Super Hornet hapi zjarr ndaj dy cisternave iraniane në Gjirin e Omanit, duke goditur oxhaqet e tyre me municione precize për t’i nxjerrë jashtë funksionit.
Sipas Centcom, cisternat po tentonin të hynin në porte iraniane “në shkelje të bllokadës detare amerikane”.
Si pjesë e Operacionit “Tërbimi Ekonomik”, Departamenti i Thesarit i SHBA-së, nëpërmjet Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC), ka vendosur të sanksionojë 10 individë dhe kompani me seli në juridiksione të ndryshme në Lindjen e Mesme, Azi dhe Evropën Lindore.
Këta individë dhe kompani janë përgjegjës për lehtësimin e përpjekjeve të ushtrisë iraniane për të siguruar armë, si dhe lëndë të para për përdorim në dronët e saj të serisë Shahed dhe programin e raketave balistike të Iranit.
Lajmi në përditësim...

Inteligjenca amerikane beson se Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, po luan një rol vendimtar në përcaktimin e strategjisë së luftës, së bashku me zyrtarë të lartë në Teheran. CNN raporton këtë, duke cituar disa burime të njohura me çështjen, të cilat thonë se shkalla e saktë e autoritetit të tij brenda regjimit tani të fragmentuar mbetet e paqartë.
Khamenei nuk është shfaqur në publik që kur pësoi lëndime serioze në një sulm në fillim të luftës që vrau babanë e tij, Ali Khamenei, dhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë, duke nxitur spekulime rreth shëndetit të tij dhe rolit të tij brenda udhëheqjes iraniane.
Komente










