/ATSH-AFP/ - Drejtuesi i grupit ajror "Lufthansa", Carstr njoftoi sot se avioni i "Germanwings" që u rrëzua dje në Francë ishte teknikisht në gjendje të mirë dhe e cilësoi aksidentin si të pashpjegueshëm.
"Për ne gjithçka është e pashpjegueshme", theksoi Spohr në aeroportin e Frankfurtit në përfundim të një minut heshtejeje të mbajtur nga të gjithë të punësuarit e grupit, ku bënte pjesë dhe "Germanwings".
"Avioni ishte teknikisht shumë mirë dhe dy pilotët me eksperiencë", shtoi ai.
Rrëzimi në juglindje të Francës i avionit që lidhte Barcelonën me Dyseldorfin shkaktoi 150 të vdekur.
"Lufthansa" do të kryejë që prej së enjtes fluturime nga Dyseldorfi dhe Barcelona drejt Marsejës", theksoi Spohr, për tu mundësuar familjeve të viktimave, pjesa më e madhe gjermanë dhe spanjollë të shkojnë pranë vendit të tragjedisë.
"Prioritet tashmë është të ndihmojmë familjet", theksoi drejtuesi i kompanisë "Lufthansa".
/Shqiptarja.com