Luis De Roza, komunizmi e pluralizmi
çfarë bënë për çështjen arbëreshe

Luis De Roza, komunizmi e pluralizmi<br />çfarë bënë për çështjen arbëreshe
Arbëreshi Luis de Roza, prej tetë vitesh ardhës në qytetin e Durrësit prej katundit Rur të krahinës së Molises në Italinë qendrore dhe prej pesë motesh me leje të përhershme.

Arbëreshi Luis de Roza, prej tetë vitesh ardhës në qytetin e Durrësit prej katundit Rur të krahinës së Molises në Italinë qendrore dhe prej pesë motesh me leje të përhershme qëndrimi në Shqipëri, u largua për herë të parë prej familjes së tij kur qe në moshën njëmbëdhjetë vjeçare.

Vijoi shkollimin në një kolegj fetar dhe prej doktrinës së idesë besimtare që merrte përditshëm dhe në mënyrë aspak zbavitëse, shumë shpejt u ndje si i veshur me këpucë shumë të ngushta. Qe tepër më i lirë në mendësinë dhe temperamentin e vet se ajo mënyrë jetese dhe të menduari.

E kuptoi më mirë se çdo herë tjetër se ia zotëronte tërë qenien vetëm një pasion: gjuha arbërisht, shqipja e hershme dhe ajo e shekullit ku jetonte. Kështu pas dy vitesh iku. Më saktë ja mbathi. Në të vërtetë në këtë çlirim të vetvetes prej fesë si dogmë, bashkëpunëtor I zellshëm iu bë i ati. Qe ai, me mirëpritjen e tij të largimit prej kolegjit, që i ndryshoi në mënyrë përfundimtare rrjedhën e jetës.

Një prej episodeve më shprehëse dhe përcaktuese të këtij momenti kyç Luis de Roza paraqet një dialog me të atin, Milin. Ndryshe kur Luis qe shtatë vjeç dhe në klasën e parë fi llore italiane hyri pa ditur e shqiptuar asnjë fj alë në këtë gjuhë, por vetëm arbërisht, kur trembëdhjetë motesh u kthye nga shkolla fetare, ndërsa i ati këmbëngulës, si përherë, i fl iste në gjuhën e moçme të të parëve, Luis i përgjigjej italisht. “O bir, i tha, ke harruar gjuhën tënde!” Dhe i dha fl etore e libër të shkruajë arbërisht. Në fi llim Luis de Roza eci me vështirësi, duke ngatërruar edhe theksin e fj alëve.

Jo rrallë gabonte edhe në kuptimin e tyre siç qe lidhësja “dhe” dhe emir “dhe”, dheu, toka. Në 1960 Luis shkoi për studime në manastirin e Grotta Ferratës, në periferi të Romës, i cili qe institucioni më i madh arbëresh i ritit fetar bizantin. Atje ndodhej edhe biblioteka më e madhe e shqiptarëve të emigruar prej shekujsh në trojet italiane. Luis de Roza u vendos jo tek seksioni i priftërinjve, të krishterë ortodoksë, të cilët kishin rregulla më liberale dhe të drejtën të martoheshin, por tek ai i murgjëve, të cilët jetonin pa këto liri. Kaloi një vit atje dhe në 1961 Luis u rikthye në Rur. Ishte me një cikël shkollor të pambyllur mirë, pra me të mesme (media superiore) të paplotësuar, kur e thirrën të kryente shërbimin ushtarak. Sipas rregullit nuk duhej, pa këtë nivel arsimimi, të vishej me uniformë, por “më morën gabimisht”, bën shaka ai. Kujtuan se e kisha shkollën e mesme deri në vitin e fundit, e vijon humorin Luis de Roza.

Ndërkaq në 1965, kur qe 21 vjeç, pati botuar vjershën e tij të parë në arbërisht në Revistën “Shejzat” të Ernest Koliqit. Profesorin e njohur antikomunist e pati takuar në Universitetin e Romës, ku ai drejtonte degën e shqipes. Do të publikonte tek “Shejzat” gjashtëmbëdhjetë poezi. Në vitet 1966 deri në 1968 de Roza qe anëtarësuar në AIDCLM (Shoqata Ndërkombëtare Mbrojtje e Kulturës dhe Gjuhëve të Kanosura).

Në vitin 1967 në Rur erdhi papritur një gazetare e të përditshmes së njohur “Il Tempo”. Quhej Klara Falkone (Clara Falcone). Ajo mblodhi të dhëna për një shkrim të gjatë dhe e botoi në të gjithë faqen e tretë të gazetës. Titullohej “Revolucioni kulturor në arbëreshët e Ururit”. Fliste për mëkëmbjen e vrullshme të përhapjes së gjuhës së lashtë të shqiptarëve të emigruar herët në krahinën e Molises. Qe koha kur nëpër glob jehonte revolucioni kulturor kinez i Mao Ce Dunit. Në 1968, një vit më pas, Klara Falkonte do të botonte në Milano librin e saj “Vetmi e ëmbël e Molises”. Po këtë mot, në 1968, Luis pati themeluar në Rur “Komitetin për të ruajtur gjuhën arbëreshe në krahinën e Molises”. Këtë vit krijoi bashkë me Gjon Janaçin revistën dygjuhëshe “Gjellë” (Jeta) me drejtor Gustav Buratin.

Në motin 1968 organizoi po ashtu të parin Karnaval Arbëresh në Rur. 1968-ta qe një vit i shenjtë për tërë shqiptarët kudo ndodheshin: ishte pesëqind vjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë festim të rrallë dhe të hareshëm një delegacion i Komitetit për të Mbrojtur Gjuhën Arbëreshe në Molise shkoi në Romë. Mori pjesë tërësisht në ceremonitë përkujtuese të heroit kombëtar shqiptar prej Selisë së Shenjtë dhe një grup më i vogël prej tyre shkoi edhe në ambasadën shqiptare.

Republika Popullore me kryeqytet Tiranën ishte majë më majë me Papatin dhe kush shkonte për ta nderuar Skënderbeun në Vatikan shihej shtrembër prej selisë diplomatike të qeverisë komuniste. Jo më pak vepronte edhe e anasjella: cili merrte pjesë në festimet zyrtare të ambasadës kundrohej vëngër prej Selisë së Shënjtë. Në vitet 1969-1970 Luis de Roza themeloi revistën e dytë të emërtuar “Gjuha jonë e bukur”, gjithmonë me drejtor Gustav Buratin. Në mot më pas mori diplomën e mësuesit pranë Institutit Magjister të Gujonezit (Kalabri). ALBANOLOG, POR EDHE BASHKËPUNËTOR I SHËRBIMEVE TË FSHEHTA ITALIANE Por jeta e Luis de Roza, me kthesa të papritura në profesionin e gjuhëtarit albanolog, por gjithsesi në vijim triumfues, ka pësuar tërmet pas tërmeti në jetën si ushtarak. Sepse ai për 33 vite, deri sa doli në pension, shërbeu në Aviacionin Italian. Ishte i specializuar për meteorologji dhe vendpuna më kryesore e tij qe aerodromi ushtarak i Termolit.

Kjo nyje strategjike vëzhgonte nëpërmjet aparaturave të posaçme edhe lëvizjet e aviacionit luftarak jugosllav dhe shqiptar, madje edhe më thellë në Ballkan, atje ku ndodheshin gjymtyrët e Traktatit të Varshavës. Por edhe pse ishte nënoficer i besuar në fl otën ajrore ushtarake të vendit të vet, për shkak se paralelisht dhe ngulmësisht merrej me gjallërimin e identitetit arbëresh, iu prish humori policisë lokale.

Tetarin Luis e thirrën në një bisedë, e cila përfundoi në tërheqje vëmendjeje. Nga qortimi që po i bënin rendruajtësit me uniformë, ai një çast protestoi dhe u tha se e habiste shumë kjo trysni mbi të, kur me arbërishten në rajonin e Molises interesohej edhe ndonjë deputet, madje si veprimtar i spikatur qe edhe një kapiten i Ushtrisë. Por policët i vunë në dukje se ndryshe nga ata që citoi, Luis ishte edhe komunist dhe se nuk dëshironin aspak të kishte lidhje me komunistët e Tiranës. Ca kohë u duk sikur kjo rrethanë vëzhgimi policor u la pasdore prej vrojtimit të policisë, kur, ndërsa po bëhej reshter dhe kjo donte të thoshte se paga mujore do t’i shtohej edhe me 10.000 lireta, para Luis de Roza u shfaqën vrojtues të tjerë të shtetit. Këta qenë pa uniforma.

Ishte Shërbimi i Fshehtë. Nuk kishin asgjë për ta kritikuar, përkundrazi. I kërkuan të bashkëpunonte. Qielli i tërë Rurit dhe i Molises i ra mbi kokë. U gëzua që, ndryshe nga policët, agjentëve nuk u krijohej bezdi që merrej me arbërishten, por u trishtua sepse e parandjeu që e donin të ishte i tillë për të grumbulluar informacion. Pas një refl ektimi dhe bilanci që i bëri jetës së tij dhe rrethanave, prej të cilave njeriu shpesh nuk e ka të lehtë t’i bëjë sikur nuk e rrezikojnë, pranoi bashkëpunimin. E kishte gjetur “mesin e artë”. Ai ishte me dy atdhe që nuk mund t’i ndante nga njëri-tjetri: Shqipërinë dhe Italinë.

Do të jepte vetëm atë informacion që i mbante pranë njëri-tjetrit, miqësisht, këto dy shtete. Kështu studiuesi i traditës arbëreshe në Itali, nënofi cer i Aviacionit, u bë edhe zbulues i fshehtë. Shpejt u kuptua se për Tiranën eprorët e tij nuk kishin ndonjë zell të madh të mblidhnin të dhëna. Nuk e konsideronin kanosje. Sigurisht edhe Beogradin, por këtë e vrojtonin si rrezik potencial shumë të afërt në rast se Jugosllavinë e sulmonin sovjetikët.

Shërbimi i fshehtë italian qe sy e veshë çfarë ndodhte në Prishtinë. Aty, në disa seminare gjuhësie, por edhe letërsie, të cilat i organizonin vendasit, mblidheshin studiues të shumtë edhe prej eurolindjes, vendeve të kampit socialist. Një pjesë e tyre e përdornin statusin e profesorit si mbulesë për shërbim agjenturor. Luis de Roza qe pjesëmarrës në disa prej këtyre takimeve ndërkombëtare (1977, 1978, 1987). Në atë të për Gjuhë dhe Letërsi për të huaj, në mbrëmjen letrare të organizuar pas seancave të diskutimeve profesionale, atij iu ndalua prej autoriteteve politike të lexoheshin pjesa e parë e vjershave kushtuar Prishtinës.

Cikli e kishte titullin “Erdha ku ti banon, moj mëmë shqiponjë!” De Roza prej ditëve të Prishtinës ka edhe ndonjë episod të përjetuar, të cilin, siç edhe e ka për natyrë të vet, e rrëfen enkas me mjaft humor. Një çast thotë se aq të shumtë qenë pro- 1 4 HISTORIA ARBËRESHI E DIEL, 25 DHJETOR 2016 SUPLEMENT JAVOR I 21 fesorët-zbulues sa ato seminare ishin me të vërtetë mbledhje spiunësh të ardhur nga Budapesti, Praga, Sofj a, Varshava, Bukureshti, por edhe nga Tirana. Njërin prej tyre, vijon shakanë e tij de Roza, e ka parë të jetë deputet i parlamentit shqiptar. KUSH DO TA VRISTE?

Papritur një ditë eprorët e tij të Shërbimit të Fshehtë i komunikojnë një vendim të parikthyeshëm që porsa patën marrë Për disa kohë, duke u justifi kuar se herë ndodhej në gjendje gatishmërie të lartë ushtarake në aerodrom dhe herë në katund, në Ruri, do ta transferonin në një vend sekret, i cili mund të ishte në rrethinat e Romës.

Do të qëndronte atje me identitet të maskuar deri sa të kalonte një rrezik. “Përse është”, pyeti Luis de Roza. I thanë: “Një burim ngul këmbë se një agjenturë e huaj kërkon të të vrasë”. Luis de Roza i kapërceu me durim dy-tre muajt e fshehjes dhe, kur i thanë se më në fund qe i lirë për t’u rikthyer në jetën e dukshme, nuk i zbuluan ndonjë hollësi nga misteri i vrasjes së mundshme. Mbeti enigmë. As sot nuk ka gjetur ndonjë shpjegim.

Gjithsesi njerëzit e shërbimit inteligjent, nga përvoja e bashkëpunimit me të, duhej të kishin mbetur të kënaqur, sepse, ndërsa roli zbulues i Luis qe “djegur” dhe për pasojë të dy palët do të ndaheshin, në aerodrom atë, prej shërbimit meteorologjik, e caktuan në detyrën e përgjimit të hapësirës ajrore të Ballkanit. NËPËR ÇËSHTJEN E TË REFUGJATËVE POPA, TË FUTUR NË AMBASADËN ITALIANE NË TIRANË Në 31 maj 1983 Luis de Roza fi toi diplomën universitare për gjuhë dhe letërsi të huaj pranë Universitetit “La Sapienza” të Romës. U vlerësua me maksimumin e pikëve: “110 e lodi”. Po këtë mot nisi të frekuentojë Shoqatën e Miqësisë Itali-Shqipëri dhe u zgjodh në Këshillin Kombëtar të saj. Viti 1985, 12 dhjetori, solli për raportet mes Italisë dhe Shqipërisë një rëndim të papritur të tyre për shkak të futjes në mjediset e saj, si refugjatë politikë, të gjashtë pjesëtarëve të familjes Popa. Kriza zgjati një pesëvjeçar dhe në për zgjidhjen e saj, mes veprimtarëve të Shoqatës së Miqësisë, të drejtuar nga profesori Xhuzepe Katapano, qe edhe Luis de Roza.

Acarimi mes dy vendeve ishte aq i madh sa u reduktua numri i italianëve dhe madje i arbëreshëve që deri ato çaste vizitonin për punë Tiranën. De Roza në një shpjegim të tij për këtë ngjarje na shkruan se “Në atë kohë frekuentoja Ambasadën Shqipëtare në Romë dhe bashkëpunoja me Prof. Giuseppe Catapano. Kemi biseduar disa herë me Ambasadorin Bashkim Dino-n dhe Profesor Catapano i kërkoi që autoritet shqiptare të lejonin ikjen e familjes Popa nga Shqipëria sipas Konventës së Drejtës Ndërkombëtare, ku apelohej Italia.

Unë nga ana ime kam këshilluar që Shqipëria t’i hiqte nënshtetësinë shqiptare gjithë anëtarëve të familjes dhe t’i bënin ekspulsë ashtu që Shqipëria të dilte me një vendim sovran dhe Italia të mos vrojtohej nga Perëndimorët. Ambasadori Bashkim Dino ishte shumë i zëmëruar dhe kërkonte një rrugëdalje nga kjo ngjarje që ndalonte marrëdhëniet italo-shqiptare, por kishte edhe vështirësitë e veta. Më radikal ishte Sekretari i Parë Qazim Tepshi, i cili kërkonte dorëzimin i menjëhershëm të të ngujuarve tek autoritet shqiptare (në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë mund të dallosh lehtë se qëndrimi i Tepshit ishte i njëllojtë edhe me të Dinos dhe që të dy, diplomatë mjaft profesionistë) mbeteshin në përputhje me vijën zyrtare të qeveri-partisë shqiptare).

Vijon shpjegimin e tij Luis de Roza: “Sa ka ndikuar ndërmjetësimi ynë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes nuk e kemi në dijenin tonë, por në vitin 1987 mora pjesë në grupin e parë që u pranua në Shqipëri mbas kësaj ngjarjeje dhe shkela për herë të parë Tokën e paraardhësve të mi”. Në 2 qershor 1988 de Rozës i ndodh një ngjarje mjaft e rëndësishme: nga presidenti i Republikës Italiane Françesko Kosiga mori medaljen e lartë nderuese “Kavalier i Urdhërit për Merita të Republikës Italiane”. Në protokollin e Presidencës dhe në origjinalin e sah mban numrin 16117. KOMUNIZMI DHE PLURALIZMI ÇFARË BËNË PËR ÇËSHTJEN ARBËRESHE Luis de Roza, për sa i përket çështjes themelore të jetës së tij, asaj të ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës dhe traditës arbëreshe në Itali, nuk dallon ndonjë ndryshim aq sa ta shohë si problem të pakapërcyeshëm kufi rin mes periudhës moniste dhe asaj pluraliste Dekadat e realkomunizmit i vlerëson për nxitjen dhe mbështetjen e shumtë që i dha kauzës arbëreshe. Po ashtu ai spikat edhe grupin antikomunist të prirë në Itali nga Ernest Koliqi. Këtë të fundit e konsideron të palodhur për çështjen arbërore. Pra vetë jeta e Luis nuk është ndarë mëdysh në fund të vitit 1990, kur në Shqipëri nisi shëmbja e diktaturës.

Ai e ka përjetuar si vijim normal hapjen politike të atdheut të të parëve të tij. Në katundin e vendlindjes, në 1990, de Roza shpalli një manifestim verorlodro- kulturor-sportiv të emërtuar “Hora ime Hare Rur” (“Qyteti im Gëzim në Ururi”). Kjo veprimtari vijoi për 13 vite rresht, deri në 2010. Në 1991 bën një hap më kërcyes në pasionin e vet të albanologut: mori autorizimin për të mësuar lëndën “Gjuhë dhe Civilizim i huaj- Arbërisht/ shqip”. Nga komisioni u vlerësua me 78/80 pikë. Ky forum që i dha notën, ishte i Katanzaro-s, i përbërë nga shumë të njohurit Prof. Francesco Solano, Prof.

Francesco Altimari dhe Prof. Elio Miracco. Në 1992 Luis de Roza themeloi Shoqatën Sportive të Çiklizmit “Aurora Bike”, e cila rreth një dekadë më pas u shndërrua në “A.S. Rur”. Atletët visheshin gjithmonë me fanella me simbol shqiponjën dykrenare dhe Skënderbeun. Në motin 1997, kur erdhi për herë të dytë në Shqipëri, Luis de Roza vendosi që t’i kalonte në Shqipëri për vit festat kombëtare të Nëntorit. Ashtu ndodhi që prej atëherë deri më sot. Që nga 1999-ta deri në vitet e fundit de Roza drejtoi kurse vullnetare për arbërishten në institucione publike dhe private.

Kursi i fundit falas u zhvillua në Rur nga shkurti deri me 21 korrik 2012. Në 1999, gjatë luftës së Kosovës, kur u shpërgull populli i saj në Shqipëri, Luis de Roza dhuroi, për kosovarët, shumën e një milion liretave në fondin qeveritar shqiptar. Ato çaste kryeministër qe Pandeli Majko. Në 2001 de Roza krijoi Shoqatën Kulturore Arbëreshe, një vit më pas mori pjesë me grupin e vet të Rurit në Festivalin XXI të këngës arbëreshe në Shën Mitër të Kalabrisë.

Ndërkohë pati themeluar dhe botuar revistën mujore “Kumbora”, e cila qe edhe buletini zyrtar i Shoqatës Kulturore Arbëreshe të drejtuar prej tij. Në 2006 kjo shoqatë në sektorin sportiv, me fanellat me simbolet arbëreshe me shqiponjën dykrenore dhe portretin e Skënderbeut, fitoi kampionatin krahinor të Molises për kategorinë e fëmijëve. “NONNO, ALBANIA UN BEL PAESE! (“GJYSH, SHQIPËRIA QENKA NJË DHE I BUKUR”) Luis është i bindur se pesëqind vite të shkuara të parët e tij kanë emigruar prej territorit ku ndodhet Kruja dhe Petrela, dy kalatë e mëdha të rezistencës antiosmane.

Mbiemrin e tij de Roza e interpreton sipas një dinamike fonetike të fj alës Driza, fshat në këtë hapësirë. Pra “di riza-di roza-de roza”. Emrin e nënës së vet e përmend në formën Nata, por jo në kuptimin që ka sot në shqip (arbëreshët e përdorin mjaft emrin Diella, pra ditë me diell). Luis thotë se e ëma thirrej Incoronata, e kurorëzuara. I pëlqen t’i gjejë një lidhje anësore me familjen e Kastriotëve.

Por e ka thjesht romantizëm shqiptar për të shkuarën e ndritur të etnisë së tij, aspak të fi sit apo të vetvetes. Prej të birit, Emilios, Luis de Roza ka një nip. Quhet Emanuele dhe është, si edhe emri i të atit, një ringjallje e gjyshit, Milit. Emanuele i vogël është vetëm dhjetë vjeç. Para se për herë të parë ta sillte në Shqipëri, ky e pyeti Luis-in sa kasolle kishte në këtë vend. Pasi erdhi dhe shëtiti për herë të parë në bregdetin durrsak, kërkoi ta përsëriste këtë “xhiro”. Herën e trete të shëtitjes nuk e mbajti brënda vetvetes atë që ato çaste po mendonte: “Gjysh, Shqipëria vërtet qenka tokë e bukur”. “Bel Paese” (“vend i bukur”), italianët i thonë vetëm gadishullit të tyre.

Tiranë, më 22 dhjetor 2016

de rosa

de rosa

de rosa

de rosa
Luis De Roza

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj