Një ditë më parë, aktori i madh i skenës shqiptare, Luftar Paja, u shpreh publikisht, duke ngritur problemin e rimbursimit të një medikamenti për sëmundjet e zemrës.

Mësohet se ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kontaktuar me aktorin menjëherë pas daljes se lajmit në media.

Problemi im po merr zgjidhje, më vjen shumë keq që çështja ime u politizua, nuk ishte ky qëllimi, megjithatë e rëndësishme është që tani gjithçka është në rregull. Dhe më e rëndësishme akoma, është që nuk flasim kot. Nuk na bie fjala në veshë që nuk dëgjojnë.

Aktori Luftar Paja