Dy viktima në plazhe/ Në Velipojë i riu shpëtoi të fejuarën por u mbyt, rasti i dytë në Gjirin e Lalzit

Dy persona kanë humbur jetën në plazhet shqiptare ditën e sotme në Velipojë dhe në Gjirin e Lalzit duke e çuar në 11 numrin e viktimave këtë sezon turistik. Në Velipojë humbi jetën Ervid Palaj nga fshati Dajç i Shkodrës, i cili ishte duke pushuar bashkë me të fejuarën.  Report Tv ka mësuar se ka qenë kjo e fundit e cila është futur në ujë dhe rrezikonte të mbytej nga dallgët të forta. Palaj ka nxituar për t'i ardhur në ndihmë, por në luftë me dallgët dhe detin e trazuar ai është mbytur vetë. Edhe pse është tentuar t'i jepet ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, 30-vjeçari nuk mundur të mbijetojë. Mësohet se partnerja është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fati është treguar i pamëshirshëm për të fejuarin e saj, Ervid Palaj i cili bëhet kështu viktima e tretë që humb jetën në plazhin e Velipojës.

Pavarësisht masave të marra nga autoritetet, plazhet shqiptare vijojnë të prodhojnë viktima në radhët e pushuesve çdo sezon turistik si rrjedhojë e mungesës së sigurisë. Një handikap i vjetër është ai i mungesës së rojeve të plazhit pavarësisht ngritjes së këtij shqetësimi vit pas viti dhe numrit tragjik të viktimave në radhët e turistëve vendas apo dhe të huaj.  Si në Velipojë dhe në Gjirin e Lalzit sot mungonin rojet e plazhit. Pak ditë më parë Report Tv krahasoi plazhin e Velipojës me atë të Ulqinit përsa i takon kushteve të sigurisë. Në Velipojë pushuesit përballen sërish pa sigurinë në plazhe, ndërsa një panoramë krejt tjetër është ajo përtej kufirit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
Shkon të shpëtojë pushuesin që po mbytej, makina e policisë ngec në rërë në Velipojë/ VIDEO

Mesditën e sotme në Velipojë humbi jetën Ervid Palaj, pasi u fut në det për të shpëtuar të dashurën.

Palaj nxitoi për t'i ardhur në ndihmë, por në luftë me dallgët dhe detin e trazuar u mbyt vetë. Pushuesit njoftuan me shpejtësi ambulancën dhe policinë dhe tentuan t’i japin ndihmën e parë të riut, po ai nuk mundi të mbijetonte.

Report Tv ka siguruar një video nga Velipoja kur mbërrin makina e policisë, por në momentin që del nga rruga kryesore ngec në rërë. Automjeti u nxor nga rëra nga makina e ekspertizës, ndërsa sikur duket nga pamjet e kanë shtyrë disa pushues dhe një efektiv policie.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 23/07/2018 11:22

    Ne shqiperi gjithçka shkon shume mire, aksidente ne dete ose toke jane shume te rralla, nuk duhet bere asgje ma teper. Vetem mos harroni sharjet (ADN shqipetare)

    Përgjigju
  • Bruno: 23/07/2018 08:54

    Nuk ka roje plazhi, dhe ata qe jane zere se nuk jane as nuk dine not as nuk nuk kane mjete per ti ardhur ne ndihme dikujt. N.q.s eshte dikush ne gjendje te rende shendetsore duhet te shkoje vete deri te spitali se qendra shendetsore ne plazhe nuk ka dha ambulacat nuk vijne dot. Shkollat tona nuk e shohin te rendesishme te vene ne program mesimin e notit. Bashkia nuk e sheh te rendesishme te vere tabela sinjalizuese per plazhet pas roje. Pushuesit qahen me shume kur ka nje vajze top-les se sa per mungesen e sigurise. Edhe pastaj mos harroni edhe pak tarnallikun se aty afer bregut lahen vetem katunaret ata te zgjuarit shkojne thelle ska gjo se nuk dine not.

    Përgjigju
    • Babalja: 23/07/2018 10:03

      Tet kritikoj nga drejtshkrimi ngaqe nuk dine te shkruash, nuk po e bej. Por nga trute qenke i pjerdhur totalisht!!!! Po e marim nga shkollat, noti mesohet ne praktike dhe jo teori o fillozof, dhe asnje por edhe asnje shkolle e republikes nuk ka pishine. Dhe sa per ne det, po te them nje, ti pse nuk i fut duart tek korenti(rryma eletrike)? Nuk i fut se te zen dhe na shkon per lesh, edhe ai/ajo qe nuk din not po hyri ne thellesi dihet se cfare ndodh? Sa per katunaret ti vish anash ti se te gjith din not kush ne kanal e kush neper rezervuare e kane mesuar, perjashto ata/o qe jetone ne male. I ke pare ndo1 here plazhet shqiptare sesa te dendura jane nga pushuesit, as rojet e shpetimit nuk kane cfare te bejn. Dhe nga ana njerezore qenke kafshe fare, asnje ngushellim per viktimen nuk nxorre nga goja,ty te intereson te besh politike me te vdekur sikur ato halet qe bejne per dite, qe ti i adhuron aq shume. Tani spo humb kohe me nje njeri primitiv, dhe shpreh ngushellimet e mia per familjaret e viktimes, zoti ja lehtofte sadopak dhimbjen qe kane.

  • Erik: 22/07/2018 14:48

    Ngushellime familjes dhe te afermve per kete humbje te dhimbshme, i qofte dheu i lehte. Akt altruist qe tregon se ndonjehere burrat shqiptare humbin jeten e tyre per te shpetuar te femres se vet dhe jo e kunderta qe ndodh rendomte kur ua marrin vete jeten.

    Përgjigju
  • Ops: 22/07/2018 14:08

    Si ka mundesi ??? Rojet e rames ku humbem , vend idjot dhe kryeminister kriminel, politike e shpifur dhe popull injorant... ngushellime familjes dhe zoti i ruajt shqipetaret se te jete per shtetin idjot qe kemi pas dhe kemi akoma do vdesim te gjithe....

    Përgjigju
    • Opsi: 22/07/2018 15:28

      Pse nuk kandidon ti per kryeminister ?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)