Lukaku merr 9-tën e Icardit, Interi tenton edhe Milinkovic-Savic

Lukaku merr 9-tën e Icardit, Interi tenton edhe Milinkovic-Savic

Romelu Lukaku

Romelu Lukaku do të mbajë veshur fanellën me numrin 9-të tek Interi. Belgu ka marrë numrin e ish-kapitenit Mauro Icardi dhe kjo do të thotë që argjentinasi nuk ka asnjë shans që të vijojë me ngjyrat zikaltër.
Gjithë projekti i Interit për të gjetur golin rrotullohet tek 26 vjeçari belg i cili thotë se u vesh zikaltër prej Antonio Contes:

“Conte ka ndikuar shumë në zgjedhjen time për të ardhur tek Interi. Ai është trajneri më i mirë në botë pasi i përmirëson shumë lojtarët dhe karriera flet për të”

Më pas Lukaku vijon:” Kisha nevojë për një sfidë të re dhe zgjodha Interin prej projektit që ka. Është gjithçka në rregull dhe është baza për të bërë mirë. Dua ta ndihmoj skuadrën për të arritur diçka të rëndësishme në fund të sezonit. Falenderoj shumë edhe Presidentin Zhang dhe Marotta-n, Forca Inter” e mbyll Lukaku.

Interi duket sikur nuk po ndalen në merkato dhe pas Lukakut e Dzekos për të cilin po punojnë zikaltërit hidhen në sulm edhe për serbin e Lazios Sergej Milinkovic –Savic. Por për të marrë mesfushorin e talentuar më parë duhen bërë shitje dhe i pari në listën e atyre që do largohen është Mauro Icardi./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen