Donald Trump ka deklaruar se vendimin për të goditur Iranin e mori pas bisedimeve të zhvilluara të enjten në Gjenevë.

“Patëm negociata shumë serioze, dhe më pas ata u tërhoqën”, tha presidenti amerikan në një intervistë për New York Post.

Pas sulmeve të qershorit, shtoi Trump, “zbuluam se ata po punonin në një zonë krejtësisht tjetër, në një vend krejtësisht tjetër, për të ndërtuar një armë bërthamore. Kështu që thjesht kishte ardhur momenti”.

Trump theksoi se nuk është i shqetësuar për mundësinë që Irani të hakmerret përmes atentateve terroriste në Shtetet e Bashkuara.

“Do të merremi me këtë. Si me çdo gjë tjetër, do ta zgjidhim”, u shpreh presidenti amerikan.


Lajmi kryesor:

Zgjerohet harta e luftës/ Irani lëshon raketa drejt Gjirit Persik dhe Qipros: Goditëm zyrën e Netanyahut! Trump: Një valë e madhe sulmesh do të vijë së shpejti