Lufta Izrael - Hamas/ Mediat arabe shpërdajnë video, ushtarët izraelite lidh palestinezin e plagosur në kofanon e makinës! Sulmohet selia e Kryqit të Kuq 25 të vdekur

Lufta Izrael - Hamas/ Mediat arabe shpërdajnë video, ushtarët izraelite lidh palestinezin e plagosur në kofanon e makinës! Sulmohet selia e Kryqit të Kuq 25 të vdekur

Gaza

GAZA -Një video e publikuar nga mediat arabe kanw treguar një palestinez të plagosur dhe të lidhur në kofanon e makinës e një makine ushtarake izraelite. Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë shpjeguar se ushtarakët përgjegjës kanë vepruar kundër protokollit ushtarak dhe se do të nisë një hetim lidhur me këtë ngjarje.

IDF thotë se ngjarja është regjistruar në zonën e Wadi Burqin jo shumë larg Jeninit. Gjatë një operacioni për arrestimin e palestinezëve të kërkuar, ushtarët izraelitë iu përgjigjën  shkëmbimit të zjarrit duke plagosur një nga sulmuesit e dyshuar.
Palestinezi i plagosur  u nxor nga zona i lidhur në kofanon e makinës ushtarake. Në fund ai është dorëzuar tek organizata Gjysmë Hëna e Kuqe për mjekim. Sipas Times of Israel, IDF shpjegoi se kjo mënyrë veprimi është "në kundërshtim me urdhrat dhe procedurat

Sulmohet me predha selia e Kryqit të Kuq në Gaza

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se zyrat e tij në Gazë janë dëmtuar prej bombardimeve, të cilat kanë vrarë 25 persona të strehuar në afërsi të atyre ambienteve.

“Predha të kalibrit të rëndë kanë rënë disa metra larg zyrave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në pasditen e së premtes”, ka thënë kjo organizatë përmes një deklarate.

Sipas organizatës, 25 persona janë vrarë ndërsa 50 të tjerë janë të plagosur. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka raportuar për shifra tjera, duke thënë se 25 njerëz janë vrarë dhe 50 janë plagosur, dhe fajtor e ka bërë Izraelin.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Borrell përmes një postimi në rrjetin social X tha se është i nevojshëm një hetim i pavarur dhe përgjegjësit duhet të japin llogari.
"Mbrojtja e civilëve është një detyrim sipas Konventave të Gjenevës” shkruan në X përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

"Të gjitha palët në konflikt janë të lidhura me të. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të jetë në gjendje të kryejë në mënyrë të sigurt të gjitha detyrat e tij sipas Konventave të Gjenevës, duke përfshirë mbrojtjen humanitare, ndihmën për viktimat, aksesin ndaj të burgosurve," shtoi ai.

Një zëdhënës ushtarak i izraelit është tha se nuk kishte "asnjë fakt" se forcat izraelite janë autore të këtij sulmi.  

Ushtria izraelite ka nisur fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – pas sulmit të pashembullt të militantëve të grupit, në jug të Izraelit, më 7 tetor. Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. 

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend