'Luftë për bukën e gojës', Dash Sula denoncon rritjen e çmimeve: Ministrat shpenzojnë buxhetin e shtetit për luks, qytetarëve ua kanë bërë ëndërr qershitë dhe bamjet

'Luftë për bukën e gojës', Dash Sula denoncon rritjen e çmimeve: Ministrat shpenzojnë buxhetin e shtetit për luks, qytetarëve ua kanë bërë ëndërr qershitë dhe bamjet

Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për mosveprime ndaj rritjes së çmimeve në vend, duke thënë se s'po i vjen në ndihmë qytetarëve që mezi po e përballojnë këtë krizë.

Me tone të ashpra ai tha se ministrat vijojnë shpenzimet e buxhetit të shtetit për luksin nëpër zyra, por nga ana tjetër qytetarëve ia bëjnë "ëndërr" konsumin e qershive dhe bamjeve.

"Lufta për bukën e gojës!

Ndërsa ministrat vijojnë shpenzimet e buxhetit të shtetit për luksin nëpër zyra, qytetarët shqiptarët e kanë çdo ditë e më të vështirë të sigurojnë bukën e gojës. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore nuk po njeh ndalje. Ndërkohë që kjo maxhorancë as e ka në planet e saja për ti ardhur në ndihmë njerëzve të saj. Sigurisht po të paguash 17 milionë euro për afro 12 km ose vetëm për 9% të punimeve, nuk do mbesin para për të ndihmuar qytetarët.

Sipas INSTAT krahasuar me muajin Prill 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %,

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 24,2 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 17,1 %, “bukë dhe drithra” me 16,7 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata

dhe mbëlsira” me 14,3 %, “mish” me 7,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 5,2 %, etj.

Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtimi i tyre më shumë gjasë do të përkeqësojë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4 USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të ndjeshme nga viti 2020.

Marrëzia nuk ka fund. Sot në tezgat që shiten fruta e perime, 1 kg qershi kushton 30 mijë lek të vjetër. Ndërsa 1 kg bamje kushton 12 mijë lek të vjetër. Partia Socialiste po ua bën ëndërr shqiptarëve konsumin e qershisë dhe bamjeve.

Përveç artikujve ushqimor çmimi i karburanteve në prill u rit me mbi 22 për qind. Kjo rritje përveç efekteve negative tek përdoruesit ndikon gjerësisht tek të gjithë konsumatorët duke rritur çmimet e prodhimit dhe shërbimeve që përdorin si lëndë të parë naftën dhe gazin.", tha ai .

Denoncimi i deputetit të PD, vjen pas në raporti të publikuar nga INSTA lidhur me rritjen në prill nga 14 deri në 24%. Raporti ka marrë në shqyrtim çmimet tani dhe prillin e kaluar.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter