Lufta/ Rusia godet një hipermarket në Kharkiv, 6 të vdekur 38 të plagosur! Zelensky: Mund të ketë 200 njerëz brenda

Rusia ka goditur një hipermarket në Kharkiv, i cili me pas shpërtheu në flakë. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet ukrainase, deri më tani raportohet për 6 të vdekur dhe 38 të plagosur.

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një postim në rrjetet sociale tha se më shumë se 200 njerëz mund të jenë brenda hipermarketit.

‘Rusia i dha një goditje tjetër të rëndë Kharkiv-it tonë - në një hipermarket në ndërtim- të shtunën, në mes të ditës. Për momentin dihet se më shumë se 200 njerëz mund të jenë në hipermarket.

Nëse Ukraina do të kishte mjaftueshëm mbrojtje ajrore dhe avionë luftarakë modernë, sulme të tilla ruse do të ishin thjesht të pamundura dhe kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve, të gjitha shteteve: ne kemi nevojë për një fuqizim të konsiderueshëm të mbrojtjes ajrore dhe aftësi të mjaftueshme për të shkatërruar rusët.’- tha Zelensky.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Ndeshja historike mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të dyja kombëtaret e kanë si finale! Gjykon një francez, Sylvinho në hall për Asanin

Euro 2024/ Ndeshja historike mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të dyja kombëtaret e kanë si finale! Gjykon një francez, Sylvinho në hall për Asanin