Lufta në Ukrainë/ Xi Jinping nga Parisi: Mos përdorni luftën në Ukrainë për një Luftë të re të Ftohtë! Macron: Presidenti kinez është zotuar të mos i japë armë Rusisë

Lufta në Ukrainë/ Xi Jinping nga Parisi: Mos përdorni luftën në Ukrainë për një Luftë të re të Ftohtë! Macron: Presidenti kinez është zotuar të mos i japë armë Rusisë

Xi Jinping dhe gruaja Peng Liyuan në Francë

“Ne kundërshtojmë përdorimin e krizës në Ukrainë për të fajësuar të tjerët, për të fyer një vend të tretë dhe për të shkaktuar një luftë të re të ftohtë”.

 Kështu tha presidenti kinez, Xi Jinping, duke folur nga Parisi së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me kritikat e përsëritura perëndimore ndaj marrëdhënieve Kinë-Rusi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron , është i kënaqur me "angazhimet kineze" duke u përmbajtur nga shitja e armeve dhe "çdo ndihmë për Moskën".

Këtë e deklaroi vetë Macron në një deklaratë për shtypin në Paris së bashku me presidentin kinez Xi Jinping.

Presidenti rus Putin ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes të kryejë stërvitje për të testuar përdorimin e armëve taktike bërthamore. Lajmin e raporton Ria Novosti, duke cituar burime të mbrojtjes.

Stërvitja, specifikon ministria, "ka për qëllim ruajtjen e gatishmërisë së ushtrisë dhe pajisjeve për përdorimin luftarak të armëve bërthamore taktike për të garantuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Federatës Ruse në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga Zyrtarët perëndimorë”.

Ndërkohë, Rusia po sulmon të gjithë frontin lindor të Ukrainës. Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm me dron në rajonin lindor të Kharkiv, ndërsa 14 të tjerë u plagosën në një sulm ajror të dielën pasdite në qytetin e Kharkiv.

Shpresat e Kievit janë të lidhura me armët e shumëpritura amerikane për t'i dhënë forcë të re trupave në front dhe për të fituar një pozicion më të favorshëm kur të mund të negociohet paqja. Samiti i Paqes planifikuar në Zvicër, më 15 dhe 16 qershor, do t'i shërbejë Zelenskyt për të bashkuar aleatët dhe për të formuar një front të përbashkët kundër Moskës.

Me interes të veçantë shihet vizita e Xi Jinping, në Paris, ndalesa e parë në turneun e tij evropian. Sot Presidenti i Kinës takohet me Emmanuel Macron dhe udhëheqësen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Kjo është vizita e parë e udhëheqësit kinez në Evropë, që nga viti 2019. Gjatë turneut evropian, ai do të vizitojë edhe Serbinë e Hungarinë. Udhëheqësi francez pritet që të bisedojë me Xi Jinping, për një sërë çështjesh, nga Ukraina e deri te tregtia.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Lavrov sulmon: konferenca për Ukrainën në Zvicër është e kotë “pa pjesëmarrjen e Rusisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Macron: Presidenti kinez është zotuar të mos i japë armë Rusisë

1715028443_wqdfewqfwqef.JPG

Presidenti francez, Emmanuel Macron , është i kënaqur me "angazhimet kineze" duke u përmbajtur nga shitja e armeve dhe "çdo ndihmë për Moskën".

Këtë e deklaroi vetë Macron në një deklaratë për shtypin në Paris së bashku me presidentin kinez Xi Jinping.

Presidenti francez mirëpriti gjithashtu "vullnetin" e homologut të tij kinez për t'u "kërkuar të gjitha palëve të prekura" nga konfliktet e ndryshme për "një armëpushim olimpik" gjatë Lojërave Olimpike të Parisit këtë verë.

Ora 20:57
Xi Jinping nga Parisi: Mos përdorni luftën në Ukrainë për një Luftë të re të Ftohtë

1715021981_ergtwegwet.JPG

“Ne kundërshtojmë përdorimin e krizës në Ukrainë për të fajësuar të tjerët, për të fyer një vend të tretë dhe për të shkaktuar një luftë të re të ftohtë”.

 Kështu tha presidenti kinez, Xi Jinping, duke folur nga Parisi së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me kritikat e përsëritura perëndimore ndaj marrëdhënieve Kinë-Rusi.

Presidenti kinez Xi Jinping u ka kërkuar në mënyrë eksplicite mediave perëndimore që të mos “përlyejnë” vendin e tij për çështjen e Ukrainës, pasi Pekini, sipas tij, luan një “rol pozitiv” në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për luftën.

Ora 15:40
Scholz bën thirrje për më shumë ndihmë ushtarake evropiane për Kievin

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të mbështesin Ukrainën me më shumë pajisje ushtarake nga depot e tyre të armëve.

Gjermania do t'i sigurojë Ukrainës një sistem të tretë të mbrojtjes ajrore Patriot nga inventari i saj, kujtoi Scholz gjatë një vizite në Lituani, duke nënvizuar se "për ne ky është një sinjal shumë i qartë dhe se jemi gati të ndihmojmë aty ku mungojnë municionet, artileria dhe armët".

“Ne nuk mund të presim derisa të prodhohen sisteme të reja, por duhet t’i sigurojmë Ukrainës më shumë opsione të mbrojtjes ajrore nga rezervat ekzistuese", shtoi ai.

 

Ora 10:08
Putin urdhëron stërvitje ushtarake me armë bërthamore! Ministria e Mbrojtjes ruse: Vendimi vjen pas kërcënimeve nga Perëndimi

1710711912_putin.jpg

Rusia tha të hënën se do të zhvillojë një stërvitje ushtarake që do të përfshijë stërvitje për përdorimin e armëve taktike bërthamore pas kërcënimeve nga zyrtarët perëndimorë, tha Ministria e Mbrojtjes ruse.

Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitja u urdhërua nga Presidenti Vladimir Putin dhe do të testojë gatishmërinë e forcave bërthamore për të kryer misione luftarake.

“Një sërë masash do të zbatohen gjatë stërvitjes për të vënë në praktikë çështjet që lidhen me përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike”, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Rusia ka arsenalin më të madh të armëve bërthamore në botë. Operacioni synon të sigurojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Rusisë "në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga disa zyrtarë perëndimorë kundër Federatës Ruse", tha ministria.

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/05/2024 02:14

    Kur Macron thote qe pres.kinez eshte zotuar te mos i jape arme Rusise,tingellon po aq naiv sa Nevill Chamberlain qe besonte se Hitleri nuk do te vazhdonte me sulmin ne Evrope.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Sot në Esencë në Report Tv, Andi Tepelena: 2 korrik 1990, ja si hymë në Ambasadën Italiane

Sot në Esencë në Report Tv, Andi Tepelena: 2 korrik 1990, ja si hymë në Ambasadën Italiane