POLONI - Luiza Gega padyshim po tregon formën e mirë, teksa ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Evropian Ekipor të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë. Atletja shqiptare ka fituar në divizionin e tretë të garës, teksa e ka mbyllur me kohën 9:17.31.
Me këtë fitore, Gega barazohet me kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio me 11 fitore në historinë e kampionateve të ndryshme evropiane, teksa dy herë ka dalë në vendin e dytë. Veç suksesit, Gega ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj në këtë event, duke lënë pas izraeliten Adva Cohen. Gega ka kaluar rusen Yuliya Zaripova, me këtë të fundit që në 19 qershorin e 2010 në Bergen e mbylli me 9:23:00. Më mirë se Gega në këtë garë ka bërë vetëm rusja Gulnara Samitova në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008, teksa e ka mbyllur me kohën 8:58.81.
Në këtë event që po zhvillohet prej ditësh, Gega i ka shtuar edhe 15 pikë të tjera skuadrës shqiptare që po merr pjesë në Kampionatin Evropian të Atletikës.
Kujtojmë se pak ditë më parë Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, teksa dita e sotme ishte kryesore për atleten kuqezi, që fitoi në disiplinën e saj në 3 mijë metra me pengesa.
"Ajo ia doli, fitoi kampionatin duke thyer rekord! Luiza Gega barazohet me Ivet Lalova-Collio (BUL) si atletja më e suksesshme në historinë e kampionateve evropiane të atletikës me 11 fitore dhe dy nënkampione. Ajo fitoi edhe garën me pengesa 3000 metra për femra duke kapur dhe kohën rekord 9:17.31, çka ka sjellë 15 pikë për ekipin e Shqipërisë", shkruan Federata Europiane e Atletikës.
S.DH/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?
-
Shumë
8.4%
-
Pak
32.1%
-
Aspak
59.4%
Vota total: 1540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Austria 'shkul Tulipanët', fiton 3-2 me Holandën dhe kalon në 1/8 si e para e Grupit D! Franca vetëm 1-1 ndaj Polonisë, e dyta në renditje
25 Qershor, 19:58
-
Euro 2024/ Tifozi rrëzohet nga lartësia e tribunës në Poloni - Austri, dërgohet me urgjencë në spital
22 Qershor, 15:49
-
Vendos CAS në Lozanë, FSHF 'rrëzon' KOKSH-in
17 Qershor, 21:19
-
Holanda 'ndez motorët', mund 4-0 Islandën para Euro 2024! Polonia fiton me Turqinë, tremb Lewandowski
11 Qershor, 11:20
-
Bilardo/ Eklent Kaçi shpallet nënkampion bote
10 Qershor, 15:58
-
Romë/ Luiza Gega bie nga froni, atletja shqiptare renditet e pesta në garën 3000 metra në kampionatin europian
9 Qershor, 22:21
-
U dëmtua në miqësore, sulmuesi i Juventusit humbet Kampionatin Europian
9 Qershor, 22:14
-
Kampionati Evropian i atiletikës, Luiza Gega arrin objektivin e parë! Kualifikohet në finalen e Romës
7 Qershor, 14:42
-
Kampionati Evropian/ Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj gati për 'Romë 2024'
6 Qershor, 19:27
-
BOKS/ S'ndalet Nelson Hysa, mposht kolumbianin Troncoso dhe fiton titullin ‘IBO International’ për peshat e rënda! Fitojnë Alban Bërmeta e Denis Nurja
1 Qershor, 22:04
-
Viti i dytë i ekipeve sportive në shkolla, mbyllet në Vlorë me pjesmarrjen e 10 mijë nxënësve! Ylli: Sporti është cilësi jete
1 Qershor, 15:44
-
Polonia do ta kthejë zonën neutrale në kufi me Bjellorusinë, thotë Tusk
29 Maj, 17:56
URIME!na ke bere krenar L.G.
Përgjigjubravo luiza tani mundohu te konkuroni dhe ta dergono shqiperine ne divizionin 1 sepse atje eshte dhe konkurenca me ekipe europiane