Lufta/ Ushtria Izraelite godet bazat e Hezbollahut në të gjithë Liban, e akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Golan

Lufta/ Ushtria Izraelite godet bazat e Hezbollahut në të gjithë Liban, e akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Golan

Sulmi i Izraelit në bazat e Hezbollahut

Avionët luftarakë izraelitë sulmuan "një seri objektivash të organizatës terroriste Hezbollah në të gjithë Libanin" gjatë natës. Kjo u konfirmua nga Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF), në një postim në X ku shpjegohet se mes objektivave të sulmuara në Liban janë infrastrukturat terroriste në zonën Shabriha, Burj a-Shamali, Bakàa, Kfar Kila, Rab a-Taltin, al-Khyam e Tir Harfa.

Ndërkohë Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu u largua gjatë natës, në orën 02:00 (me orën tonë), nga baza ajrore Andreës në Uashington për t'u kthyer në Izrael. Kthimi ishte i papritur por i ardhur pas sulmit me raketë që goditi një fushë futbolli në fshatin Druze të qytetit Majdal Shams, - në Lartësitë e Golanit të kontrolluara nga Izraeli - duke shkaktuar vdekjen e 12 personave, përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, dhe dhjetëra të plagosur, raportojnë mediat amerikane.

Ushtria izraelite tha se raketa u hodh nga grupi militant libanez Hezbollah. Grupi i mbështetur nga Irani mohoi çdo përfshirje në sulm, i cili duket se do të marrë një përgjigje të ashpër nga Izraeli.

 Ky është incidenti më i rëndë përgjatë muajve të fundit të shkëmbimeve të zjarrit mes Izraelit dhe grupeve të armatosura në Liban.

Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria gjatë luftës në Lindjen e Mesme në 1967 dhe i aneksoi ato në 1981. Që nga nisja e luftës në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë kryer sulme të ndërsjella të përditshme. Nga fillimi i tetorit 2023, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 450 vetë, shumica anëtarë të Hebzbollahut, por po ashtu rreth 90 civilë dhe jo luftëtarë. Nga pala izraelite janë vrarë 21 ushtarë dhe 13 civilë.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:59
Njerëzit e tmerruar, pamjet pasi Hezbollahu lëshoi raketën në fushën e futbollit në Golan

Në Izrael, një raketë e lëshuar nga Hezbollahu nga Libani ra në një fushë futbolli në Majdal Shams, në veri, në lartësitë e Golanit. Të paktën 11 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, mes të cilëve edhe fëmijë që luanin.

Në rrjet po qarkullojnë pamjet pas sulmit, ndërsa njerëzit janë të tmerruar dhe dëgjohen teksa bërtasin.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz thotë  : " Hezbollahu i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe, ne po përballemi me një luftë të gjithanshme. Bota nuk mund të heshtë derisa Hezbollahu vret fëmijët që luajnë futboll”.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 28/07/2024 09:40

    Duhet patjeter TA SHKATERROJM e ta zhdukim edhe shtetin fundamentalist sionist Izraeli qe qysh se eshte krijuar nr 1948 ka pruar vetrm shkaterrim, varferi e vuajtje pupijve autokton qe jetojn me misera vjet aty. Nakba ne 1948 me shpernguljen vrasjen e perdhunimin e mijera arab autokton duhet te krahasohet me holokaustin sepse e njejta gje eshte. Izraeli nuk ka asnje dhembshuri per vdekjen e 12 femijve arab se deri tesh ka vrare me shume se 15.000. Kerkon vetem nje shkas me fillu luften kunder Hezbollahut por ka me hub edhe kete Herr siç ka himb gjithmone

    Përgjigju
  • gjergji: 28/07/2024 08:53

    Duhet patjeter TA SHKATERROJME ta zhdukim edhe ORGANIZATEN fundamendaliste islamike Hamas me "rraje" njelloj si ne Gaza(per kryerjen e nje sulmi raketor ne stadium ku mbeten te vrare 11 femij e u plagosen 30 te tjere ne mes tyre 6 plagosur rande te gjithe femij nga mosha 10-20 vjec).Qeveria jone provoj te gjitha mendyrat e format e ndryshme diplomatike,ne mendyre qe ne veri te Israelit te kete qetesi e qe njerezit te kthehen ne shtepit e tyre ne shtetin e vet.Mendojne se zoti do i ndihmoj ne kete lufte!!!!!! e nuk e kuptojne dot pamundesin e tyre per te perballu makinen tone super te fuqishme ushtarake.Ne se nuk do kete zgjidhje diplomatike ne perputhje me kerkesat e qeveris israelite,kthimi i Libanit ne epoken e gurit e "zhdukja" me rranje e hejzbollaheshte ceshtje ditesh ne mos oresh.Si gjithe e kurdohere Israeli do fitoj se lufton per mprojtjen e ekzistencen e kombit ne token e saj

    Përgjigju
    • Turi: 28/07/2024 09:43

      Ate “tine “ qe po e perserit gjithandej cdo te thote qe je cifut ti apo Shqiptar ? Ne radhe te pare ai shteti jot eshte shtet vrastar sepse ka 57 vjet qe ka pushtuar tokat e Palestines dhe vendeve te tjera duke masakruar vendasit legjitime dhe duke e populliar me kolone barbare qe ju duket vetja zot ne vendin e tjatrit . Nese ka nje shtet terrorist ai eshte ai shteti jot i felliqur dhe mmos mendo se do te jete gjithmone i forte me gra dhe femije se ngordhja do ti vije

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’